Suedi / 13 vjeçari shqiptar ylli i ri i ekipit të Stokholmit

E premte, 19 Prill, 2024

Aleksios Idrizi është një nga futbollistët më të talentuar të kampionatit të superligës suedeze në kategorinë e moshës 13 vjeçare. Familja e tij jeton në Stokholm prej pak vitesh ndërsa talenti me origjinë shqiptare është lindur në 25 Qershor 2007 në Selanik të Greqisë nga një çift emigrantësh nga fshati Idrizë i Belshit. Aktualisht 13 vjeçari është pjesë e ekipeve zinxhirë të “AIK Stokholm”, një prej Klubeve më të njohura të futbollit në Suedi nga i cili kanë dalë emra të njohur të futbollit vendas. Idrizi është 150 cm i gjatë dhe peshon 44 kg. Luan shkëlqyeshem si mesfushor dhe si sulmues i djathtë dhe është një nga shënuesit më të mirë jo vetëm për ekipin e tij, por edhe golshënuesi i kësaj dekade për ekipet e futbollit të 13 vjeçarëve në Suedi. Specialistët suedezë të futbollit që vëzhgojnë futbollistët e kësaj moshe e kanë cilësuar Aleksio Idrizin një talent të lindur me aftësi të jashtëzakonshme në përdorimin e topit dhe në gjetjen e rrugës së rrjetës.
Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë idhujt e 13 vjeçarit me prindër shqiptarë me origjinë nga fshati Idrizë i Belshit .

Ai në komunikime me bashkëmosharët, trajnerët dhe stafin e ekipit nuk i fsheh kurrë ambiciet për tu bërë i famshëm si futbollist. Ka regjim të rreptë dhe stërvitet si një profesionist i vërtetë i ekipit të parë. Për të Barcelona, Milani dhe Kombëtarja e Shqipërisë janë një ëndërr që ai dëshiron ta kthejë në realitet pas disa vitesh. Aleksios Idrizi studion dhe shkëlqen në shkollë dhe stërvitet si askush nga bashkëmoshatarët e tij. Me punë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, ai beson se do arrijë të jetë i suksesshëm dhe se ëndrrat që ka, nuk do te mbeten thjesht ëndrra, por do vijë koha që t’i kthejë në vepra.

Aleksio nuk vjen nga një familje futbollistësh, por nga një familje ku të gjithë e kanë dashur shumë sportin. Babai i tij, Kastriot Idrizi emigrant që në moshe fare të re, ka qenë jo vetëm i apasionuar pas sportit dhe pas lojës së futbollit në vecanti. Por kushtet e vështira ekonomike ia privuan mundesine të bëhej futbollist. Tashmë endrren e tij ,Kastrioti do ta beje realitet duke investuar dhjetë e pse jo një qind fish tek i biri.

Kastrioti shprehet se do ta mbështesë pa fund të birin dhe dëshiron që ai të shkëlqejë edhe më shumë sesa thonë trajnerët e tij. Vete ai tregon se ndjek pothuajse në çdo stadium ekipin tonë kombëtar dhe ashtu sikurse lumturohet kur kuq e zinjtë arrijnë suksese , po aq shumë trishtohet kur përfaqësuesja e Shqipërisë nuk ka rezultate pozitive.

Ekipi i 13 vjeçarit është kampion në fuqi, kryesues i vetëm i kampionatit të superligës suedeze për 13 vjeçarët, dhe ekip plot me talente. Idrizi është golshënues i kampionatit të moshave për të dytin vit rradhazi dhe një shënues i përhershëm. Në disa ndeshje ai ka arritur të shënojë 3-4 gola dhe ajo që e veçon nga të tjerët, krahas disiplinës dhe korrektësisë është edhe solidariteti tregon ndaj futbollisteve te tjerë të ekipit gjatë lojës. Në rritjen e cilësisë profesionale së tij një ndikim të madh ka luajtur edhe Sali Shala një emër i njohur i fushës së trajnimit për grupmoshat në Stokholm i cili drejton ekipin shqiptar, “FC Iliria-Stokholm”, ekip kampion i Ligës së pestë nga tetë që ka kampionati suedez i moshave. Edhe pse ndoshta është herët që të flitet me kaq shumë superlativa për një talent kaq të vogël, nuk ka asnjë arsye përse të mos besojmë që ai dhe plot fëmijë emigratësh shqiptarë anembanë botës të bëhen yje të futbollit europian.

Burimi origjinal ketu: 