Itali / Shqiptarët në Parma nisma humanitare në komunitet

E enjte, 28 Mars, 2024

Shqiptarët në Itali këto ditë të vështira për shtetin fqinj kanë gjetur mënyra të ndryshme për t’i ardhur në ndihmë komunitetit, jo vetëm njerëzve në nevojë por edhe atyre që janë të angazhuar plotësisht në sistemin shëndetësor.

Në Parma, Durim Lika, aktivist i njohur në komunitetin shqiptar, ka vënë në dispozicion të gjithë kapacitetet e ndërmarrjes së tij “Alba Computer”, duke ofruar asistencë teknike falas në laborator për të gjithë mjekët, infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor të spitaleve Parmës, të cilët luftojnë për të shpëtuar jetën e njerëzve gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Por jo vetëm  mjekëve, ai po u ofruan asistencë teknike edhe nxënësve e studentëve në Parma, të cilët po zhvillojnë mësimin on line, e që mund të kenë problemet  me klasa në Internet.

Ai tregon për gazetën “Diaspora Shqiptare”  se gjatë muajve mars dhe prill janë ndihmuar me dhjetra persona, ndërsa thekson se kjo iniciativë erdhi si domosdoshmëri e kësaj gjendje të jashtëzakonshme pandemie ku të gjithë u gjendëm të papërgatitur dhe secili duhet të japi më të mirën brenda mundësive. “Për personelin mjekësor është minimumi që mund të bëja duke parë që po luftojnë me jetën e tyre për të shpëtuar tonën, bashkëshortja ime Elvira, punon si punonjëse sanitare pikërisht në atë spital dhe jam i njohur realisht me gjendjen. Kur kemi ardhur në Itali jemi ndihmuar nga njerëz të thjeshtë dhe tani secili duhet të ndihmojë. Për sa i përket nxënësve, studentëve, për mua që jam në profesion mësues janë gjithmonë pikë e dobët dhe me shumë kënaqësi do të mundohem të lehtësoj sadopak problemet që mund të kenë me leksionet on-line. Thirrjes së institucionit të shkollës për komunën e Parmës për dhurime pajisjesh elektronike kompjuter, tablet, etj i është përgjigjur edhe ndërmarrja ime në mënyrë simbolike edhe pse është gjendje tepër e vështirë për të gjithë” tha ai.

Komuniteti shqiptar në Parma ka ndërmarrë edhe iniciativa të tjera, si shpërndarje prodhimesh gastronomie falas nga sipërmarrës shqiptarë për njerëzit në nevojë, mbledhje fondesh për pajisje spitalore për spitalin e Parmës nga Forumi i Gruas Shqiptare (Forum Donne Indipendenti) etj.

“Në Parma jemi krenarë për një sasi të konsiderueshme mjekësh, infermierësh dhe punonjësish sanitarë me origjinë shqiptare që po japin një shembull të jashtëzakonshëm në luftën kundër koronavirusit” thotë Lika.

Durim Lika i diplomuar në universitetin e Tiranës si mësues matematike, emigruar në 1996 në Itali, ka një karrierë të gjatë si aktivist në komunitetin shqiptari. Në vitin 2011 kryebashkiaku i Parmës e nderoi me titullin “Qytetar nderi”, duke i dhënë vulën e qytetit të Parmës.

Ai tregon për “Diaspora Shqiptare” që ndërmarrja e tij “Alba Computer” që nga krijimi i saj në 2005 e deri në ditët e sotme ka qenë dhe do të jetë gjithmonë jo vetëm në shërbim të punës, por edhe të komunitetit shqiptar.

“Në këtë vend në 2006 ka lindur shoqata “Scanderbeg” dhe si president themelues i saj kam pas nderin ta drejtoj në tre vitet e e para dhe të jem pjesë e  stafit drejtues deri në vitin 2016. Këtu e kanë pasur dhe aktualisht e kanë adresën zyrtare shoqata  dhe realitete të ndryshme shqiptare në rrjetet sociale si “Gjuha Shqipe pa gabime”, “Shkollat Shqiptare në Diasporë” etj”, shpjegon ai.
Aktualisht si vullnetar drejton shkollën e shqipe “Scanderbeg”  dhe jep edhe mësim në lëndët histori e gjeografi. Së bashku me bashkëshorten me kolegë dhe aktivistë të shumtë, japin kontributin konstant për mbajtjen gjallë të gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë.

“Mund ta them me mburrje që Parma është një qytet kampion për sasinë dhe cilësinë e jashtëzakonshme të aktiviteteve që kanë bërë dhe bëjnë shqiptarët prej më shumë se një dekade”, përfundoi ai.