SHBA / Kardiologu shqiptar: Shqiptarët ta marrin seriozisht betejën me virusin

E diel, 14 Prill, 2024

Amerika vijonë të ketë shifra tragjike të jetëve të humbura dhe të të prekurve. Numri i viktimave i kalon 41 mijë ndërsa të prekurit janë 782 mijë. Izolimi nuk është pritur mirë në shumë qytete duke sjellë edhe protesta. New York vazhdon të mbetet vatra e kësaj pandemie me numrin më të lartë të viktimave. Dr. Sulejman Çelaj, kardiolog, drejtor i pavionit të kardiologjisë në spitalin St. Barnabas në Bronks të New York tregon se çfarë po ndodh në këtë qytet.

“Këtu në SHBA që fillim kemi pasur në fluks shumë të madh personash në urgjenca. U hapën pavione të reja dhe të gjithë mjekët u bashkuan për t’ia dalë mbanë kësaj sfide. Fillimisht si shtet dështuam në parandalimin dhe përgatitjet për COVID-19. Në spitalin ku unë punoj jemi mbushur plot dhe mbi 90 pacientë janë të intubuar. Po shohim një fluks më të vogël në urgjenca por kjo nuk do të thotë se vdekshmëria ka arritur kulmin. Shifrat janë alarmante dhe sipas informacioneve që kam nga kolegët e mi mjek edhe në spitale të tjera ka një numër të madh pacientësh të intubuar. Shifrat janë në favor të virusit sepse pjesa dërrmuese e pacientëve të intubuar e humbin këtë betejë. Siç thonë shumë studiues, kolaps të sistemit shëndetësor nuk ka pasur por fluksi i pacientëve na çoi në lodhje dhe stërlodhje. Kolapsi ka qenë në parapërgatitjen por jo në trajtimin e pacientëve”, shprehet Dr. Çelaj.

Kardiologu jep një mesazh që shqiptarët ta marrin seriozisht këtë betejë sepse në SHBA shumë shqiptarë e kanë humbur betejën me virusin. Ai thekson se ka parë shumë miq të tij shqiptarë pa asnjë sëmundje tjetër që po humbin jetën.

Burimi origjinal, këtu: