Itali / Nga Tropoja në “La Scala”, historia e sopranos Anila Hoxha Gjermeni

E mërkurë, 17 Prill, 2024

Anila Hoxha Gjermeni është një soprano e mirënjohur shqiptare që jeton në Milano të Italisë. Anila ka lindur në Tropojë dhe studimet i ka kryer në Shkodër dhe pastaj në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Pas një karriere artistike të ngjeshur në skenat shqiptare Anila vendos të emigrojë në Itali ku vazhdoi karrieerën si këngetare lirike. Me një repertor të gjerë në skenat botërore që përfshin role në kryevepra si “La Boheme”, “Traviata”, “Tosca” etj, Gjermeni thotë se kurrë nuk e ka harruar prejardhjen e saj, mësuesit e fëmijërisë, dhe rininë e saj, kohë kur ka interpretuar në operan shqiptare “Mrika”. 

“Kam vite që jam larguar nga qyteti im i zemrës, Tropoja, por ndihem krenare për çdo gjë të bukur që ndodh në vendin tim. Në vitin 2012 kur shkova pas shumë vitesh në Tropojë më lindi një dëshirë e madhe për të kompozuar këngën “Malli përtej detit”. Të gjithë historinë dhe ndjenjën time unë ia kam treguar poetit dhe ai brenda natës më dha tekstin. Ia kushtova atë këngë vendlindjes, mallit dhe derës së vjetër të shtëpisë që e shikoj sa herë shkoj në Tropojë”, shprehet Anila.

Pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve Anila punoi për 5 vite si mësuese e kantos në Fier. As atje ajo nuk e ndali pasionin e saj, pasi koncertet që ajo organizonte në Teatrin e Bylisit ishin të shumtë në numër. Në vitin 1994 largohet nga Shqipëria për tu vendosur në Itali.

“Unë këtu kam bërë një sakrificë shumë të madhe, çdo gjë e kam nisur nga e para përfshirë edhe studimet. Plus gjuha italiane kishte vështirësinë e saj sepse në opera nuk bëhet fjalë për gjuhën që flitet tani po për atë të viteve 1800. Pastaj në vitin 2001 mora rolin e Violetës në një teatër të thjeshtë afër Milanos. Aty pata shumë sukses dhe ishte nga rolet e para të rëndësishme që pata në Milano. Ai ishte vetëm fillimi i një rruge që më çoi në “La Scala”, vazhdon më tej Anila.

Ajo flet për vështirësitë e saj dhe thotë që gjëja më e vështirë për të ishte fakti që në fillim kur emigroi në Milano ndenji 1 vit pa vajzën e saj sepse ishte shumë e vogël.

“Kur më erdhi vajza u qetësova sepse njeriu në atë vuajtje nuk mund as të studojë dhe as të lexojë. Që të jesh artist duhet të jesh i qetë shpirtërisht. Unë kam shumë kurajo por dobësinë e gjeta tek fëmija.”

“Shqiptarët në Itali më ftojnë shumë herë nëpër eventet e tyre artistike. Madje më kanë emëruar edhe anëtare të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Poetëve shqipëtarë në Itali. Më bëhet qejfi që kur bëjmë atë aktivitet aty nuk ka vetëm shqipëtarë por edhe njerëz të kombësive të tjera. Jam e lumtur që mund të flasim edhe për kulturat e secilit vend. Aty janë poetë, shkrimtarë, piktorë. 

Anila thekson se çdo vend duhet të promovojë artistët e tij sepse vetëm mund ta ngrejnë sa më lart kulturën e një vendi. “Arti është me sakrifica të mëdha sepse një artisti i duhet të studiojë gjithë jetën sepse ndryshe kthehet në pasion”, u shpreh soprano.  

Burimi origjinal, këtu: