Shqiptari dhuron mbi 500 maska mbrojtëse spitalit në Kanada

E premte, 26 Prill, 2024

Sa më e gjatë po bëhet koha e vazhdimësisë dhe e përkufizimeve rreth COVID-19 aq më shumë po shtohen edhe lajmet humanitare në këtë kohë të vështirë nga anëtarë të komunitetit shqiptar në Kanada.
Njëri prej sipërmarrësve më të suksesshëm dhe më të rinj të këtij komuniteti, Dardan Isufi, i diplomuar në McGill Univerisity në Montreal, bashkëthemelues i kompanisë apo aplikacionit on line “Eva” në Kuebek, ka vizituar spitalin e qytetit ku jeton, Granby pikërisht për të ndihmuar.

Për gazetën “Diaspora Shqiptare” Dardani tregon se gjithçka lindi nga një ide e thjeshtë “ne natyrisht duam që të mbrojmë ata që po na mbrojnë ne si shoqëri, pra mjekët dhe infermierët në spitale, të cilët po luftojnë në frontin e parë në këtë kohë të vështirë”. Por zgjodhi të ndihmojë pikërisht në këtë spital pasi aty punon si infermiere nëna e tij.

Ai është i lumtur kur tregon se asnjë shofer nuk është prekur me virusin, duke treguar edhe seriozitetin që ka kompania e tij në punë dhe në siguri. “Ne u kemi dhëne shoferëve tanë mjete mbrojtëse dhe udhëzime sigurie me kohë, pra jemi përgatitur paraprakisht, dhe shpresojmë që kjo do të jep rezultate të mira për ne dhe për shoqërinë. Pas shpërndarjes së qindra maskave, dorëzave dhe dizifektantëve për shoferët, por edhe shërbyesit civilë tanë , ne po vazhdojmë përpjekjet tona të parandalimit të këtij virusi.”- shtoi Isufi.

Dardani e pranon se kjo kohë ka ndikuar negativisht edhe në biznesin e tij. “Aktivitetet tona kanë rënë shumë për arsye të kufizimit. Sidoqoftë, përparësitë tona mbesin siguria e udhëtarëve dhe e shoferëve të kompanisë, por edhe shëndeti i gjithë shoqërisë që ka të bëjë me ne”.

Në pyetjen tonë se ku qëndron kompania e tij sot, z. Isufi shprehet: “Ne po vazhdojmë të shpërndajmë maska për shoferët tanë, të cilët janë në rrugë që të ofrojmë shërbim sa më cilësor të transportit konform rregullave të transportit publik këtu.

Ai thotë se tani kanë kaluar kufijtë e ndihmave duke dhuruar edhe spitalit, dhe premton se në të ardhmen do të ndihmojnë edhe më shumë.

Dardani thekson se përkundër faktit se po punohet në kohë të vështirë, ata kanë ndërmarrë iniciativa për të dhënë jo vetëm për një spital, por edhe për shoqërinë kanadeze. Në fund të bisedës Dardani tregon se kompania apo aplikacioni “Eva” do të ofrojë shërbim pa pagesë gjatë gjithë kësaj kohe për punëtorët shëndetësorë.
“Eva” është lansuar si projekt në Montreal vetëm para disa muajsh, dhe një gjest i tillë në fillimet e veprimtarisë së saj duhet përshëndetur.