Merita Halili dhe Raif Hyseni: Në SHBA ruajnë më fanatizëm traditën

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Të pandarë në skenë dhe në jetë, Merita Halili dhe Raif Hyseni janë çifti artistëve ndoshta më të adhuruar nga publiku shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Me një karrierë mbi 30 vjeçare në Shqipëri dhe në Diasporë ata kanë interpretuar ndër skenat më të njohura botërore. Po me të njëjtën thjeshtësi, dashuri e profesionalizëm kanë kënduar dhe në festat e komunitetit shqiptar dhe në familjet shqiptare.
Të vendosur në SHBA në fillim të viteve ‘90 çifti i artistëve ka kultivuar, ruajtur dhe promovuar muzikën shqiptare duke e ngritur deri në nivele akademike. Prej gati shtate vitesh ata drejtojnë katedrën e muzikës shqiptare në universitetin “Montclair State University”, New Jersey.

Në këtë intervistë të parë për ‘Diaspora Shqiptare” ata rrëfejnë më shumë për jetën e tyre ne Diasporë, aktivizimin në komunitetin shqiptar në SHBA dhe lidhjen me Shqipërinë.

Ju jeni vendosur në SHBA në mesin e viteve ‘90. Si ka qenë komuniteti shqiptar gjatë asaj kohe?

R. H: Hera e parë që kam emigruar ne Amerike ka qenë në vitin 1989 me ftesë të vëllezërve Brunçaj që shkuan në Amerikë për të bërë muzikë në një restorant shqiptar. Pastaj u ktheva prapë në Kosovë dhe gjendja politike ishte përkeqësuar me ardhjen e Milloshevicit në fuqi. U detyrova emigrova për herë të dytë në Amerike ndenja 1 vit dhe pastaj u ktheva prapë në Kosovë. Emigruam bashkë me Meritën bashkëshorten time, në vitin 1995. Komuniteti shqiptar atje gjithmonë na ka pritur me shumë ngrohtësi, dashuri. Ata ishin shumë miqësorë ndaj nesh dhe gjithashtu shumë përkrahës dhe suportues.
Atëherë situata në Kosovë ishte shume e keqe ndërsa Shqipëria ishte futur në rrugën e demokracisë, lirisë së fjalës dhe të shprehjes. Gjithë komuniteti shqiptar në Amerikë ishte impenjuar të ndihmonte shqiptarët kudo që ndodheshin sidomos në Kosovë. Në Kosovë në atë kohë ndodhej presion shumë i madh nga ushtria dhe policia serbe. Në të njëjtën kohë komuniteti shqiptar në Amerikë kishte lidhur marrëdhënie me Kongresin, Shtëpinë e Bardhë dhe qeverinë shqiptare të viteve ’95-’96. Ky komunitet ka luajtur rol shumë të madh në Amerikë edhe nga fakti që atje kanë jetuar Fan Noli, Faik Konica të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer në përkrahjen e komunitetit dhe shqiptarëve kudo që ndodheshin.
Si ka ndryshuar interesi i shqiptarëve në SHBA gjatë këtyre viteve për muzikën e traditat shqiptare?
M.H: Kur je jashtë trojeve shqiptare ndjenja kombëtare e identitetit është më e madhe kështu që shqiptarët në Amerikë me një fanatizëm shumë të madh kanë ruajtur identitetin e tyre kombëtar e kulturor. Në SHBA ka shoqata të ndryshme ku organizohen shqiptarët si Shoqata Drita, Kraja, Filadelfia, Kelmendi, Kosova, Plava dhe Gucia etj. Këto shoqata me një fanatizëm shumë të madh përfaqësojnë traditat me anë të këngëve tona popullore folklorike që i përdorin për të ruajtur identitetin kombëtar shqiptar. Këtu shqiptarët mblidhen me raste familjare, gëzime, fejesa, martesa, etj por edhe në evente zyrtare me anë të shoqatave.

Si është qëndrimi i brezit të ri, ata që janë të lindur në Amerikës, a janë ata më indiferent ndaj traditës?

