Vlerat shqiptare që mbrojnë jetën edhe në kohë pandemie

E premte, 29 Mars, 2024

Jeta globale ka marrë një ritëm tjetër, tashmë të cilin e pati projektuar disa vite më parë organizata botërore e shëndetësisë sipas të cilës numri i të prekurve nga një pandemi e ngjashme me atë të vitit 1918 do të ishte disa herë më i lartë . Projeksion ky që po aplikohet para syve tanë e që po shkakton kaq shumë viktima ku shkaktarët janë sa realë apo aq edhe imagjinarë pa përjashtuar këtu as politikën madje duket se politika e madhe, ajo që duhet të orientojë tregun , sigurinë, shëndetin është e përfshirë në duelin e vet e cila e ka bërë atë primitive edhe pse jetojmë kohë moderne. Dhe lind pyetja se si po e përballon shoqëria dhe meqë jemi në kontinentin e madh, për shumëkënd të ëndrrave e ku jetojnë qindra mijë shqiptarë, si gjendet kolonia shqiptare përballë këtij rreziku jo diskriminues që nuk njeh as racë, as moshë, as etni, as gjini, as para?

Statistikat e përditshme natyrisht që do të shërbejnë më vonë për të bërë analiza të shumta një prej të cilave mundet të jetë edhe kjo ku shifrat flasin për shtresat më të prekura, individë me histori shëndeti, racat më vulnerable nga kjo pandemi, moshat, funksioni apo puna që ato bëjnë etj. Tabelat e përditësuara prezantojnë studime të ndryshme të cilave koha do t’ju japë formatime që do të na hyjnë në punë për analiza të mirëfillta, me shembuj dhe raste konkrete. Por pa dashur të nxitohem në përfundimet e mia dua të nënvizoj disa vlera që na kanë shpëtuar ne si komb edhe në kohët më të errëta tonat ku uria, sëmundjet dhe luftërat mësynin njerëzimin.

Shqiptarët janë njerëz punëtorë dhe emigrimi i tyre masiv nëpër botë e ka vërtetuar këtë. Puna ka shpëtuar jetën dhe familjen shqiptare në SHBA madje shumë prej tyre puna i ka renditur në rekorde suksesi në fusha të ndryshme biznesi, shkence, kulture etj.

Shqiptarët e Amerikës e kanë të trashëguar dashurinë për arsimin e për rrjedhojë e kanë përqafuar atë këtu e për shumë syresh kjo ka përbërë edhe arsye për t’u emigruar dhe kjo kohë dëshmoi më së miri se sa shumë mjekë, kërkues shkencorë , infermierë dhe punonjës shëndetësie me origjinë shqiptare ndërveprojnë në shtetin gjigant ku edhe problematikat janë të tilla. Ata janë jo vetëm forcë aktive në këtë betejë, por edhe platforma mendimi dhe shpjegimi shkencor për median dhe komunitetin këtu dhe në Shqipëri.

Popullsia shqiptare ka një traditë higjiene dhe cilësie jete e cila mundet të ketë shërbyer si mburojë në kohë çmendurie pandemie. Jo për t’u mburrur, por për t’ja pohuar vetes dhe të tjerëve e pse jo edhe për ta trashëguar këtë tipar duhet thënë se sa vlerë merr jeta kur mbrohet nga higjiena, gatimi tradicional. Në shtëpi, shijet e holla në veshje e akomodim janë të dallueshme dhe e nxjerrin në pah një traditë të bukur që jo vetëm na identifikon por edhe na mbron.

Po bujaria shqiptare, ajo që nuk jep vetëm nga pasuria , por edhe nga koha, dija, puna, shpirti atyre që kanë nevojë për ndihmë dhe sa herë që kanë nevojë. Edhe pse nuk e takon shpesh ajo është tipikja që na identifikojmë kur paguajmë, presim e përcjellim dhe këtu duket ende vitale kjo trashëgimi e lashtë.

Janë të panumërta shoqatat shqiptaro-amerikane të cilat u krijuan për të ndihmuar kauza jete, duke u bërë jo vetëm avokatë, por edhe mbështetës materialisht dhe kjo është koha kur të dhënat nuk janë vetëm shifra por jetë, probleme, enigma, zgjidhje.

Kur sheh se si mosha e tretë vdes në vetmi në kontinentin e lirisë SHBA kujton dhe vlerëson familjen tradicionale shqiptare ku fjala e prindit, amanetet e gjyshërve, urtësia e tyre na kanë udhëzuar jo pak .Ai brez është biblioteka jonë me faqe të pashkruara por plot histori që duhen mbajtur në jetë bashkë me jetët njerëzore. Tradita e cila rron më shumë se ne sot duhet të jetë më e pranishme se kurrë në media, mendim qoftë edhe si frymëzim.

E në këtë botë dhe kohë pandemike kemi edhe një fatkeqësi tjetër të përbashkët; politikën e sëmurë e cila sëmur kohën, mpin shpresat dhe paralizon besimin. Forca e institucioneve venitet dhe njeriu e ka të vështirë të gjejë shtyllat e besimit dhe forcën për të rezistuar. E në themelet tona ato janë si garanci që mundet ta mbrojnë tërësinë tonë autentike ku bën pjesë familja, puna dhe pasuritë. Me përkujdesje dhe dashuri njeriu jeton dhe mbijeton dhe arena shqiptare i ka dëshmuar dhe vërtetuar këto vlera që mbrojnë jetën në çdo kohë dhe kurdoherë e mbase jemi pikërisht në momentin kur do të na duhet t’ja dëshmojmë realitetit aktual këtu në multietnicitet se si jeta transformohet për mirë përmes përkujdesjes dhe dashurisë .

Janë kohë të jashtëzakonshme ku vetëm me akte të tilla, por të vërteta do të mundemi t’ja kthejmë normalitetin dhe pse jo edhe bukurinë jetës.