Londër / Mjeku shqiptar: Jemi në mes të fazës kritike të pandemisë

E premte, 19 Prill, 2024

Mjeku anestezist-reanimator, Dr. Sali Urovi, pas një specializimi e përvoje pune në Itali, aktualisht jeton e punon në Londër. Krahas shërbimit ndaj të infektuarve me COVID-19 në spitalin ku punon, është mjaft aktiv edhe në komunikimin me bashkatdhetarët. Në një intervistë televizive, Dr. Urovi tregoi mbi përpjekjet që po bëhen në Londër dhe në Mbretërinë e Bashkuar mbi kurimin e të prekurve dhe përballimin e pandemisë.

Në lidhje më situatën, ai u shpreh se kanë hyrë në fazën kritike të pandemisë dhe sistemi shëndetësor është afër kolpasit. Nuk ka mungesë në shtretër të terapisë intensive, por mungesë në staf mjekësor, duke qenë se numri i të infektuarve po rritet së tepërmi.

“Ne jemi në mes të fazës kritike të pandemisë. Domethënë jemi aty ku nuk do dëshironim të ishim. Nëse e keni parasysh atë grafikun, ne jemi në pikun e grafikut. Kjo do të thotë në numra kemi rreth 900-1000 vdekje në ditë dhe do të thotë gjithashtu që repartet e emergjencës janë të mbushura me pacientë, që vijnë çdo ditë dhe kërkojnë ndihmë mjekësore dhe repartet e reaminacionit ka vështirësi të pranojnë pacientë se janë komplet të mbushur.Do të thoja se ne jemi afër kolapsit, nuk jemi akoma në kolaps por jemi afër kolapsit. Nëse flasim për kolaps të sistemit shëndetësor nuk bëhet fjalë për numër shtretërish sepse ne arritëm të sigurojmë një numër të madh shtretërish të terapisë intensive. Në spitalin tonë ne pothuaj e pesëfishuam numrin e shtretërve të terapisë intensive, gjithashtu në Londër u krijua një spital që ka rreth 4000 shtretër. Por problemi është se nëse ti në këto shtretër do të vendosësh të sëmurët, këta kërkojnë një ndihmë mjekësore të specializuar, kërkojnë staf që praktikisht nuk është. Ky është problemi i kolapsit, në këtë kuptim që në qoftë se kjo situatë vazhdon për ditë të tjera, atëherë stafi mjekësor është në një stres jashtëzakonisht të madh”, shprehet Sali Urovi.

Burimi origjinal, këtu: