Nevojitet një paketë fiskale, 4 kërkesat specifike të Konfindustrisë

E premte, 19 Prill, 2024

Konfindustria kërkon që qeveria të lançojë një paketë fiskale për të shmangur falimentin e kompanive. Ajo thekson se, “me qëllim zbutjen e pasojave të rënda në ekonomi, falimentimin e bizneseve dhe shmangien e krizave humanitare në kushtet e pandemisë Covid 19, është e domosdoshme, që ekzekutivi të ndërtojë dhe zbatojë sa më shpejt një paketë fiskale shoqëruese në nivel qendror dhe vendor”.

Sipas Administratorit të saj Gjergj Buxhuku, paketat financiare 1 dhe 2 të derisotme me përafërsisht vetëm 100 milionë euro për periudhë tremujore, janë të pamjaftueshme për të siguruar likuiditetin minimal të ekonomisë kombëtare dhe përballimin e pasojave për shumicën e bizneseve, të papunëve dhe shtresave në nevojë”.

Një nga parimet kryesore të ndërtimit të paketës fiskale Covid 19, sipas Konfindustrisë, nevojitet të jetë balancimi i humbje-përfitimeve, që kanë pasur kategori të ndryshme biznesi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”. Ndërkohë, që një pjesë e madhe e bizneseve dhe qytetarëve po përballen me pasoja të rënda të krizës, ka mjaft kategori biznesesh, që kanë përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthore. Ndaj i kërkohet qeverisë, që të përcaktojë kategoritë e bizneseve, që kanë përfituar nga gjendja e jashtëzakonshme dhe të ndërtojë politika fiskale me qëllim shtimin e likuiditetit në ekonomi, rishpërndarjen e të ardhurave shtesë drejt qytetarëve, bizneseve të dëmtuara, shtresave në nevojë dhe të papunëve.

Disa nga sugjerimet e Konfindustrisë:

Kompanitë e sigurimeve në kushtet e kufizimit me ligj për pothuaj 2 muaj të lëvizjes së automjeteve duhet të rikthejnë 2/12 e vlerës së siguracionit qytetarëve. Sa më sipër është praktikë e zbatuar në të gjithë vendet e zhvilluara të botës.

Kompanitë e shërbimeve publike si p.sh pastrimit, etj. në të gjitha bashkitë e vendit, për arsye të kufizimeve masive të lëvizjes kanë ulje të dukshme të kostove. Si rrjedhim duhen parashikuar ulje të tarifave/taksave vendore, shtyrje e tyre në kohë, ulje të pagesave për kompanitë fituese të tenderave, etj.

Kompanitë e telekomunikacionit, internetit, etj. kanë rritje të ndjeshme të të ardhurave si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme. Agjencitë rregullatore duhet të marrin masa për të rishikuar në ulje çmimet e shërbimeve të ofruara, etj. ose në rast të kundërt ekzekutivi të parashikojë rritjen e barrës fiskale, dividentit, tatim fitimit, etj.

Ekzekutivi duhet të marrë masa të jashtëzakonshme për mbajtjen e valutës brenda vendit. Për sa më sipër duhet të ndalohet shpërndarja e dividentit dhe investimet jashtë vendit. Gjithashtu, blerjet nga buxheti i shtetit, agjencitë dhe kompanitë publike duhen të drejtohen drejt industrive dhe prodhuesve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Burimi origjinal ketu: 