Turqi / Mjekja shqiptare: Pakujdesia e njerëzve e ktheu COVID-19 në pandemi

E martë, 19 Mars, 2024

Pandemia globale ka prekur tashmë edhe Turqinë. Numri total i viktimave të shënuara nga virusi është mbi 1600 ndërkohë që numri total i të prekurve nga virusi është mbi 74 mijë. Mjekja shqiptare Livia Qose, e cila prej shtatë vitesh jeton atje, për gazetën “Diaspora Shqiptare” tregon se kemi të bëjmë me një virus të ri të kësaj familjeje, për të cilin nuk dimë shumë. Teksa tregon se çdo spital në Turqi ka vënë në dispozicion një poliklinikë vetëm për COVID-19, ajo bën të ditur se ilaçi kundër malaries po jep efekte pozitive ndërsa u bën thirrje bashkatdhetarë të saj që të izolohen në këtë periudhë. Mjekja Qose, pavarësisht sfidave të fillimit ka arritur të përshtatet me kulturën e vendit pritës e të integrohet në shoqërinë dhe sistemin shëndetësor turk ku edhe po jep kontributin e saj.

Dr. Qose si është situata në Ankara?

Ashtu si e gjithë bota, edhe Turqia tashmë po përballet me pandeminë që ka shkaktuar coronavirus. Sfida dhe përballja është ndryshe nga infeksionet e tjera me të cilat është përballur bota ndër vite, sepse kemi të bëjmë me nje virus të ri të kësaj familjeje, për të cilin nuk dimë shumë. Vetëm në Turqi numri total i viktimave të shënuara nga virusi është 1643, ndërkohë që numri total i të prekurve nga virusi është 74.193. Deri më tani, ndër të prekurit apo viktimat nuk rezulton asnjë shqiptar.

Si çdo sëmundje tjetër, infektive apo jo, edhe për COVID-19 është krijuar një protokoll, për perditesimin e të cilit kujdeset një grup i posatshëm mjekësh dhe specialistësh të cilët janë në detyrë 24 orë. Ministria e shëndetsisë së Turqisë ka vënë në dispozicion numrin 184 për të gjithë pacientët të cilët kanë shqetësime dhe dyshime për gjendjen e tyre shëndetsore. Personave të cilët janë stabil dhe pa komplikacione (shenjat vitale janë brenda limitit normal) u kërkohet të vetizolohen për dy javë. Persona të tjerë të cilët shfaqin shenja klinike, si kollë, temperaturë e lartë, dispne (vështirësi në frymëmarje), në historikun e tyre kanë patur kontakt me një person pozitiv ndaj coronavirusit apo kanë udhëtuar jashtë vendit, u bëhet testi (PCR). Janë 114 laboratorë diagnostifikues për COVID-19 në të gjithë Turqinë. Në momentin që testi rezulton pozitiv pacienti pyetet për personat që ka qenë në kontakt në 2 javët e fundit. Secili nga këta persona kontaktohet për të bërë testin (apo për t’u informuar ndaj vetëkarantinimit nëse nuk shfaqin shenja klinike shqetësuese).

Për sa i përket trajtimit të pacientit pozitiv me COVID-19, ka protokolle të tjera që bazohen në gjendjen e pacientit. Në rastin kur pacienti ka nje pneumoni të lehtë, është stabil dhe pa komplikime të gjendjes shëndetsore, nuk hospitalizohet, por i jepet receta me hidroksiklorokin (që është njëkohesisht edhe ilaçi që përdoret për malarian) dhe oseltamivir (oseltamivir nuk është ilaç që ndihmon në eleminimin e virusit COVID-19, por jepet për të përjashtuar mundësinë se shenjat klinike të sëmundjes respiratore janë për shkak të një virusi tjetër të stinës që shkakton të njëjtat simptoma, Influenza).

Pas kësaj, pacienti dërgohet në shtëpi, nga ku ndiqet çdo ditë nëpërmjet telefonatave nga personeli shëndetsor për gjendjen e tij shëndetsore. Nëse pacienti shfaq përkeqësim të gjendjes, duhet të paraqitet në qendren shëndetsore për ekzaminimet e duhura, i pajisur me mjetet mbrojtëse përkatëse (dorashka, maskë etj). Pothuaj çdo spital ka vënë ne dispozicion një poliklinikë vetëm për COVID-19, si dhe departamenti i emergjencës ka krijuar një zonë triazhi në hyrje duke mundësuar filtrimin e pacientëve, për të identifikuar më lehtë pacientët me shenja klinike të COVID-19.

Në rastin e pacientëve më fatkeqë, të cilët shfaqen me pneumoni të rëndë, me komplikacione të gjendjes shëndetsore (të cilat përfshijnë takipne, ulje të saturimit të oksigjenit në gjak apo nëse pacienti ka sëmundje të tjera kronike si DM, HT etj.) jepet përsëri hidroksiklorokin dhe/ose favipravir (nëse jepet ky i fundit pacientit duhet t’i ndërpritet mjekimi me oseltamivir për shkak të ndërveprimeve farmakologjike), mjekimit i shtohet edhe një antibiotik (për pneumoninë).

