BB sugjeron: COVID në vendet në zhvillim duhet gjykuar nga humbjet

E shtunë, 20 Prill, 2024

Banka Botërore ka përjashtuar aludimet se vendet e varfra po preken më pak nga  pandemia COVID-19. Sipas Bankës vendet e varfra dhe ato në zhvillim kanë kapacitete të ulëta testuese, e për rrjedhojë evidentojnë më pak raste.

Banka Botërore referoi se përhapja e COVID në këto vende duhet gjykuar nga numri i të vdekurve për milionë banorë.

Ndërsa si treguesit e të prekurve dhe ato të vdekjeve janë të dyshimta në vendet në zhvillim, Banka sugjeron se shpejtësia me të cilën rritet numri i vdekjeve mund të jetë më i krahasueshëm në të gjitha vendet.

Por edhe këto krahasime në këtë muaj nuk qëndrojnë pasi pandemia nuk ka shpërthyer me të njëjtin ritëm në të gjitha vendet, duke sugjeruar se vendet në zhvillim mund të preken nga vala më vonë.

Pasi ka analizuar të dhënat, Banka Botërore sqaroi se, shpejtësia mesatare me të cilën përparon epidemia është mjaft e ngjashme në të gjithë vendet, pavarësisht nga niveli i të ardhurave të tyre.

Banka vë në dukje se shpërndarja e pandemisë është shumë më e madhe në mesin e vendeve më të pasura sesa në ato më të varfra.

Tre muaj nga shpërthimi e Covid-19, asnjë vend nuk ka të dhëna të besueshme për përhapjen e virusit në një kampion të rastësishëm të popullatës së përgjithshme.

Për pasojë të dhënat për mortalitetin që ka krijuar Covid-19 nuk janë të sakta. Banka Botërore merr shembullin e Koresë së Jugut e cila bëri testime të mëdha kishte një mortalitet 1 për qind në raport me të prekurit.

Nëse do të testohej e gjithë popullsia sigurisht që prevalenca e jetëve të humbura nga Covid do të ishte më e vogël, shpjegon Banka.

Rasti më i mirë për të kuptuar prevalence e  vdekjeve nga Covid është anija Diamond Princess, ku pothuajse të gjithë personat në bord ishin prekur, ndërsa mortaliteti ishte 1%, për me tepër kur të gjithë ishin të moshuar.

Po të katapultojmë Diamond Princess në popullsinë amerikane shkalla e vdekshmërisë në mesin e njerëzve të prekur nga virusi do të ishte 0.12%, sugjeron Banka.

Burimi origjinal këtu: