Kongresi gjuhësor shqiptar i vitit 1897 në faqet e para të gazetave franceze

E premte, 29 Mars, 2024

Gazeta “La Revue d’Orient et de Hongrie” ka botuar, më 11 prill 1897 në faqen kryesore te saj, procesverbalin e Kongresit të 2-të gjuhësor shqiptar, zhvilluar atëkohë në Lungro të Siçilisë me 20 dhe 21 shkurt po të atij viti, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Kongresi gjuhësor shqiptar

Kemi para nesh procesverbalin e Kongresit të 2-të gjuhësor shqiptar, të mbajtur në Lungro (Itali) më 20 dhe 21 shkurtin e kaluar, nën kryesinë e profesorit Jeronim de Rada, poetit të njohur shqiptar.

Morën pjesë njerëz të profesioneve liberale nga Sofia d’Epiro, Mucchia Albanese, Giorgio Albanese, Firmo, Pallagorio, Frascineto; 55 persona nga Lungro, përfaqësues të komunave të S. Dementrio Corone, Firmo, Acquaformosa, të komitetit “Pro Civiltate” në Bolonjë dhe dy shqiptarë nga Bukureshti.

Iu bashkuan kongresit komunat e S. Nicola dell’Alto, Portocannone, Spezzano Albanese, Greci di Puglia dhe disa personazhe nga Castroreggio, Palermo, Piana dei Greci, Caraffa di Catanzaro, San Adriano në San Demetrio, Pallagorio, Catanzaro; shoqëria shqiptare “Dituria” në Bukuresht, komiteti i shqiptarëve në Napoli (Giovanni Castriota Skanderbeg, marchese di Auletta, A. Dramis, avokatët Fr. Mauro dhe G. Placco dhe profesorët Gerardo dhe Gennaro Couforti). Asnjë shqiptar i vetëm nga vetë Shqipëria!

Në fjalën e tij të hapjes, De Rada shpjegoi qëllimin letrar të veprës, duke vënë në dukje se statusi quo politik në Shqipëri ende ofron, në kushtet aktuale, garancinë më të mirë për kombësinë shqiptare. 

Kongresi vendosi t’i shkruajë mbretit të Italisë dhe z. Crispi (të cilët dërguan falënderimet e tyre gjatë Kongresit), komitetit të Bolonjës dhe gazetave Tribuna (në Romë), Resto del Carlino (në Bolonjë) dhe Secolo-s (në Milano).

Në seancën e 21 shkurtit, Kongresi miratoi statutin e Shoqërisë kombëtare shqiptare, e cila u formua, me qëllim që të:

1. krijojë alfabetin e përbashkët shqiptar,

2. të përpilojë një fjalor,

4. të lidhë marrëdhënie me vendin amë.

3. të botojë një revistë italo-shqiptare,

Shoqëria do të ketë selinë e saj në Lungro (Siçili), do të ketë anëtarë nderi (shqipfolës të të gjitha kombeve), themelues dhe anëtarë të thjeshtë. Anëtarët themelues do të paguajnë 12 franga në vit, ndërsa ata të thjeshtë 6 franga.

Bordi i shoqatës përbëhet nga :

– presidenti : Ans. Lorrecchio, nga Pallagorio;

– zëvendës-presidentët : Luigi Landa, nga Greci di Puglia, dhe Giov. Damis, nga Lungro;

– sekretari : prof. Camillo Vaccaro, nga Lungro.

Një mocion për të kërkuar nga qeveria italiane një subvencion prej 20.000 frangash për kolegjin S. Adriano, në S. Demetrio Corone, u shty për në Kongresin tjetër.

Ky kongres i tretë do të zhvillohet gjithashtu në Lungro.

Kongresi mori shkresa urimesh nga shoqëria “Dituria” në Bukuresht, komiteti shqiptar në Napoli, komunat e Pallagorio-s dhe Piana dei Greci, kolegji S. Adriano, z. Giuseppe Schiro, dy banorë të Giovinazzo-s ( nga Bari) dhe disa të tjerë. 

Burimi origjinal, këtu: