Një vështrim mbi studimin e Jup Kastratit mbi Jeronim de Radën

E shtunë, 20 Prill, 2024

(Në përkujtim të 96-vjetorit të lindjes të Prof.Dr. Jup Kastratit 15 prill 1924 – 23 shtator 2003)

Studimet mbi jetën dhe veprën e shkrimtarëve dhe publicistëve janë të shumta, në të gjithë botën dhe për të gjitha rrymat letrare. Përligjen nga kureshtja e lexuesve për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në jetën e autorëve që publikut ia ka tronditur mendimet dhe ndjenjat.

Ndërkohë që studimet për profilin e një publicisti/gazetari janë më të pakta, ndoshta edhe për faktin se artikujt e tyre janë mall i përditshëm e ndërtohen me më pak emocion, apo sepse përpiqen ta tregojnë botën siç është, të demaskojnë padrejtësitë që bëhen në të, kur bëhet fjalë për personalitete shumëdimensionale si ai i Jeronim De Radës, që ka lëvruar pothuaj të gjtha gjinitë publicistike e letrare, dëshira për kuptuar mekanizmat e tij të brendshëm, psikologjinë dhe motivet e krijimitarisë, kanë nxitur në kërkime të detajuara shumë studiues.

Profesor Jup Kastrati është një nga studiuesit më të përkushtuar, me numrin më të lartë të punimeve të pasura e shumëplanëshe mbi jetën dhe veprën e Jeronin De Radës. Nga një studim i Begzat Baliut, lista e gjatë me artikuj shkencorë, referenca, monografi e përkthime të profesor Kastratit shkon në më shumë se 100 punime, të cilat po ashtu reflektohen edhe në botimin e bijës së vet, studiueses Diana Kastrati. Përmbledhja voluminoze e titulluar Studime për De Radën, e botuara në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së tij, (për fat të keq e pa dritën e botimit vetëm pak kohë pasi profesor Kastrati ishte larguar nga kjo jetë), përfshin shtatë krerë, ndër të cilët, kreu i pestë titullohet: De Rada, për shtypin periodik shqiptar. Në punën shkencore të profesor Kastratit, që përbëhet nga mijëra faqe botime në fusha studimi si gjuhësi, albanologji, letërsi, folklor, histori, pedagogji etj., vend të rëndësishëm zënë studimet mbi arbëreshët. Studiuesi kosovar Begzad Baliu thotë se dhjetëvjeçari i parë i hulumtimeve të prof.Kastratit lidhet me studimet e shqiptarëve të Italisë dhe veçanërisht me Jeronim De Radën.

Në shumë shkrime mediatike dhe punime shkencore, është folur e vlerësuar puna e gjatë kërkimore e Kastratit, por në këtë trajtesë do të merret në konsideratë puna e tij e parë nga një tjetër këndvështrim, të cilin edhe vetë ai e ka patur me merak për ta përfshirë brenda studimit së multidimensionalitetit të De Radës: Roli dhe funksionet që kishte në përgatitjen për botim të të parit organ mediatik të shkruar shqip, fletores “Shqiptari i Italisë” (L’albanese d’Italia).  Historiani i medias shqiptare, profesor Hamit Boriçi, pohon se  në studimet e deritashme e përkohshmja “L’Albanese d’Italia” është vlerësuar si e para gazetë shqiptare. “Kështu që, deri sa nuk do të jetë provuar me argumente shkencore hipoteza se rrënjët historike të gazetarisë shqiptare janë më në thellësi të shekujve, Jeronim de Rada do të mbetet pionier i fletorarizmit shqiptar”. Ndaj dhe kontributin e Kastratit për ta studiuar profilin gazetaresk të De Radës e kemi konsideruar si “vizatim” të të parit gazetar të shtypit shqiptar.

Sociologu i mediave dhe i gazetarisë, Eric Maigret, e klasifikon gazetarin si një figurë “të identifikuar mirë, që i përket një grupi reference, i pajisur me dije dhe aftësi teknike, dhe që duhet të ushtrojë për komunitetin një rol të dyfishtë, informimin asnjanës dhe të paanshëm (duke e parë botën më transparente) si dhe kundërpushtetin (mbrojtës i angazhuar i interesit publik).” Në përputhje me këto përcaktime ka ecur edhe qendrimi i De Radës. Prof.Kastrati ka dokumentuar se në ditën e botimit të numrit të parë të “Shqiptarit të Italisë”, më 23 shkurt 1848, në valën e kryengritjeve jo vetëm në Italinë e Jugut kundër Burbonëve, por edhe në atë të Veriut kundër austriakëve dhe në mbarë Evropën kundër qeverive despotike dhe shtypëse, De Rada niste në Napoli botimin e më së parës fletore të shtypit tonë periodik. E kishte ideuar si gazetë politike dhe letrare, italisht, por edhe me krijime në gjuhën shqipe. “Kjo gazetë e ngriti në një shkallë edhe më të lartë emrin e De Radës si punëtor shtypi.”. Për përpilimin e studimit të tij, prof.Kastrati ka shfrytëzuar kujtimet e vetë autorit, por edhe korrespondencat e tij të shumta me intelektualët më në zë të Europës së shekullit të XIX, ndër ta edhe me shkrimtaren Elena Gjika, e cila e pat quajtur fletoren “Shqiptari i Italisë” paralajmëtare të lëvizjes kombëtare shqipare. Në lëmin sociologjik të analizës së punës së gazetarëve, ata cilësohen dendur si gatekeepers (roje apo seleksionues të informacionit). Sipas këtij nocioni, Denis M. White, arrin në përfundimin se “shijet dhe konceptimet subjektive, e thënë ndryshe, përvojat personale, shpjegojnë në një pjesë të madhe përzgjedhjen”. Dokumentet arkivore të vjela për realizimin e punimit Studime për De Radën, e përligjin përcaktimin e White. Tek “Shqiptari i Italisë”, u botuan në shqip pjesë nga poema e tij “Këngët e Serafina Topisë” dhe pjesë nga poema “Vallja e haresë së madhe” e Anton Santorit. Kjo gazetë ngjalli interes në qarqet letrare të Napolit e në vise të ndryshme arbëreshe të Italisë së Jugut. Në pjesën më të madhe të hapësirës së publikimit zunë vend, në rubrika të veçanta, lajme mbi ngjarjet në Itali dhe nga jeta kulturore e shoqërore e arbëreshëve. Në artikuj të veçantë trajtoheshin tema si: historiku i Rosanos, vend i banuar nga arbëreshët, peticioni i studuesit arbëresh Nikolla Jeno de Koronejt, dërguar Parlamentit të Napolit, etj.

Botuesi dhe gazetari Jeronim De Rada

Sipas sociologjisë së Bourdieu, informacionet dhe debatet mediatike drejtohen në mënyrë të pandërgjegjshme nga kuadrot kulturore, të përgatitur në shtresat e larta shoqërore. Në vitin e botimit të këtj organi, De Rada, ishte 34-vjeçar, dhe duke cituar prof.Kastratin, e nisi punën me entuzuazëm rinor. Formimi dhe përgatitja e tij e mirë shkencore dhe artistike-letrare, i lejuan të ishte redaktor përgjegjës apo kryeredaktor, mbarështrues dhe pronar i gazetës njëkohësisht. “Lëvizjet politike të vitit 1848 – kujton De Rada – më gjetën në pararojën e liberalëve. Ose ngaqë natyra dhe mënyra ime e të menduarit ma diktonte, ose ngaq, sidoqoftë, e kisha një farë gjendjeje, fakti është se unë qendrova i veçuar nga ata që kërkonin poste. Por, mbasi P.S. Mançini e A. K. Lozierë nuk mundën të merreshin vesh për të themeluar ne të tre së bashku një gazetë, – siç shkroi pas vitit 1852 në “Pays” të Francës, – atëherë unë vetëm fillova të botoj “Shqiptarin e Italisë”, me pak më tepër se 200 pajtimtarë në Krahinë dhe me rreth 300 kopje që shpërndaheshin falas në Napoli”. Në këtë pikë, profesor Kastratin e shohim si ndërmjetësin, rrëfimtarin e ndjesive të përjetuara nga De Rada, dhe mënyra se si i ka mirërreshtuar kujtimet, dokumentet dhe korespondencat e tij, bën të mundur që t’ia lehtësojë secilit lexues gjendjen emocionale të gazetarit dhe botuesit, pështjellimet politike të kohës, vështirësitë ekonomike me të cilat është përballur, e mbi të gjitha motivin kryesor që e nxiti ta themelonte dhe ta nxirrte për botim këtë organ mediatik, ndjenjat patriotike të tij. “Unë, – deklaron De Rada – mendova të themeloj një gazetë që të ndante nevojën e atdheut nga ata që kërkonin prej tij një shpërblim, “liberalë të të tjerëve”. Mjetet e mia ishin shumë të pakta, por me guxim i vura përsëri në vend. Kontaktova, ndër ato ditë, me shtypshkruesin Trani, që botonte “Ines de Kastro” të mikut tim (Engjëll Bazile). Dhe me letër të keqe e me shkronja të vjetra, doli “Shqiptari i Italisë”. Pat pak lexues në Napoli, por nga 450 pajtimtarë në Krahinën e Kozencës, ku kujtimi që kishte mbetur prej meje ndër kolegjet e Shën Adrianit, botimet e njëpasnjëshme në gjuhën shqipe të pëlqyera, të mirëpritura, pjesëmarrja e guximshme në kryengritjen e tentuar në Kozenca, më 22 qershor 1837, bënë që të pritej me endje. Saktësia shkencore e prof.Kastratit në përçimin e këtyre fakteve dokumentare, është ndër vlerat më të çmuara të këtij punimi. Të njëjtin rrëfim fjalë për fjalë kishte vjelë edhe studiues Gaetano Petrota, në botimin e tij Populli, gjuha dhe letërsia shqipe, të botuar në Itali në vitin 1932 dhe në Shqipëri në vitin 2008. Sipas tij, De Rada tregon në autobiografinë e vet, se: “Vazhdova ta botoj (“Shqiptarin e Italisë”) vetëm, me të vetmin bashkëpunëtor, Nikolla Kastanjan, student abruces, babai i të cilit kishte qenë një nga deputetët në Parlamentin e vitit 1820. Sikurse unë, ky djaloç ia epte mundin e vet atdheut pa asnjë mendim shpërblimi”. Edhe pse me jetë të shkurtër, për aq sa u publikua, gazeta dilte rregullisht dy here në javë: të mërkurën dhe të shtunën, me një format të vogël, me katër faqe, me një tirazh fillimisht prej 500 kopjesh, e më pas, prej 1000 kopjesh. Kujtimet e De Radës dhe të dhëna të tjera kanë pohuar se ka qarkulluar deri në 27 numra. Në fund të qershorit 1848, për shkak të vështirësive ekonomike, De Rada e nxirrte me shumë vështirësi këtë gazetë, por megjithatë, sipas prof. Kastratit, ai nuk përkulej. “E mbante gjallë qëllimi i lartë e fisnik e patriotik i tij. Po edhe entuziazmi i lexuesve arbëreshë luante rolin e vet pozitiv. Mjaft lexues, përmes letrave dërguar De Radës, shprehnin urimet për mbarëvajtjen e fletores në fjalë”. Në kushte të veçanta sociale, gazetarët marrin funksione të veçanta. Më të dukshme këto funksione, apo tipare të ushtrimit të profesionit të tyre janë tek gazetarët e komuniteteve etnike të cilët, me aktivitetin e tyre publik mbajnë gjallë retorikën dhe identitetin kombëtar. Siç thotë Maigret, “Gazetarët, përtej natyrës dhe logjikave të punës, u përkasin mjediseve shoqërore dhe kulturave që prodhohen dhe riprodhohen nëpërmjet ligjërimeve të tyre”. Ruajtja e gjuhës dhe e traditave shqiptare ndër kolonitë arbëreshe është një fenomen shoqëror i studiuar gjatë e, në rastin e De Radës, ai jo vetëm e ka përcjellë në median e tij tek komuniteti vendas dhe në të gjithë Italinë, por jehona e kësaj gazete ka mbërritur në të gjithë Evropën dhe në Shqipërinë, që ende ndodhej e pushtuar nga Perandoria Osmane, duke konkretizuar kësisoj në letër frymën e fillimit të lëvizjes kombëtare, e cila do të finalizohej me shpalljen e Pavarësisë pas më shumë se gjysmëshekulli. “Kam marrë dy numrat e parë të gazetës “Shqiptari i Italisë” – shkruante Gaetano Kantivani më 3 mars 1848, shkruante: “Kjo gazetë nderon gjuhën e Shqipërisë””.  Prof.Kastrati në veprën e tij, ka sjellë edhe letrën e të parit romancier shqiptar, arbëreshit Anton Santori, i cili i shkruante De Radës me fjalët prekëse: “Mora dy numrat e gazetës “Shqiptari i Italisë” – i shkruante ai më 3 mars 1848. – më lejo të shpreh admirimin tim për këtë gazetë, ku me lot ndër sy shoh emrin e saj me titull që i përgjigjet qëllimit tonë të përbashkët”. Kështu, thotë prof.Kastrati,  gazeta në fjalë bëri jehonë ndër lexuesit arbëreshë si një tribunë e parë e shtypit të Rilindjes sonë Kombëtare. “Shqiptari i Italisë” e shtroi problemin shqiptar në vëmendje të Evropës. Në studimet e tyre mbi caktimin e kufinjve profesionalë në lidhje me punën e gazetarit , Jean – Marie Charon-it dhe Remy Rieffel-it, përcaktojnë se “universi i shtypit, tradicionalisht ndahet midis gazetarisë së informacionit politik dhe atij të përgjithshëm (i mbruajtur nga ideja për të luajtur një rol kundërpushtetit), gazetarisë audiovizive (e ndarë midis zbavitjes dhe informacionit), gazetarisë së specializuar (që pretendon se është më shumë pedagogjike) dhe gazetarisë lokale (e cila është më e përfshirë në funksionet e komunitetit). Studimet e këtyre dy autorëve janë më të vona se periudha në të cilën jetoi dhe ushtroi aktivitetin e tij De Rada, ndaj në ta përfshihet dhe kategoria e gazetarisë audiovizuale, e cila në shekullin e XIX ende nuk ekzistonte, pasi nuk ishin realizuar ende shpikjet teknologjike që e lindën. Duke u frymëzuar nga fenomenologjia gjermane dhe sociologjia e Goffman, Gaye Tuchman (në botimin e tij Making News) përmend veçanërisht rëndësinë e perceptimit të kohës në përpunimin e lajmeve. Ai përcakton se: “Të prodhosh informacion, do të thotë të thurësh një rrjetë për të kapur ngjarje, domethënë “tipizime” në një vazhdimësi të botës, shpesh të gjykuara si të pakontrollueshme dhe madje të pashpjegueshme, të kontrolluara mirë dhe nga pikëpamja organizuese, sepse lidhen me mundësitë materiale të ndërhyrjes së reporterëve”. Ndërsa Harvey Molotch dhe Marylin Lester (1974) ndërthurin dy kritere: qëllimshmëri ose jo të informacionit të perceptuar, identitet ose jo i autorit të infomacionit dhe i përhapjes së tij… Në rastin e studimit të De Radës nga ana e Kastratit, kemi një qëllimshmëri të dyfishtë: De Rada pati frymëzuar lëvizjen për çështjen shqiptare dhe Kastrati, nxori në pah përpjekjen e De Radës duke theksuar se edhe në rolin e gazetarit, ky autor vazhdon të shfaqë ndenjën e lartë që e lidh me kombin e tij.

“Fjamuri i Arbërit” (1883-1887)

Analiza shkencore e profesor Jup Kastratit për profilin gazetaresk të Jeronim De Radës, vazhdon edhe për angazhimin e dytë të tij, mbas shumë vitesh të krijimit dhe realizimit të së parës revistë e parë letrare, kulturore, artistike, folkloristike, etnografike dhe publicistike në gjuhën shqipe. “Fjamuri i Arbërit” , ishte organi që luajti një rol të madh në fushën e politikës shqiptare, të lëvizjes sonë mendore dhe asaj kombëtare. Kastrati pohon se: “misioni i saj qe i lartë dhe fisnik, si në ngulmimet arbëreshe të Italisë e të Greqisë, ashtu edhe në vise tjera ku kishte shqiptarë të shpërndarë, si në Turqi, Rumani, Egjipt, Bullgari, Amerikë, etj. Revista qe si një urë lidhëse midis lëvizjes luftarake çlirimtare që vlonte brenda në Shqipëri dhe atdhetarëve shqiptarë që vepronin jashtë Atdheut tonë për liri dhe pavarësi. Kjo revistë kishte për qëllimi zgjimin dhe përforcimin e ndërgjegjes kombëtare ndër shqiptarë, dhe misioni i saj kryesor ishte të vazhdonte detyrat e shtruara nga “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”në plan kombëtar dhe ndërkombëtar, në fushën e kulturës dhe në atë të politikës për mbrojtjen e të drejtave të popullit tonë. Periudha e gjatë kohore që shkëputi De Radën nga “Shqiptari i Italisë” tek “Fjamuri i Arbërit”, kishte sjellë në jetën e tij jo vetëm pjekjen e moshës, por edhe sprovat e vështira të humbjeve të njerëzve të tij më të dashur, sipas Petrotës. E megjithatë, Kastrati pohon se megjithëse në faqen e parë të revistës thuhej se ajo drejtohej nga një komitet zotërinjsh të Shqipërisë dhe të kolonive të saja, në të vërtetë gjithë punën e bënte vetë De Rada.  Nuk ishte më i riu 34-vjeçar, por pothuajse në të 70-tat, dhe sërish, “jo vetëm e përgatiste vetë tërë lëndën mujore, duke e përkthyer, përbri teksit shqip në italisht, për t’u kuptuar më mirë në Evropë, por ishte njëkohësisht, edhe redaktor, korrektor bocash, administrator, drejtor, editor, dispeçer dhe ushqyes i së përkohshmes me lëndë letrare, publicistike, folkloristike, gjuhësore, historike, politike, kulturore, me shqipërime nga gjermanishtja e frëngjishtja si dhe me një kronikë mjaft interesante.” Në përfundim të kësaj trajtese, nuk do të mundesha të përmblidhja më mirë se profesor Kastrati, bindjen e tij të krijuar nga leximet e gjata në vite mbi autorin e preferuar arbëresh Jeronim De Rada, se ai iu parapriu brezave të ardhshëm të gazetarisë shqiptare me fjalën e fuqishme të argumentuar, me ngarkesa të mëdha ideore, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve. Prof.Kastrati e vlerëson për punën e madhe si organizator dhe redaktor i shquar i shtypit periodik shqiptar, duke e konsideruar gjithashtu një mësues për artin e të shkruarit, të hartuarit të mendimit politik-shoqëror. Si poet i madhe që ishte, De Rada ka ditur të shkruajë me frymëzim artikuj, shkrime, që sot i përfshijmë në grupin e gjinive të publicistikës me karakter analitik. Revista e tij “Fjamuri i Arbërit”, lëvroi me sukses pothuajse të gjitha gjinitë letrare dhe publicistike, duke filluar te kryeartikulli e duke shkuar tek monografia. E po aq, studimi i ofruar nga profesor Jup Kastrati për profilin e gazetarit dhe publicistit Jeronim de Rada, është mirëfillazi një model studimor që mund të konsiderohet si një etalon pune për brezat në vijim.