Çeki / Komuniteti shqiptar ndihma për qendrat mjekësore publike në Pragë

E martë, 19 Mars, 2024

Anëtarët e Diasporës shqiptare kudo janë, çdo ditë e më shumë po përfshihen në nisma solidare për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë por mbi të gjitha e ekipeve mjekësore që në këto ditë të vështira si e gjithë bota po luftojmë me pandeminë.

Pavarësisht masave të marra dhe gjendjes së  jashtëzakonshme, Shoqata e Miqve për Zhvillimin dhe Promovimin e Bashkëpunimit Çeko-Shqiptar në Pragë, në bashkëpunim me sipërmarrësin Lorenc Hysi po dhurojnë ndihma ushqimore për qendrat mjekësore dhe publike në Pragë.

Për gazetën “Diaspora Shqiptare”, bëjnë të ditur se vetëm në një javë kanë shpërndarë ushqime falas për ekipet mjekësore në spitalin e Pragës dhe shtëpinë e të moshuarve, ndërsa theksojnë se ky aksion i tyre do të vazhdojë edhe në javët në vijim.

Ndërkohë, përmes një publikimi në rrjetin social facebook, kryetari i Shoqatës JUDR, Ladislav Valášek është shprehur: “Jemi të bindur se kjo inisiativë e Lorenc Hysit, në këtë situatë të vështirë tregon se si familja dhe firma e tij janë plotësisht të integruar në jetën dhe shoqërinë çeke dhe solidariteti i tyre ndaj bashkëqytetarëve të Pragës tregon se bashkëpunimi çeko-shqiptar mund të funksionojë jo vetëm në kohët kur gjithçka shkon mirë, por edhe kur po ndodh një kërcënim masiv për jetën dhe shëndetin e njerëzve, siç është situata aktuale”.