M.H: Jo, përkundrazi brezi i ri nuk është indiferent sepse gjeneratat e reja qofshin në shkollë të mesme apo edhe më të mëdhenj, makinat e tyre i kanë të stolisura me flamuj shqiptarë e kombëtarë. Ata janë krenar për prejardhjen e tyre dhe me dëshirë shumë të madhe ata dëgjojnë dhe luajnë në shtëpi dhe makinë këngë shqiptare. Madje ata u mësojnë edhe shokëve të tyre këngë edhe valle shqiptarë. Tregues shumë i mirë është që brezi i ri në Amerikë e adhuron vendin prej nga ka ardhur babai e nëna e tyre qoftë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Presheva etj.

Ju e keni çuar në një tjetër nivel muzikën shqiptare në Amerikë, në nivel akademik. Në “Montclair State University” ju keni themeluar katedrën e muzikës shqiptare. Si u bë realitet ky projekt?
R.H: Unë kam mbaruar bachelor për muzikë në “Caldwell College” dhe më pas edhe masterin. Gjatë kohës qe isha në master kisha vënë re se shqiptarët nuk njiheshin nga studentët amerikanë dhe i propozova lektores time një ide për të krijuar katedrën e muzikës shqipe, kjo ndodhi 7 vite më pare. Në fillim kishim vetëm 4 studentë dhe tani kemi 25 studentë. Ata studiojnë degë të ndryshme jazz, classic ose terapi muzike dhe ndihen mirë pasi ne u mësojmë këngë dhe valle orkestrale shqipe.
Ndër vite për fat të keq nuk kemi pasur asnjë student shqiptar, vetëm amerikanë. Një semestër kemi pasur një student skocez i cili ishte me origjinë shqiptare. Thoshte se gjyshja e tij i kishte mësuar një shprehje “ buk, kryp e zemër “.
M.H: Studentëve në përgjithësi ne u mësojmë përveç këngëve dhe valleve edhe kulturën, traditat, gjeografinë dhe u tregojmë për popullin shqiptar.

Si është aktiviteti juaj në komunitet?

M.H: Vlen për tu theksuar se janë 3 pista që ne veprojmë: E para është komuniteti shqiptar, i cili feston gjithmonë festat kombëtare si Pavarësinë e Shqipërisë, të Kosovës, festën e mësuesit në 7 mars, festën e nënës në 8 mars, Krishtlindjet, Bajramin dhe shume evente të tjera kombëtare.
Kjo është pista që ka të bëjë plotësisht me shqiptarët pa harruar edhe dasmat dhe festat familjare ku na ftojnë gjithmonë.
Pista e dytë është niveli akademik. Katedra e muzikës shqiptare është hapur nga unë dhe bashkëshortja ime Merita në “Montclair State University”, New Jersey.
Pista e tretë janë, seminaret në Kaliforni dhe Neë York ku ne marrim pjesë prej 22 vitesh. Këto seminare janë kryesisht për muzikën e Evropës Lindore dhe të Ballkanit. Ne të dy jemi të vetmit mësues të muzikës shqiptare dhe të parët që kemi marrë pjesë para 20 vitesh. Fillimisht unë kisha vetëm 2 studentë në këto seminare, kurse Raifi asnjë, ndërsa sot kemi krijuar ansamblin më të madh aty, me 120 veta. Tani nuk e quajnë më Ansambli Shqiptar por Armata Shqiptare sepse është më e madhja.
Znj. Halili si ndjeheni kur këndoni në SHBA para publikut shqiptar?
M.H: Shumë e lumtur, e respektuar dhe e nderuar, sepse gjithmonë më kanë dhënë, më japin, dhe do të më japin dashuri shumë të sinqertë.

Cili ka qene aktiviteti me mbresëlënës ku keni kënduar muzikë shqiptare?

M.H: Gjithmonë kanë qenë festat kombëtare, Pavarësia e Shqipërisë, Pavarësia e Kosovës, si dhe festat, 8 Marsi dita e gruas, 7 Marsi dita e mësuesit dhe shumë festa të ndryshme që kanë karakter kombëtar e social.

Cila është kënga e preferuar e shqiptarëve?

Do kisha thëne që këngët më të preferuara për Shqiptarët janë këngët që prekin zemrat e njerëzve, për shembull këngët lirike ku këndohet për nenën, atdheun, historinë dhe dashurinë. Është shumë e vështirë që ti veçoj sepse populli shqiptar në Ballkan ka këngë të tilla ku secila ka historikun, dhimbjen dhe gëzimin e atyre që i shprehin përmes vargjeve të këngës.

Ju prej më shumë se 30 vitesh merrni pjesë në aktivitete të ndryshme që organizon komuniteti shqiptar në mbarë botën .Gjatë këtyre viteve cili ka qenë koncerti më emocionues për ju?
M.H: Emocioni më i madh ka qenë në vitin 2003 kur interpretuam në “Barbican Centre” në Britani, ku ishim ftuar nga Ministria e Kulturës në Angli. Në skenë para nesh interpretoi një orkestër me 30 persona, pastaj vinim ne të dy, që duhet të interpretonim një kolazh muzikor që përmblidhte gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug. Në sallë ishin diku tek 7000 persona.

R.H: Një rast tjetër që më ka emocionuar, nuk ka lidhje me skenën, por emocioni ishte shumë i madh. Ka qenë historia që më kanë treguar dy nga studentët e mi amerikanë që marrin pjesë në seminaret tona. Siç e dimë të gjithë, amerikanët kanë strehuar familje shqiptare nga Kosova që kishin emigruar nga lufta në Kosovë.
Në qytetin ku jetonin studentët tanë Kaliforni ose Neë Mexico, nuk e mbaj mend mirë kishin shkuar 5 familje shqiptare. Studentët kishin shkuar në shtëpitë e amerikanëve që i kishin marrë këto familje dhe me ndihmën e tyre kishin organizuar një pritje për shqiptarët në qendër të komunitetit aty. Kishin organizuar një pritje të vogël, kishin biseduar dhe folur me ta për ti ndihmuar ti rehabilitonin duke i treguar edhe traditat amerikane. Dhe në fund kishin performuar këngët që kishin mësuar nga ne.
Shqiptarët e ardhur nga Kosova pasi i kishin dëgjuar të këndonin shqip, i kishin pyetur: A jeni ju shqiptarë? Studentët i kishin thënë jo, jemi amerikanë por i kemi mësuar këngët nga Merita Halili dhe Ralf Hyseni. Kur ma treguan studentët u emocionova shumë saqë i thashë vetes që arti dhe muzika është shumë armë e fortë sepse na bën të vlerësojmë njeri-tjetrin pavarësisht rracës dhe kombësisë.

Diaspora çfarë do të thotë për ju?

R.H: Mund të flas për Diasporën në Amerikë sepse aty jetoj dhe e njoh më mire dhe vazhdoj ta them se pa Diasporë nuk do të kishte as Kosovë dhe as Shqipëri. Shqiptarët e Amerikës janë shumë zemërgjerë, shumë punëtorë, patriotë por besoj se kështu janë edhe shqiptarët në Evropë dhe Australi edhe pse nuk i njoh personalisht. Shqiptarët bëjnë çmos për vendin e tyre, ata kanë shumë ndikim në qeveritë përkatëse të vendeve ku jetojnë në Diasporë. Ndërhyrja e Diasporës ka dhënë rezultatet e saj edhe gjatë luftës në Kosovë. Shihni rezultatin e tërmetit të fundit ku shqiptarët anembanë botës u organizuan dhe sensibilizuan për të ndihmuar shqiptarët e prekur.

Por ka diçka tjetër që dëshironi tu thoni shqiptarëve…..

R:H Ju lutem shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë që ti respektojnë më shumë shqiptarët që jetojnë jashtë sepse ata nuk janë injorantë dhe të prapambetur. Shqiptarët që janë jashtë nuk janë më ata të viteve ’40 apo ’90 që shkonin jashtë me 4 klasë fillore, me shkollë të mesme ose pa shkollë fare. Shqiptarët në Amerike sot janë në instancat më të larta federale, shtetërore dhe lokale me profesione të ndryshme si mjekë, shkencëtarë, politikanë, artistë, profesor, mësues, inxhinier, biznesmen.
Një mesazh për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen?
Shqiptari më i mirë në botë është ai shqiptar i cili edukohet, është ai që do vendin e tij, ai shqiptar që kujdeset për shqiptarin tjetër për vëllanë ose motrën e tij.
Ne jemi të zgjuar dhe shumë punëtore, por na mungon vetëm një organizim i vogël.