Kompanitë shqiptare që punojnë për Benz, Fiat e Renault në kërcënimin e COVID-19

E enjte, 25 Prill, 2024

Fabrikat e industrisë automotive në vend po punojnë në rastin më të mirë me gjysmë kapaciteti, kurse të tjera konfirmojnë se po shkojnë drejt mbylljes së përkohshme. “Yura Corporation”, që në mars priste të fillonte prodhimin, ka shtyrë planet pa afat dhe aktualisht ka bërë punësimin e vetëm 47% të punonjësve që parashikon në fabrikën e Fierit.
“Delmon Group Albania”, që në fillim të vitit parashikonte dyfishim të prodhimit, pret që edhe në muajin më të mirë të vitit, të mos e kalojë 70% të planit. “Forschner Albania” po punon pasi ende ka klientë aktivë, por shpreh shqetësimin për ardhmen e paqartë. Kompanitë kanë paguar punonjësit për marsin dhe po japin lejet vjetore në prill, në mënyrë që të bëjnë pagesat e plota, por nuk janë të sigurta për vazhdimin. Të gjithë bien dakord se kjo nuk është një krizë normale dhe 2020 do të jetë një vit i zymtë me ristrukturime në nivel global.

Viti 2020 pritej të ishte i mbarë për industrinë automotive në Shqipëri, me kompani që parashikonin dyfishim të prodhimit si francezët e “Delmon Group Albania”, një fabrikë të re në Fier nga koreanojugorët e “Yura Corporation” dhe konsolidimin e “Forschner”, që është ndër të parat dhe më të mëdhatë që operon në këtë sektor.

Pak muaj më parë, të pyetur për numrin special të “Monitor” mbi parashikimin e vitit, panorama ishte krejt tjetër. Sot, ajo është përmbysur tërësisht në mënyrë të paimagjinueshme, por e ndikuar si kudo në botë nga koronavirusi. Fabrikat e kësaj industrie punojnë me kapacitete të reduktuara dhe, me shumë gjasa, mund të shkojnë edhe drejt mbylljes nëse situata në Europë, ku janë edhe klientët e tyre, nuk ndryshon. Përfaqësuesit e kompanive e cilësojnë këtë një krizë tipike lufte, ku është prekur oferta dhe kërkesa.

“Situata e krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 ka ndikuar negativisht në sektorin automotiv, si të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë. Muaji mars shënoi rënie deri në 90% të shitjeve të automobilave në Europë. Ndërkohë, masat e marra për parandalimin e përhapjes se virusit kanë imponuar mbylljen e fabrikave të prodhimit të automobilave të kompanive PSA, “Renault”, FCA (Fiat Chrysler Automotive) etj.” nënvizon Drejtori Menaxherial i “Delmon Group Albania”, Ertjan Çabiri. Sipas tij, në këto kushte prodhimi në fabrikë është ulur me 90% për prillin.

Për “Forschner”, situata paraqitet disi më ndryshe. Nga shtatë klientë për të cilët prodhojnë, vetëm njëri prej tyre dhe kryesori, është i mbyllur deri më 17 prill. “Si të gjitha bizneset, jemi detyruar të përshtatemi dhe një pjesë të punëtorëve e kemi dërguar në shtëpi dhe po punojmë me një numër të kufizuar. Kjo edhe sepse, disa nga klientët tanë janë ndalur gjatë këtyre javëve, por do të fillojnë së shpejti. Kemi edhe klientë të industrisë mjekësore” sqaron Agim Zeneli, Menaxher Logjistike në “Forschner Albania”. 

“YURA Corporation”, që duhet të niste prodhimin në mars, sipas planeve të fillimvitit nuk ka mundur ta realizojë këtë objektiv. Lucas Nam, përfaqësues i kompanisë në Shqipëri, tha se kanë mundur të rekrutojnë vetëm 47% të forcës së punës së parashikuar dhe është bërë vendosja e 35% të pajisjeve të fabrikës. Por puna ka ndalur për shkak të situatës. Nam nënvizon se dëshira e tij është që sapo kjo situatë të kalojë, të nisë puna me kapacitet të plotë dhe me 850 punonjës, ashtu sikurse e kishte parashikuar kompania në planin e biznesit.

Por, çfarë prodhojnë konkretisht kompanitë në vendin tonë?

“Yura”, sipas planit, do të prodhonte njësi kabllore elektrike për makina të thjeshta pasagjerësh. Këto njësi do të prodhoheshin për motorët e KIA dhe “Hyundai” për vitin e parë 2020.
“Delmon Group Albania” prodhon që nga viti 2018 gomina amortizuese që përdorin autoveturat si “Peugot”, “Renault”, “Fiat Group”. Dy kompani të tjera gjermane, “Forschner Albania” dhe “PSZ Albania”, prodhojnë respektivisht pajisje kabllore për autobusët e “Benz Mercedes” dhe mjetet e rënda dhe kabllo e pjesë përbërëse elektromekanike.

Si po përballohen pagat e punonjësve nga kompanitë

Modeli që po aplikojnë për përballimin e situatës kompanitë e industrisë automotive në vendin tonë është pak a shumë i ngjashëm me atë që po aplikohet edhe në sektorë të tjerë. Fillimisht, rezerva e parë ka qenë leja vjetore. “Për pjesën e punonjësve ne kemi bërë plotësisht pagesën për marsin, ndërsa për muajin prill po mundohemi që të manovrojmë disi, duke përfshirë pjesën e lejes vjetore. Kostot rriten, ndërkohë natyrisht për shkak të masave që dihen” – sqaron Agim Zeleli nga “Forschner”.

Nëse situata zgjat shumë, sipas tij, kompanitë mund të ndodhen përballë riskut që të humbasin edhe punonjësit. “Kemi një risk si industri në këtë kohë që njerëzit mund të ikin dhe të mos kthehen në punë, për shkak të situatës. Ne i kemi trajnuar dhe kemi investuar te këta njerëz. Sigurisht, kompania mund t’i paguajë në kushtet e vështira, dy javë apo një muaj kur s’ka aktivitet, por nuk mund ta bëjë për shumë gjatë. Këtu mund të ndërhynte qeveria, nëse situata zgjat” pohon ai.

Edhe “Delmon” aktualisht po punon me staf të reduktuar në maksimum, duke lënë vetëm 10% të tij aktiv. “Pjesës më të madhe të punonjësve i është dhënë leja e zakonshme vjetore. Kjo ka qenë zgjidhja që ka gjetur kompania jonë për muajin prill, me dëshirën e mirë për të mos i privuar punonjësit nga pagat” nënvizon Çabiri.

Viti 2020 pritet i zymtë, kriza do të sjellë pasoja të rënda në ekonomi

Pavarësisht profilit, shumica e industrive në botë sot presin që koronavirusi t’i ndikojë negativisht me pasoja që shtrihen përtej vitit 2020. Të të njëjtin mendim janë edhe drejtuesit e kompanive kryesore automotive në vend. Për përfaqësuesin e “Yura Corporation”, në raste të tilla, e para që goditet është industria automotive, që ka si pasojë ristrukturimet. “Do të jetë një vit shumë e vështirë. Ndikimi në ekonomi do të jetë i madh. Situata në tregjet e sektorit automotiv nuk do të jetë e mirë këtë vit sigurisht. Në kriza ekonomike, gjithmonë industria automotive ka pasur ndikim të madh duke shkaktuar ristrukturim. Ne shpresojmë që kjo situatë do të jetë një mundësi që të zhvillojmë veten” – pohon Nam.

Për “Delmon”, pritshmëritë që të ketë një rikuperim të menjëhershëm të industrisë në tërësi janë të ulëta. “Nuk presim që edhe në muajin më të mirë të këtij viti, të arrijë më shumë se 70% e prodhimit të parashikuar. Ky është një skenar që bazohet edhe në parashikimin e industrisë automotive në tërësi” – shprehet Çabiri.

