Inva Mula dhe Elhaida Dani Mesazh sensibilizues për Shkodrën

E enjte, 25 Prill, 2024

Dy shqiptaret e njohura në skenën ndërkombëtare Inva Mula dhe Elhaida Dani kanë dhënë një mesazh për qytetin e Shkodrës në këtë situatë të vështirë me moton: “Shpëto një jetë, shpëto Shqipërinë, shpëto globin.”

“Të dashur qytetarë të Shkodrës mendoj se ka ardhur momenti që secili nga ne ka nxjerrë përfundimet e veta nga situata që po ndodh. Mendoj se fillimisht gjithsecili prej nesh duhet të shpëtojë veten duke ndenjur në shtëpi. Është disi e vështirë për ne shkodranët sepse ne kemi nevojë të dalim dhe të komunikojmë me njeri-tjetrin. Ne kemi nevojë edhe të ushqejmë fëmijët tanë dhe situata ekonomike është e vështirë prandaj mendoj se disa persona kanë nevojë të dalin. Unë e di se shqiptari di të sakrifikojë dhe ky është momenti i duhur për ta bërë këtë gjë dhe për të menduar globalisht”, shprehet sopranoja Inva Mula.

Gjithashtu ajo ka theksuar se vetëm duke qëndruar në shtëpi dhe larg njeri-tjetrit do jemi të gjithë më të sigurt.

Edhe këngëtarja tjetër shkodrane Elahida Dani ka bërë një mesazh sensibilizues ku i bën thirrje të gjithve të qëndrojnë në shtëpi dhe të durojnë edhe pak të izoluar.

“Nuk duhet të tregohemi egoist por duhet të mendojmë për të gjithë njerëzimin. Është hera e parë që na është kërkuar diçka kaq e vogël për të ndihmuar kaq shumë botën. Le ta bëjmë këtë gjë për vete dhe për të afërmit tanë. Nëse ne jemi të fortë sepse jemi të rinj le të mendojmë për prindërit dhe gjyshërit tanë”, u shpreh Elhaida.

Burimi origjinal, këtu: