Diasporat në kushtet e globalizimit

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

Diasporat në kushtet e globalizimit

Në fund të shekullit XXI bota mbarë hyri në erën e globalizimit të vrullshëm duke bërë që shtetet dhe shtetasit e tyre të ishin kudo dhe kurdo. Teknologjia mundësoi tejkalimin e çdo barriere fizike dhe kohore duke diktuar edhe ndryshime të koncepteve bazike kushtetutese të shteteve tradicionale. Pikërisht ky zhvillim teknologjik i mjeteve të komunikimit dhe transportit solli një revolucion të vërtetë duke thyer çdo kufi kohor apo hapësinor, si dhe duke bërë që globi të zvogëlohej ndjeshëm ndërsa njerëzit lidhen me njeri-tjetrin pavarësisht polit në të cilin ndodhen me shpejtësinë e një telefonate. Jo pa arsye tanimë edhe largësia që me parë matej në milje apo në kilometra tani matet “me një telefonate larg”.

Në këtë rradhë idesh, komunitetet e Diasporës kanë luajtur dhe vijojnë të kontribuojnë në  ngritjen e urave të qëndrueshme midis shteteve duke përçuar, transmetuar dhe promovuar zhvillimin si dhe komunikimin e vazhdueshëm midis vendit të origjinës dhe atij pritës. Tanimë jemi para faktit që edhe përkufizimi i Diasporës në vetvete është zgjeruar ndjeshëm, nga një nocion i cili i referohej kryesisht shpërndarjes së popullit hebre në të katër cepat e globit larg vendit të origjinës, në një koncept  që ndërthur identitetin kombëtar me fleksibilitetin e lëvizjes, pra një “identitet fluid”. Komunitetet e Diasporës në të vërtetë janë kthyer në komunitete transnacionale, përfaqësuesit e të cilëve kanë njëkohësisht përkatësi apo identet të dy apo më shumë shteteve.

Komunitetet e Diasporës nëpër botë kanë pasur rolin e flamurtarit në procesin e globalizimit pasi ata janë mbartës së memories së vendit të origjinës si dhe ndërlidhësit kulturorë me atdheun e tyre. Ata lidhen simbolikisht si dhe praktikisht me vendlindjen duke u luhatur dhe luftuar njëkohësisht me ndjesinë dhe dëshirën për t’u pranuar nga vendi pritës nga njëra anë, dhe dëshirën për të mos u konsideruar të huaj nga atdheu i tyre. Në mënyrë të vullnetshme apo jo ata  kthehen në trasnmetues të gjallë të globalizimit.

Komunitetet e Diasporës për shumë shtete kanë luajtur një rol vendimtar në historinë e tyre: Diaspora izraelite ishte ajo që arriti t`i bëjë thirrje gjithë hebrejve të kudondodhur që të riktheheshin dhe formonin shtetin e Izraelit; Diaspora irlandeze po ashtu pati fjalën më të rëndësishme në kapërcimin e krizës ekonomike të vitit 2008 me të cilën u përball Irlanda duke shpëtuar vendin nga recensioni ekonomik nëpërmjet zhvillimit të diplomacisë ekonomike. Që në vitin 1995 presidentja e parë grua e Irlandës, Mary Robinson njohu rolin e Diasporës irlandeze duke u shprehur se “marrëdhënia jonë me diasporën përtej kufinjve dhe tokave tona është një marrëdhënie e cila mund të edukojë shoqërinë tonë me vlerat e diversitetit, tolerancës dhe korrektësisë duke përmirësuar jetesën tonë”. Edhe Diaspora shqiptare ka qenë faktor i rëndësishëm sidomos në periudhën e Rilindjes së kombit shqiptar, nëpërmjet rritjes së vetëdijes të identitetit shqiptar dhe nxitjes së procesit të autonomisë e më pas pavarësisë së Shqipërisë. Ishte kolonia shqiptarëve të Bukureshtit e cila mbante emrin “Bashkimi” që për kohën luante rolin e kryqendrës shpirtërore shqiptare e cila solli këngën që më pas u quajt “Himni i flamurit” të kompozitorit Cirpian Porumbescu. Po ashtu organizata panshqiptare Vatra në Boston me Nolin dhe Konicën e të tjerë atdhetarë lobuan me sa fuqi kishin për ruajtjen e kufinjve të vendit përgjatë punimeve të Konferencës së Ambasadorëve në 1913 apo më vonë lobuan për njohjen e

Shqipërisë nga Lidhja e Kombeve. Këto janë vetëm disa shembuj ku Diaspora shqiptare ka luajtur një rol thelbësor në historinë e Shqipërisë por pa u kufizuar në to.

Duke filluar prej vitit 1990 shumë shtete të botës filluan ti kushtonin një vëmendje të veçantë komuniteteve të tyre jashtë vendit duke hartuar një sërë politikash shtetërore, programesh dhe strategjish me qëllim rivendosjen e lidhjeve të qëndrueshme me përfaqësuesit e diasporës. Nuk duhet harruar se me ndryshimet politike të viteve 90 të shekullit të kaluar, shumë shtete të cilat kaluan nga regjime totalitare në regjime demokratike, kur filluan marrëdhëniet dhe  komunikimet me mbarë botën, kuptuan faktin që ata shtetas që më parë konsideroheshin “armiq të popullit” apo kishin kryer veprën penale të “kalimit të paligjshëm të kufirit”, tanimë ishin jo vetëm bijtë e tyre të rigjetur pas mohimit,  por edhe shpresa që mund t`i ndihmonte me dije dhe aftësi në zhvillimin e vendit.

Komunitetet e Diasporës nëpër botë sot kanë minimalisht tre funksione apo role kryesore: së pari janë një burim shumë i mirë të ardhurash të cilat nëse vendet e origjinës do dinë t’i kanalizojnë jo vetëm do të rrisin ekonominë e tyre por edhe do të ndihmojnë ndjeshëm në përfshirjen e drejtpërdrejtë në vendimmarrje të përfaqësuesve të diasporës; së dyti komunitetet e diasporës nëpër botë janë diplomatët më të mirë të një vendi duke e përfaqësuar atë në çdo moment, përtej çdo mandati diplomatik apo politik dhe pa asnjë interes konkret; së treti pikërisht komunitetet e diasporës janë burimi i  gjallë i identitetit gjuhësor dhe kulturor të çdo shteti.

Nga ana tjetër, shumë shtete për shkak të qarkullimi të lirë të qytetareve në kushtet e globalizimit janë duke u ndeshur me fenomenin e “ikjes së trurit” dhe një mënyrë shumë e mirë për të amortizuar këtë fenomen është angazhimi i profesionistëve më të kualifikuar anëtarë të diasporave të tyre, të cilët jo patjetër duhet të kthehen fizikisht në vendin e tyre të origjinës, por mund të kontribuojnë me ekspertizë profesionale duke sjellë praktikat më të mira botërore duke qenë njëherësh edhe njohës të mentalitetit dhe problematikave të vendit të origjinës.

Po diaspora shqiptare?

Duhet pranuar që Diaspora shqiptare për shkak të zhvillimeve historike, ekonomike dhe politike në vend ka pasur disa etapa në formimin e saj nëse do t’i referohemi kriterit kronologjik:

  • Vala e migrantëve para viteve 1944
  • Shqiptarët e territorit të ish-Jugosllavisë që në periudhën 1945-1990 u larguan kryesisht me detyrim nga regjimi i kohës drejt vendeve si Turqia apo Australia;
  • Vala e madhe e migrimit pas rënies së komunizmit duke filluar nga viti 1990.

Ekzistojnë komunitete shqiptare të hershme në Itali, Kroaci, Ukrainë, Argjentinë, Bullgari të larguar që pas vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit osman në territoret shqiptare. Këto komunitete kanë specifike faktin se pavarësisht mungesës së komunikimit me vendin e origjinës prej shekujsh kanë ruajtur traditat, këngët, vallet, zakonet e deri diku dhe gjuhën shqipe.

Aktualisht edhe  komunitetet shqiptare në katër anët e globit kanë arritur pjekurinë e organizimit të tyre, si dhe janë përshtatur në vendin pritës duke kërkuar gjithmonë e më shumë të marrin pjesë e kontribuojnë në dobi të shtetit amë. Nga ana tjetër edhe shteti shqiptar ka marrë hapa konkretë dhe krijuar një politikë shtetërore të posaçme për diasporën me krijimin e institucioneve të reja shtetërore, adoptimin e një Strategjie Kombëtare për Diasporën dhe kuadri ligjor specifik, adresimin e disa prej problematikave bazë që hasin komunitetet shqiptare në botë duke filluar nga ruajtja e gjuhës dhe traditave për gjeneratat e reja me shpërndarjen e teksteve mësimore, deri tek njohja reciproke e sigurimeve shoqërore e shëndetësore; njohja reciproke e lejeve të drejtimit në shtete ku komunitetet shqiptare janë të konsiderueshme në numër duke ndihmuar lëvizjen e tyre të lirë etj., krijimin e databazave dhe platformave të kushtuara rrjeteve të profesionistëve, krijimin e një funksioni të veçantë për diasporën dhe migracionin në kompetencat e bashkive; krijimin e Dhomës së Biznesit për Diasporën etj. Me krijimin e Këshillit Koordinues të Diasporës është mundësuar përfaqësimi i drejtpërdrejtë i Diasporës shqiptare në politikbërje si dhe rritja e ndërveprimit aktiv me institucionet shtetërore shqiptare.

Ndjesia e identitetit kombëtar tek shqiptarët besoj është e ngulitur thellë në ADN e tyre dhe i rreh si një kambanë në vesh e në zemër në çdo moment duke i bërë të reagojnë më me shumë forcë dhe vendosshmëri në momentet kur atdheut i tyre ndodhet në udhëkryq apo vështirësi, e shembujt për këtë janë të panumërt përgjatë historisë sonë.

Edhe në ditët e sotme Diaspora shqiptare kudo në botë po demonstron që di të bëjë dallimin dhe që mund të marrë iniciativa në momentet më kritike. Vlen të sjell në vëmendje vetëm dy ngjarjet më të fundit që tronditën fort Shqipërinë: pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 shqiptarët e Diasporës me një organizim të menjëhershëm arritën të grumbullojnë ndihma e të ardhura në mënyrë të menjëhershme duke treguar një solidaritet të pashembullt.

Ndërsa sot në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 përfaqësuesit e Diasporës në mënyrë të vazhdueshme kontribuojnë si me asistimin e shtetasve shqiptarë që gjenden jashtë Shqipërisë dhe janë në situata ekstreme po ashtu edhe me ndihmesë e asistencë ekonomike. Të shumta janë rastet e mjekëve shqiptarë kudo nëpër botë të cilët përveçse luftojnë me pandeminë në vijën e parë të frontit, ata asistojnë shqiptarët me këshilla dhe përkujdesje nëpërmjet intervistave në media të ndryshme.

E nëse do duhej një konkluzion për këtë reflektim, atëherë më vjen ndërmend citati i të parit kryeministër dhe themelues të shtetit të Izraelit, David Ben-Gurion i cili shprehej për rolin e diasporës si në vijim: “Përparimi ekonomik dhe kulturor i Izraelit është për shkak të tre faktorëve: fryma pioniere që frymëzon më së miri migrantët tanë dhe të rinj ë izraelitë të cilët i përgjigjen çdo sfide që vjen nga territoret tona të shkreta duke i ringjallull nga ekzili; ndjesia e Diasporës hebreje që ata janë bashkëpartnerë me qeverinë në ringjalljen e Izraelit si atheu i vjetër i popullit hebre dhe fuqia e shkencës dhe teknologjisë.”

*Dr. Elona Bano është pedagoge e së drejtës ndërkombëtare