“Forschner”, nga ana tjetër, e ka pasur të qartë që viti 2020 nuk do të ishte një vit lulëzimi për industrinë, edhe pa pasur këtë skenar të koronavirusit. “Ecuria e vitit varet sesi do të jetë situata në vijim, pasi nuk mund të japësh një përgjigje të saktë, por vetë 2020 si vit pritej që të ishte i dobët për industrinë automotive. Ka pasur një rënie të kërkesës reflektuar me një efekt zinxhir në rënie të shitjeve dhe reduktim të punëtorëve” – sqaron përfaqësuesi i “Forschner Albania”.

Në vitin 2019, eksportet e këtij grupi u rritën me 14.2%, lehtësitë fiskale

Eksportet në grupin “Makineri e pajisje mekanike dhe elektrike”, ku bën pjesë edhe industria automotive, shënuan rritje dyshifrore në vitin 2019, 14.2%. Në vlerë, këto eksporte llogariten më shumë se 146 milionë euro. Ecuria e këtij grupi, vit pas viti, duke nisur nga viti 2005 e deri në vitin 2016, është shoqëruar me luhatje të vogla, por gjithmonë me tendencë rritëse, teksa nga viti 2017, kurba rritëse ka qenë më e theksuar. Respektivisht, ajo kaloi nga 74 milionë euro në vitin 2016, në 102 milionë euro në vitin 2017, një rritje prej 37%.

Në vitin 2017, “Forschner” nisi operimin e saj në fabrikën e dytë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë ecuri. Po kështu, në treg prej pak vitesh operonte edhe “PSZ Albania”. Në fund të vitit 2018, në punë hyri fabrika e “Delmon” duke rritur prodhimin në vitin 2019, ndërsa planet janë që këtë vit të nisë puna edhe te fabrika e parë e “Yura” në vendin tonë.

Për të nxitur këtë industri, qeveria miratoi në paketën e saj fiskale të këtij viti që norma e tatimfitimit do të bëhej 5% nga 15%. Por në një saktësim tjetër të mëvonshëm, në shkurt të këtij viti, qeveria sqaroi se jo të gjithë që janë pjesë e industrisë automotive mund të përfitojnë.

Në pikën 1 të vendimit sqarohej se, për qëllim të zbatimit të shkallës 5% të tatimit mbi fitimin, në industrinë automotive përfshihen tatimpaguesit që janë të regjistruar si të tillë dhe kryejnë aktivitetet e prodhimit të mjeteve motorike ose të pjesëve përbërëse të tyre. Kjo industri nuk përfshin tatimpagues që kryejnë aktivitete për mirëmbajtjen e mjeteve motorike apo shërbime si riparimet. Vendimi sqaronte gjithashtu kriteret dhe procedurat për aplikimin e tatimfitimit nga personat juridikë që ushtrojnë këto aktivitete.

Kështu “së pari personi juridik, për të zbatuar shkallën tatimore të përcaktuar në pikën 5, të nenit 28, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, duhet:

• të ketë përcaktuar në objektin e veprimtarisë së njësisë ekonomike aktivitetet ekonomike të përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi;

• të realizojë jo më pak se 100% të qarkullimit vjetor në aktivitetet ekonomike të parashikuara në pikën 1 të këtij vendimi;

• të ketë të punësuar mesatarisht gjatë vitit financiar jo më pak se 250 (dyqind e pesëdhjetë) punonjës.

Së dyti, personi juridik, i cili kryen aktivitetet sipas pikës 1 të këtij vendimi dhe plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij vendimi, aplikon shkallën tatimore të përcaktuar në pikën 5, të nenit 28, të ligjit nr. 8438, date 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar. Personi juridik paraqet pranë drejtorisë rajonale tatimore përkatëse një deklaratë me shkrim, ku tregon plotësimin e kritereve sipas këtij vendimi.

Së treti, personi juridik, i cili aplikon shkallën tatimore prej 5 (pesë) %, sipas pikës 5, të nenit 28, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, duhet të zhvillojë vetëm veprimtari të fushës së industrisë automotive, sipas pikës 1 të këtij vendimi. Nëse personi juridik zhvillon edhe veprimtari të tjera ekonomike, ai duhet të regjistrohet si subjekt tatimor më vete” – saktësonte vendimi.

Burimi origjinal, këtu: