Nafta në rënie me 305%, por naftë falas nuk do të ketë

E premte, 19 Prill, 2024

Për herë të parë në histori, nafta amerikane regjistroi gjatë një sesioni të vetëm një rënie prej 305%, ndërsa diferenca mes dy çmimeve të referencës, asaj bruto amerikane dhe asaj Brent të Londrës prekte shifrën e 60 dollarëve për fuçi. Është hera e parë në histori që nafta amerikane prekte nivele aq të ulta dhe mbi të gjitha njëri prej dy çmimeve të referencës së naftës, preku territor negative.

Dita e Hënë e 20 prillit me shumë gjasa do të mbahet mend për shumë gjatë, pasia e gjeti naftën bruto të prekte një çmim prej -38 dollarësh për fuçi, nga mbi 22 dollarë që kishte qenë në orët e para të së njëjtit sesion.

Ky çmim vlen për një fuçi, dhe fuçia mban plot 159 litra naftë. Pra, në terma më të thjeshtë, prodhuesit dje, në një farë pike, të gjendur përballë faktit që askush se blente më naftën e tyre, u përpoqën t’i jepnin falas porositë e tyre të muajit maj, dhe bashkë me naftën, t’i jepnin blerësit edhe nga 38 dollarë për çdo fuçi. Rreth orës 09.00 të mëngjesit të së martës, nafta bruto amerikane kuotohej pranë -4 dollarëve për fuçi, paçka se tabelat janë të gjitha në jeshile, flasin për një rritje prej 98% të çmimit.

Por pse ndodhi ajo që pakkush kishte guxuar të parashikonte më herët? Kontratat për porositë e muajit maj skadojnë pikërisht këtë të martë, duke bërë që prodhuesit të shisnin masivisht tepricat e tyre të jashtëzakonshme. Llogaritet se teprica e naftës sot në glob është e paprecedentë në histori, me rreth 140 milionë fuçi në ditë. E gjitha për shkak të pandemisë globale. Askush nuk po konsumon naftë, me botën tashmë në paralizë. Prodhuesit janë të gatshëm të paguajnë vetëm për të magazinuar prodhimin e tyre, pasi hapësirat për magazinim në çdo cep të globit janë duke u sosur. Aktorët e tregut thonë se asnjëri nuk do naftë në më në terma afat-shkurtër.

Kjo është pikërisht arsyeja e rënies së madhe të së Hënës. Kontratat që skadojnë në qershor janë ende në territor pozitiv, në rreth 20 dollarë për fuçi. Gjithsesi, në Shqipëri, ashtu si në pjesën dërrmuese të vendeve të Europës dhe botës, çmimi referencë nuk është amerikan, por ai global, pra nafta brent e londrës, dhe që kuotohet në rreth 25 dollarë për fuçi. Por ndërkohë, kjo situatë është komplekse për këdo, që nga aktorët e tregut, e deri te teoricienët, politikbërësit, dhe njerëzit, ata të cilët mbushin makinën e tyre në pikat e karubantit për të ikur në punë. Ndërkohë që ka shumë pikëpyetje të mëdha, një gjë është e sigurtë; kjo që ka ndodhur nuk do të ndodhë që dikush të iki në një pikë karburanti, të furnizohet me naftë, e të marrë edhe para, në vend që të japë.

Madje, kjo s’ka për të ndodhur kurrë. Çmimi i kuotuar në bursë i arit të zi ka vetëm një impakt indirekt në çmimin me pakicë të naftës, ku më pas futen edhe shumë e shumë zëra të tjerë, që nga kostot operative e deri te taksat qeveritare. Amerikanët sot e blejnë naftën e tyre, dhe këtë gjë do ta bëjnë edhe nesër. Në të gdhirë të së Martës, pjesa dërrmuese e mediave më prestigjioze në botë, nga CNN deri te “Ilsole24ore”, nuk ngurronin të saktësonin pikërisht këtë fakt; naftë falas nuk do të ketë.

Burimi origjinal, këtu: