Emigrimi, tranzicioni dhe pesha e femrës shqiptare  

E enjte, 28 Mars, 2024

Nëse do të vështrojmë historinë e shoqërisë shqiptare duke nisur nga krijimi i shtetit shqiptar e deri sot, do të vëmë re se vendi, në mënyrë periodike, ka qenë i prekur nga plaga e emigrimit. Në letërsinë popullore janë të ruajtura imazhet e nisjes në kurbet të të rinjve dhe burrave dhe, nga ana tjetër, është ruajtur si e gjallë figura e nuses së re që nis e pikëlluar burrin në mërgim (kurbet) dhe që, ndryshe nga femrat e tjera, është e detyruar të heqë dorë nga feminiliteti dhe me stoicizëm kthehet në një figurë të ngurtë që realizon vetëm mbarëvajtjen e familjes dhe e vë veten në dispozicion të fëmijëve dhe të fisit.

Pas vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri gruaja shqiptare u ballafaqua me dy realitete. Revolucioni komunist dhe projekti i diktaturës synonin emancipimin e gruas shqiptare sipas modelit marksist. Për hir të së vërtetës, çlirimi i gruas nga prapambetja shoqërore, rritja e peshës së saj në jetën shoqërore, revolucioni feminist që i dha të drejtë femrës  që ta zgjidhte vetë fatin e saj, ishin disa reforma thelbësore. Ndërkaq, kushtet e kufizuara të jetës në shoqërinë socialiste ia shtuan barrën dhe peshën e punëve asaj. Tani ajo, jo vetëm duhet të punonte në ndërmarrjet e krijuara prej sistemit socialist, por, njëkohësisht, ajo do të duhej të vazhdonte si më parë edhe aktivitetin në shtëpi. Për shumë femra shqiptare emancipimi solli edhe rritjen e barrës së punëve që duhej të përballonte gruaja shqiptare në atë sistem.

Në anën tjetër, nuk duhet të harrojmë se borgjezia komuniste që u krijua gjatë socializmit, krijoi hapësirë edhe për një elitë femrash që u përfshinë në karrierën e punëve intelektuale.

Mirëpo, panorama e kësaj periudhe do të ishte jo e plotë në qoftë se nuk do të mbanim parasysh edhe fatin e një pjese tjetër të popullsisë që ishin familjet që u shpallën kundërshtare të komunistëve. Represioni komunist mbi kundërshtarët e regjimit dhe e tmerrshmja luftë e klasave nuk kurseu as femrën. Qindra familje që u internuan në kampet famëkeqe të Tepelenës apo në Lushnjes, ishin të mbushura edhe me gra fëmijë e pleq. Pesha e punëve që do të duhej të përballonin ato, ishte e jashtëzakonshme. Në kushte çnjerëzore ato ishin të detyruara që të punonin në punë tejet të rënda në bujqësi apo në ndërtim dhe në darkë të ktheheshin në kasolle apo në kapanone të përbashkëta dhe aty duhej të kujdeseshin edhe si nëna për familjen. Një nga këto gra të internuara, kujton se për të qepur rrobat e grisura përdornin fijet e gjata të flokëve të tyre. I tillë ishte mjerimi. Fati i kësaj pjese të gruas shqiptare është i mishëruar në mënyrën më tragjike në jetën e Musine Kokalarit.

Musine Kokalari ishte e para femër shqiptare që mbrojti një doktoraturë në letërsi në Universitetin e Romës ku ajo studioi nga mesi i viteve ’30 të shekullit të kaluar. Ishte shkrimtarja e parë femër e afirmuar dhe pas çlirimit arrestohet si kundërshtare e regjimit. Por tragjedia nuk mbaron këtu. Dënohet me 20 vjet burg dhe, pasi lirohet në vitin 1966, përreth 25 vjet ajo punon si punëtore ndërtimi dhe fshesare rrugësh në qytetin e Rrëshenit.

Në këtë situatë e gjeti rënia e diktaturës femrën shqiptare. Pas viteve ’90, shqiptarët nisën përsëri emigrimin masiv dhe largimin nga atdheu. Tani kohët kishin ndryshuar dhe nuk jemi më në fillim të shekullit XX kur burrat niseshin në kurbet dhe gratë rrinin në shtëpi. Tani, në të shumtën e rasteve, femrat shqiptare qofshin nëna, vajza apo motra e gjyshe, në pjesën më të madhe, iu vërsulen ambasadave, pastaj anijeve dhe më pas ikjeve ilegale.

Në këtë aventurë me përmasa biblike ndonjëherë, femrat u përballën më të njëjtat vështirësi si edhe vëllezërit e tyre apo burrat. Ndërkaq, rënia e piramidave dhe rebelimi i armatosur që përfshiu vendin në vitin 1997 e goditi femrën përsëri. Këtu nuk është fjala vetëm për mbytjen e nënave dhe fëmijëve në Kanalin e Otrantos, por është fjala edhe për ato nëna që u veshën me të zeza në kohën kur rebelimi i armatosur nuk kursente askënd.

Në këto vite të tranzicionit të gjatë figura e femrës shqiptare u prek edhe nga një plagë tjetër – prostitucioni. Pas rënies së diktaturës kriminaliteti shënoi kulme të paimagjinueshme. Trafikimi i fermës shqiptare u bë një gjë e zakonshme, por një prift në fshatin Blinisht, Dom Antonio Sharra, qysh në vitin 1992 dha alarmin i pari. Ai ndërtoi në oborrin e Kishës së tij një varrezë simbolike për vajzat e trafikuara dhe të vrara nga kriminelët gjakftohtë. Ndërsa historia e një nuseje nga Ishmi i Durrësit që refuzoi të trafikohej prej bashkëshortit monstër, u bë ngjarje në vitin 2000. Ajo u gjet e vrarë dhe e copëtuar në një kazan plehrash në Xhenova të Italisë. Ajo është heroina që simbolizon kundërshtimin ndaj krimit të prostitucionit.

Ndërkaq, me kalimin e viteve, shqiptarët në emigracion nisën të përshtaten me jetën e vendeve ku ishin vendosur. Emigrantët shqiptarë në Greqi, ata në Itali, Gjermani apo vende të tjera u bënë qytetarë të nderuar të atyre vendeve dhe fëmijët e tyre në shumë raste shkëlqenin me rezultatet në shkollë e në jetë. Një studim i viteve të fundit në Greqi, sipas gazetarit të njohur Robert Goro që jeton në Athinë, tregon se familjet shqiptare po e shpëtojnë Greqinë dhe sidomos tregun imobiliar. Ky studim thotë se në Athinë dhe rrethinat e saj familjet shqiptare janë të parat në listën e personave që blejnë banesa duke i dhënë një frymëmarrje tregut imobiliar. Këto banesa ata i blejnë me paratë e tyre të kursyera nga puna në vite. Kjo kulturë e jetës së familjeve shqiptare i ka mahnitur edhe grekët, thotë studimi, sepse pas kësaj kulture ata shohin traditat e një familjeje të fortë e të shëndetshme. Pas këtij rasti ata shohin figurën e femrës shqiptare dhe të nënës shqiptare e cila ka treguar vitalitet dhe përkushtim në mbarëvajtjen e familjes.

Në qoftë se sot shqiptarët, në pjesën më të madhe, janë të integruar në jetën në Perëndim, një meritë e madhe i takon femrës shqiptare, e cila është ushqyer me eduktatën dhe kulturën që familja është e shenjtë. Këtë gjë e vuri re Lucia Nadin e cila duke vëzhguar arkivat e Venedikut vuri re sidomos përshtypjen e thellë që kishin bërë gratë shkodrane në Venedik. Pas rënies së Shkodrës, në mes të shek XV, kujton Lucia Nadin (shkrimtare dhe pedagoge veneciane) në librin e saj “Shqiptarët në Venedik”, në Venecia erdhën edhe shumë familje shkodrane. Ajo që i mahniti venecianët e asaj kohe ishte figura e gruas shkodrane. Rrallë ishte parë në ato anë, një grua me tipare si ato, të bukura, të hijshme, fisnike, të ndershme dhe me një moral të pashoq. Ato, vijon Nadin, u mësuan moralin venecianëve dhe u treguan kuptimin e një jetë të virtytshme. Padyshim, integrimi i kënaqshëm i familjeve shqiptare në Perëndim ruan diçka nga figura e atyre grave shkodrane që u ballafaquan të parat me emigracionin në Perëndim.