“Në Gjermani nuk ka panik”, mjeku shqiptar veçon këshillat që bëjnë diferencën,

E enjte, 28 Mars, 2024

Mjeku shqiptar, i specializuar për sëmundjet e brendshme Dr.Krisid Boshku jep një panoramë për sa i përket gjendjes së tanishme në shtetin gjerman në kushtet e Covid-19. Ndër të tjera mjeku sqaron protokollin me të cilin po trajtohen pacientët koronavirus në Gjermani dhe jep disa këshilla praktike për të gjithë shqiptarët me qëllim për të kaluar sa më lehtë situatën emergjente të krijuar nga kjo pandemi globale.

Mjeku, i cili punon që nga viti 2014 në spitalet gjermane sqaron se në terma shtetëror, Gjermania paraqitet në gatishmëri dhe po e mban situatën emergjente nën kontroll. Gjermania ka rritur numrin e personelit në spitale dhe çdo ditë spitalet i nënshtrohen rioorganizimit. Në terma funksionimi sipas Institutit Robert Koch, institut gjerman virologjie, është e domosdoshme të ndahen pacientët në pavione të veçanta, pavionë të veçantë për pacientët Covid-19, për pacientët e dyshuar si edhe për pacientët e përjashtuar.

Dr.Boshku, tha në lidhje direkte se në Gjermani nuk ka panik. Flitej për pak panik në fillim, por në këto momente nuk ka absolutisht panik. Kjo, edhe sepse po punohet fort për evidentimin e rasteve pozitivë. “Testimi është agresiv, ku numërohen deri në 1 milion testime. Fasha kryesore e moshës që rezultojnë pozitivë ndaj testit është ajo që fillon nga 47-65 vjeç me një moshë mesatare 50 vjeç.” Kjo moshë po mbahet nën vëzhgim pasi mund t’ia transportojë virusin më të moshuarve.

Në Gjermani kjo fashë moshe është ajo që paraqet më shumë simptoma të koronavirusit. Për të bërë një test koronavirus në Gjermani, thotë mjeku është e thjeshtë. Mjafton të kesh probleme me frymëmarrjen dhe menjëherë mund të raportosh këtë shqetësim. Nga këtu lind e drejta për të kryer një tampon. Marrja e frymës-deklaron ai, është shenja e parë që e diferencon këtë sëmundje nga gripi.

Por cila është protokolli që ndiqet në spitalet gjermane për të kuruar koronavirusin?

Mjeku Boshku shpjegon se terapia u ofrohet personave simptomatikë, pra atyre që shfaqin simptoma të koronavirusit. Në rastet më të lehta përdoret një kombinim mes medikamenteve të azitromicinës dhe hidroksklorikinës. Kjo e fundit njihet për medikament kundër malaries dhe është diskutuar gjërësisht. Mjeku gjithashtu sqaron se ky medikament ka efekte anësore. Kjo, sepse sjell humbje të shikimit e cila mund të jetë e pakthyeshme, gjithashtu edhe probleme si kardiopatitë. “Ky medikament ka problematika dhe nuk jepet për të gjithë”. Dhënia e këtij medikamenti vlerësohet rast pas rasti. Nuk duhet të përdoret asnjëherë pa u konsultuar me një mjek familjeje apo me një mjek infeksionist.

Në rastin, kur pacienti është në terapi intensive, pra në gjendje më të rëndë përdoret hidrokortizon.

Mjeku ka shfrytëzuar këtë lidhje live për të dhënë disa këshilla praktike dhe shumë të vlefshme për ta përballuar këtë situatë emergjente.

Si fillim ai këshillon të qëndrojmë në shtëpi dhe të shijojmë familjen.

“Nuk mund te bëjmë shumë nëse nuk kemi simptoma. Te shijojmë familjarët , të shijojmë fëmijët tanë, të gjithë ata që e kanë mundësinë, sepse ka edhe nga ata që nuk e kanë. Kjo është shumë e rëndësishme. Jo të gjithë mund të rrimë në shtëpi, ata që kanë mundësi të rrinë në shtëpi duhet ta bëjnë këtë gjë dhe të shijojnë familjarët e tyre.”-thotë Boshku.

Këshillat e tij zgjerohen në aspektin mjekësor, teksa Boshku na këshillon fillimisht të fokusohemi tek vitaminat. 

“Marja e vitaminës C, marja e vitaminës D apo zinkut ka edhe elementë të tjerë. Për të gjithë popullatën do të ishte mirë , kush ka mundësi t’i marrë këto vitamina për të forcuar imunitetin.”-tha ai gjatë bisedës live.

Sigurisht që ushqimet janë të rëndësishme, por sipas mjekut realizimi siç duhet i kësaj këshille kërkon marrjen e vitaminave me anë të suplementeve:

“Është shumë e vështirë të arrihen vlerat ushqyese me ushqime, duhen përdorur suplementë , vitamina C, D dhe zinku duhet të merren me suplemente. Nuk kanë efekte anësore, ndihmojnë në bllokimin e zhvillimit të virusit.”

Më tej mjeku ndan me publikun momentet, kur kthehet në shtëpi, teksa tregon se mjekët janë mësuar me sfida, por sikleti më i madh për të është, kur duhet të kthehen pranë familjarëve të tyre.

“Pjesë e vështirë. Mjekët janë mësuar me punën sfiduese dhe oraret e zgjatura, dhe shkojnë në punë pa frikë por problemi është kur kthehemi në shtëpi. Kam një vajzë 3 vjeç. Ajo nuk e kupton distancimin social. Ajo fillon të vijë me vrap drejt meje, puthje përqafime. Kjo është shplodhja ime. Në këto ditë, kur e shikoj të fillojë vrapin i them “Ndalo” duhet të bëj një dush, pastaj do bëjmë një lojë.”-tha ai.

I pyetur nëse do të jepte një këshillë për të gjithë shqiptarët mjeku gjeti fjalët e duhura. Si fillim mjeku qartësoi se situata po qetësohet. Ai na këshillon të gjithëve të rrimë në shtëpi dhe i jep një mesazh organeve kompetente për të perfeksionuar më tej sistemin e urgjencës dhe menaxhimin e situatave të koronavirusit duke zgjeruar numrin e spitaleve Covid dhe hapur linja të tjera krahas 127.

“Rrini në shtëpi! Shijoni familjarët! Situata po qetësohet, është mëse e sigurt! Në Gjermani spitalet nuk janë plot. Në Shqipëri ritmi është i ulët. Nëse ndjeni shqetësime merrni informacionin e duhur te 127. Për mendimin tim duhen edhe linja të tjera, sepse ka problematika. Krijimi i qendrave spitalore nëpër rrethe dhe numra të tjerë telefoni. Duhet të ketë diçka të tillë”-përfundon fjalën e tij mjeku.

Burimi origjinal ketu: