QBD së shpejti me platformën digjitale për mësimin e gjuhës shqipe

E premte, 19 Prill, 2024

Qendra e Botimeve për Diasporën gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Koordinues të Botimeve organizuar on line për shkak masave të marra ndaj shpërhapjes së pandemisë ka miratuar realizimin e dy projekteve të rëndësishme: Krijimin e platformës digjitale për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë dhe botimin e revistës letrare “Letra nga Diaspora”.

Krijimi i platformës digjitale vjen në një moment kur sistemi arsimor është pezulluar pothuajse në çdo vend ku ka komunitet shqiptar, ndaj Qendra e Botimeve për Diasporën i ka dhënë përparësi krijimit të një platforme digjitale për mësimin e gjuhës shqipe në distancë për të gjithë fëmijët në Diasporë dhe të gjithë ata që janë të interesuar për mësimin e gjuhës shqipe.

Platforma online (web & mobile) e mësimdhënies së gjuhës shqipe do t’i vijë në ndihmë mësuesve, sidomos atyre në Diasporë që të mund të krijojnë klasat virtuale me nxënës të Diasporës shqiptare, por dhe me nxënës të huaj që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe.

Platforma do të ofrojë komunikim të drejtpërdrejtë dhe bashkëveprim midis mësuesve dhe nxënësve, por edhe ndërveprim ndërmjet vetë nxënësve.

Projekti i dytë është një vazhdimësi e takimit të shkrimtarëve të Diasporës të organizuar gjatë muajit mars në Tiranë “Letra nga Diaspora”.

Kjo revistë është një mundësi përqasjeje e autorëve shqiptarë në formë antologjike, por mbi të gjitha synon vendosjen e urave të komunikimit të autorëve dhe lexuesve.

Me publikimin e veprave të autorëve të Diasporës në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të ndryshme, revista “Letra nga Diaspora” ka për qëllim të sjellë në vëmendje risitë, vlerësimet dhe ngjarjet e reja që kanë të bëjnë me autorë shqiptarë jashtë vendit, si dhe ndihmë e mbështetje për njohjen, promovimin dhe botimin e autorëve të Diasporës.