Gjithashtu, në disa vende të tjera si Kina apo SHBA në protokollin e mjekimit është shtuar edhe ilaçi që është përdorur në trajtimin e Ebolës, por në Turqi ende nuk ka një gjë të tillë. Në anën tjetër, ilaçi i malaries ka rezultuar i suksesshëm në luftimin e COVID-19 në laboratorë, por ende nuk kemi një shpjegim të qartë për mekanizmin e veprimit të tij në trupin e njeriut.

Ajo që dihet deri më tani është se përhapja e virusit bëhet nëpërmjet aerozoleve (grimcave nga sistemi ynë i frymëmarjes). Pra përmes kollitjes, tështitjes, pështymës virusi mund të infektojë duart, duke u futur më pas në sistem nga goja, mukoza e syve apo hundës. Nuk dihet ende sa gjatë mund të rezistojë virusi në ajër apo jashtë organizmit tonë. Duhet theksuar gjithashtu që nuk ka rëndësi vetëm ekspozimi ndaj virusit, por edhe sasia (numri i viruseve që futet në trupin tonë) apo koha që ne kemi qenë të ekspozuar ndaj këtij mikroorganizmi. Duke ditur që virusi nuk mund të jetojë gjatë në objekte apo sipërfaqe jo/të gjalla, tregon rëndësinë që ka larja e duarve dhe higjiena e secilit prej nesh. Është e çuditshme se si një virus i tillë, aq i dobët sa mund të vritet me ujë dhe sapun apo me dezinfektantë të thjeshtë me bazë alkooli, mund të shkaktojë gjithë këtë kaos, ka izoluar te gjithë njerëzit dhe na ka ndarë nga familjarët (mjekët përdorin zona të shtëpisë të ndara nga pjesa tjetër e familjes për të mos rrezikuar kështu shëndetin e anëtarëve të tjerë).

Çfarë masash sugjeroni kundër koronavirusit ?

Por, sado vështirësi t’i ketë sjellë jetëve tona, izolimi duket të jetë i vetmi shpëtim dhe ndalim për përhapjen e virusit. Çdo vend ka masat dhe ligjet e tyre përsa i përket vendimeve të marra në lidhje me pandeminë. Turqia ka ndaluar daljen në rrugë të moshave mbi 65 dhe nën 20 vjeç, ndërkohë që në fundjavë është i ndaluar çdo lloj qarkullimi apo dalje, duke përjashtuar personelin mjekësor, punonjësit e bizneseve esenciale (furrat e bukës, marketet, farmacitë etj). Gjithashtu, shteti turk ka mundësuar shpërndarjen e maskave falas për të gjithë qytetarët e tij. Çdo person mund të aplikojë në website-n e krijuar nga qeveria, për maksimumi pesë maska në javë. Është e ndaluar të futesh në markete apo farmaci i papajisur me maskë.

Askush nuk mund të thotë me siguri kur do të mbarojë e gjithë kjo situatë dhe t’i kthehemi jetës normale. Lirimi apo shtrëngimi i masave ndryshon nga shteti në shtet, sipas kapaciteteve të secilit prej tyre. Fakti që ky virus është ende i ri për ne mjekët dhe për të gjithë sistemin shëndetsor, e bën më të vështirë për ne të parashikojmë veprimin e tij. Fatmirësisht kemi të bëjmë me një virus që ka një përqindje më të vogël vdekshmërie krahasuar me SARS apo MERS (viruse të të njëjtës familje që shkaktuan një epidemi përkatësisht në Lindjen e Largët dhe të Mesme në vitet 2002 dhe 2012), por për fat të keq nga ana tjetër ka një përhapje shumë të shpejtë dhe të gjerë, duke rrezikuar sidomos jetët e të moshuarve dhe pacientëve me sistem imunitar të dobët.

Mendoni se izolimi social është është efikas?

Ajo që dua të theksoj është domosdoshmëria dhe rëndësia e izolimit në këtë periudhë. Shoh shumë pacientë të cilët mendojnë se nuk i gjen gjë dhe i besojnë verbërisht sistemit të tyre të fortë imunitar, por ajo që ata nuk kuptojnë është mundësia e madhe e të mbarturit të virusit në organizmin e tyre, pa e ditur. Një kontakt, sado i thjeshtë në dukje, me persona të cilët kanë një imunitet të dobët që nuk mund të përballojë një infeksion, mund t’i kushtojë atyre edhe jetën. Dha ja ku nje virus i thjeshtë, që mund të shkatërrohet nga acidi i stomakut, nga temperaturat e larta, apo nga një dezinfektant me bazë alkooli u kthye në një vrasës masiv, thjesht nga pakujdesia dhe papërgjeshmëria.

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Edhe pse nuk e dimë me saktësi kur do përfundojë ky kaos, e dimë që një ditë do të ecim të lirë në rrugët e qyteteve ku jetojmë, do përqafojmë gjyshërit tanë, do pimë kafen në vendin e preferuar, do bëjmë shëtitjet e gjata të fundjavës, parqet do mbushen me të qeshura fëmijësh dhe e gjithë bota do të fitojë lirinë që tani më shumë se kurrë e kuptuam sa vlerë ka, por, deri atëherë, durim, optimizëm dhe duar të pastra.