Danimarkë / Biblioteka muze e studiuesit Ixhet Lutfiu

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Ixhet Lutfiu është me origjinë nga Veshalla e Tetovës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Tetovë. Në Universitetin e Kopenhagenit ka përfunduar studimet në drejtimet Shkencat e Filmit dhe të Medias si dhe Studimet për Minoritetet.

Njëkohësisht ka qenë i angazhuar vullnetarisht që nga viti 1991 si gazetar e udhëheqës në RTV “Zëri i Kosovës” me seli në Kopenhagë, ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm profesional si autor i qindra programeve e emisioneve në këtë media.

Autor i shumë filmave, ndër të tjera edhe i filmit dokumentar “Rrënjët Shqiptare – Dheu Danez”, në versionin shqip (6 orë) dhe në versionin danez (2 orë).

Njohuritë e mira në gjuhën angleze i ka mundësuar që të jetë njohës i historisë, kulturës e traditës të shumë popujve në botë.
Dhe duke pasur librin përzemër Ixheti është një nga koleksionistët më të devotshëm në Danimarkë (ndoshta i vetmi nga shqiptarët atje) që ka grumbulluar thuajse të gjitha librat që danezët kanë shkruar për shqiptarët, duke përfshirë këtu edhe librin unik të Ludvig Holbergut kushtuar heroit tonë kombëtar Skenderbeut, botuar për herë të parë në vitin 1739.

Ai shprehet se ka mbledhur libra për 3 dekada rresht dhe qëllimi ka qenë se asgjë nuk mund ta dokumentojë diçka më mirë se libri. Dokumentimi më i hershëm fillon që nga viti 1689 nga një libër i një danezi për luftërat në atë kohë siç ishte lufta osmano-hasburgase.

Sipas fakteve që ai ka mbledhur danezët e kanë vizituar Shqipërinë dhe Kosovën që në vitin e hershëm 1689, ndërsa shqiptari i parë në Danimarkë ka ardhur vetëm në vitin 1965.

Ndër librat që ai ka gjetur në vitet e hershme 1700 ka gjetur edhe shkrime ku thuhet se Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte gjenerali më i mirë i asaj kohe. Ndërkohë nuk mungojnë as albanologët danezë të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në gramatikën shqipe ku më i rëndësishmi është Holger Pedersen i cili ka qëndruar në ishullin e Korfuzit dhe në Delvinë ku ka mësuar edhe gjuhën shqipe në vitin 1900. Pedersen ka shkruar shumë studime albanologjike për gjuhën shqipe ku vepra më e rëndësishme është një libër me këngë dhe përralla në gjuhën shqipe dhe bashkangjitur me to dhe një fjalor. Me siguri ka qenë edhe fajjalori i parë që është bërë po është në gjuhën gjermane. Ky autor ka dhënë mendime shumë të vyera për gjuhën shqipe saqë shteti shqiptar në vitin 2012 ka bërë pulla postare me Pedersenin dhe i ka hedhur në treg. Madje ka thënë se gjuha shqipe është pasardhëse e asaj ilire dhe është një pasuri e madhe për folësit e saj.

Rreth viteve 1960 danezët kanë qenë shumë aktivë duke udhëtuar në Shipëri sidomos majtistët danezë. Është interesante që në Danimarkë ka pasur revistë për Shqipërinë që daton që nga viti 1970. Revista ishte periodike dhe dilte vetëm 6 herë në vit. Kjo vjen edhe si pasoje e themelimit të unionit miqësor danezo-shqiptar më 13 mars 1970. Më pas ky union e ndërron emrin dhe e vendos “Organizatë miqësore mes Danimarkës dhe Shqipërisë.”

Në dokumentat që Ixheti posedon është edhe një marrëshje për shkëmbim kulturor mes Danimarkës dhe Shqipërisë e vitit 1970. Nënshkrues i saj është Misto Treska përfaqësues nga qeveria e Shqipërisë.

Më vonë ka patur edhe romane të përkthyer në gjuhën daneze nga autorë shqiptarë. Në gjuhën daneze janë gjithashtu të përkthyera edhe 6 romane të Ismail Kadare. Danezët e njohin mjaft mirë Kadarenë dhe e vlerësojnë atë.

Niels Henrik Hooge ka shkruar një libër për luftën e Kosovës. Gjithashtu danezi ma qenë edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pas luftës ka qenë aktivist në Partinë e Gjelbërt të Kosovës.

Nuk mungojnë as librat për Nënë Terezën të përkthyera në gjuhën daneze.

Ixhet Lutfiu ndër të tjera shprehet se këtë punë që ka bërë ai duhet ta bëntë ndonjë historian ose arsimtar mirëpo ai e ka parë të arsyeshme të merrej me këtë gjë. Kjo punë i ka harxhuar mund, kohë edhe para por Ixheti thekson se ndryshe nga vendet e tjera që mund të jenë të njohura shumë kohë më përpara, shqipëtarët duhet të mundohen për çështje kombëtare. Disa nga librat e rrallë që ai ka janë kopjet e fundit të tyre dhe sigurisht që ka harxhuar shumë para për to por e ka bërë nga dëshira e madhe për të kompletuar materialet e tij.

“Ndryshe nga të tjerët që mund t’i harxhojnë paratë e tyre në bixhoz, unë kam menduar ti investoj në këto libra që ti japin vlerë diçkaje, këtu në Danimarkë ose në ndonjë bibliotekë në vendlindje. Unë jam një njeri që i bëj gjërat në mënyrë racionale, kjo është e vlefshme dhe duhet të bëhet. Një nga gjërat më të rëndësishme që unë kam që nuk e përmenda deri tani është një pllakë gramafoni me zërin origjinal të Aleksandër Moisiut dhe me këngë që e konsideroj si një vlerë të rëndësishme kombëtare”, thekson Ixheti.

Burimi origjinal, këtu: