Suedi / Shqiptarët më të shqetësuarit nga Covid-19

E shtunë, 20 Prill, 2024

Suedia është shteti i vetëm në botë që nuk ka marrë masa ekstreme për izolimin e shtetasve të saj për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ky shtet ka zgjedhur një strategji tjetër ndryshe nga vendet e Europës, apo dhe vetë Shqipëria që i ka detyruar njerëzit të izolohen për dy apo më shumë javë. Por kjo strategji duket se ka të bëjë edhe me kulturën e njerëzve atje që zbatojnë ato këshilla që japin autoritetet suedeze.

Florenc Drizari, me profesionin gazetar, u largua tre vite më parë nga Shqipëria për të jetuar familjarisht në Suedi. Florenci aktualisht jeton në Stokcholm dhe në intervistën për Gazeta “Shqip” rrëfen për situatën atje, për strategjinë që po ndjekin autoritetet.

“Ekspertët e shëndetit publik në Suedi këshillojnë daljen në ambiente të hapura, shëtitjet nëpër parqe, pra marrjen e ajrit të pastër dhe bërjen e një jete të shëndetshme dhe jo mbylljen vetëm në shtëpi. Suedezët në përgjithësi nuk përdorin maska mbrojtëse në ambiente të hapura siç shohim në shumë vende të tjera, edhe pse ka gjendje në farmaci apo mund të blihen online. Situata duket se nuk ka vend për panik, por çdokush duhet të respektojë rregullat e vendosura dhe të tregohet i përgjegjshëm”,  rrëfen ai.

Suedia mund të jetë ndër të vetmet shtete në Europë që nuk ka marrë masa ekstreme për parandalimin e përhapjes nga Koronavirus. Duket akoma më shumë një vend ëndrrash dhe tani për faktin se njerëzit shëtisin lirshëm, frekuentojnë restorante dhe lokale, punojnë normalisht dhe nuk i tremben infektimit, ndërsa shtet e tjera kanë bllokuar çdo gjë. Përse qeveria suedeze nuk mori masa të njëjta si në Europë?

Suedia ka zgjedhur strategjinë e saj në përballjen me pandeminë e koronavirusit që është e ndryshme nga shume vende të tjera në Europë dhe në botë. Ashtu siç e theksoni edhe ju, në Suedi nuk ka pasur masa të forta shtrënguese për lëvizjen e njerëzve, nuk janë mbyllur kufijtë, nuk janë mbyllur kopshtet dhe shkollat, edhe pse gjimnazet dhe universitetet vazhdojnë mësimin në distancë etj. Por sigurisht që janë marrë shumë masa edhe këtu. Fillimisht, u ndalua grumbullimi i jo më shumë se 500 personave në publik, më pas ky numër shkoi në 50. Vendime janë marrë për informimin e popullatës, për mbështetjen e bizneseve, punonjësve dhe për mbrojtjen e grupmoshave që kanë një risk të lartë të preken nga koronavirusi. Pra, nuk mund të themi që suedezët nuk i tremben virusit, ata mundohen të tregohen të kujdesshëm duke ndjekur këshillat e ekspertëve dhe bëjnë jetën e tyre normale. Dhe për sa i përket strategjisë së ndjekur, këtu disa nga ekspertët ndahen. Disa prej tyre ngrenë pyetjen, a kanë këto vende të dhëna të qarta që konfirmojnë se strategjia e tyre është më efektive si në shpëtimin e jetëve njerëzore ashtu edhe në mbrojtjen e ekonomisë nga një krizë e rëndë?

Si  është një ditë normale në qytetin kur ju jetoni, Stokcholm, a përbën problem fakti mbi lajmet e shumta ndaj Covid-19 dhe si komentohen? 

Jeta në Stockholm vazhdon normalisht. Sigurisht që ka rënë shumë intensiteti i ditëve para Pandemisë. Sipas kompanisë që menaxhon transportin publik ”SL” në kryeqytet kryhen rreth 800 mijë udhëtime çdo ditë me trena, metro, autobusa apo mjete lundruese që lidhin ishuj të ndryshëm, por kjo shifër tashmë duket se është përgjysmuar. Udhëtarët informohen në gjuhën suedeze dhe angleze që të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ruajnë një distancë fizike nga njëri-tjetri. Në stacionin qendror ”Centralstation” arrin ti numërosh udhëtarët, gjë që nuk ndodhte më parë. Situata duket e qetë, por suedezët duket se nuk preferojnë të diskutojnë lajme mbi koronavirusin në transportin publik.

Po ashtu në rrugët e qytetit shihen më pak njerëz edhe pse se një pjesë e mirë e bareve, restoranteve dhe bizneseve të tjera qëndrojnë të hapura.

Nga ana tjetër shumë suedezë punojnë nga shtëpitë e tyre. Edhe kompanitë i janë përshtatur situatës së koronavirusit në vend duke informuar vazhdimisht punonjësit e tyre me masat e reja që merren nga autoritetet.

Sa mund të ndjehet i sigurt një suedez atje kur sheh shifrat e të vdekurve nga koronavirusi?

Suedezët janë të informuar dhe kanë besim tek institucionet e tyre krahasuar me shumë vende të tjera. Shifrat tregojnë që numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 është rritur, por jo në ato nivele si në Itali, Spanjë, UK etj. Dhe këtu ndikon numri i popullsisë dhe i disa faktorëve të tjerë. Nga eksperienca ime vë re se më shume të shqetësuar duken shtetasit e ardhur së fundmi në Suedi, duke përfshirë edhe një pjesë të shqiptarëve që jetojnë këtu. Dhe kjo duket normale për faktin se ata që kanë ardhur me kontrata pune, nuk i favorizon zgjatja e kësaj situate për një kohë të gjatë dhe kjo pritet të ketë ndikim jo vetëm në ekonomi, por edhe në lejet e tyre të qëndrimit.

Personalisht keni frikë kur dilni në ambiente të hapura, pasi në këtë mënyrë veproi dhe Britania e Madhe, por më pas e pësoi?

Ekspertët e shëndetit publik në Suedi këshillojnë daljen në ambiente të hapura, shëtitjet nëpër parqe, pra marrjen e ajrit të pastër dhe bërjen e një jete të shëndetshme dhe jo mbylljen vetëm në shtëpi. Suedezët në përgjithësi nuk përdorin maska mbrojtëse në ambiente të hapura siç shohim në shumë vende të tjera, edhe pse ka gjendje në farmaci apo mund të blihen online. Situata duket se nuk ka vend për panik, por çdokush duhet të respektojë rregullat e vendosura dhe të tregohet i përgjegjshëm. Në përgjithësi suedezët i respektojnë distancat fizike.  Në fillim u duk sikur Suedia dhe Britania po ndiqnin të njëjtën strategji për përballimin e pandemisë, duke ndjekur rrugën e ”imunitetit të tufës”. Më pas u pa se britanikët ndryshuan strategji. Por kjo nuk do të thotë se as Suedia nuk mund ta ndryshojë këtë. Çdo shtet përpiqet të gjejë rrugën më të mirë që i përshtatet karakteristikave të vendit dhe situata është e ndryshme në vende të ndryshme.

Pavarësisht  këtyre masave jo drastike në Suedi këto ditë ka rritje të prekurve nga koronavirusi. Shifrat më të fundit flasin për shtim të të vdekurve dhe mijëra të infektuar?

Sipas Agjencisë së Shëndetit Publik të Suedisë, të shtunën (11.04.2020) 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit duke e çuar numrin total të të vdekurve në 887. Ndërsa numri i të infektuarve me COVID-19 përllogaritet pak më shumë se 10 mijë. Sipas ekspertëve dhe asaj që raporton media këtu kjo shifër është më e ulët krahasuar me atë se çfarë pritej pak ditë më parë dhe kjo duket një shenjë pozitive.

A parashikon qeveria suedeze marrjen e masave shtesë për parandalimin e përhapjes, të ngjashme me ato vendet e BE-së apo si në Shqipëri?

Nuk besoj se do të kemi një situatë të ngjashme me vendet që ju përmendni, por asgjë nuk është përfundimtare. Së fundmi qeveria suedeze ka miratuar një ligj që i jep mundësi të marrë vendime të shpejta në përballimin e situatës. Sipas Radios Suedeze rreth 100 mijë teste kanë mbërritur nga Kina këtë javë bashkë me pajisje robotike që pritet të rrisin numrin e testimeve ndaj koronavirusit dhe shpejtësinë e kryerjes së tyre.

Nga ana tjetër në Stockholm ndodhet një nga kompanitë më të mëdha në botë të prodhimit të respiratorëve dhe institucionet përkatëse kanë porositur rreth 200 të tillë duke rritur rezervat nëpër spitale.

Ndërkohë, në Suedi vijojnë të bëhen sondazhe dhe numri i testimeve pritet të dyfishohet. Këtu mund të përmend një sondazh që pritet të bëhet javën e ardhshme në të gjithë vendin me rreth 4000 persona. Në këtë operacion thuhet se po kontribuojnë edhe forcat e ushtrisë duke shpërndarë testet. Pra, autoritetet bëjnë vazhdimisht anketa, testime etj. për të parë dhe kontrolluar përhapjen e koronavirusit dhe në bazë të këtyre të dhënave pritet të përcaktohet edhe strategjia që do të ndiqet në vijim.

Burimi origjinal, këtu :