COVID-19 / IOM thirrje për mbrojtjen e puntorëve migrantë

E martë, 25 Mars, 2025

Situata e vështirë e krijuar në gjithë botën ka bërë që shumë punëtorë migrantë, por edhe bizneset të kenë efekte negative nga koronavirusi, gjë që ka ndikuar në rritjen e papunësisë dhe humbjen e të ardhurave.

Së fundmi organizata ndërkombëtare e migracionit “IOM” ka dhënë disa udhëzime për punëdhënësit dhe bizneset me qëllim mbrojtjen e puntorëve migrantë gjatë pandemisë globale COVID -19.

Sipas njoftimit të IOM është e rëndësishme që kompanitë, sipërmarrësit dhe partnerët e tjerë të biznesit të aplikojnë një paketë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese për situatën aktuale.

Bizneset duhet të mbrojnë punëtorët e tyre migrantë dhe të bashkëpunojnë me qeveritë për të shmangur shpenzimet e dëmeve ekonomike që u kalohen punëtorëve, thuhet në njoftim.

Parimet e përgjithshme sipas IOM përfshijnë:

  • Të gjithë punëtorët duhet të trajtohen të barabartë, me dinjitet dhe respekt, pavarësisht nga gjinia dhe statusi i migracionit.
  • Shëndeti, mirëqenia dhe siguria e të gjithë punonjësve, përfshirë punëtorët migrantë, duhet të jetë prioritet për punëdhënësit gjatë kësaj krize. Bizneset duhet të ushtrojnë një qasje gjithëpërfshirëse ndaj detyrave të tyre të kujdesit duke respektuar të drejtat e njeriut dhe përmbushur nevojat themelore të të gjithë punonjësve, veçanërisht atyre që lidhen me shëndetin.
  • Monitoroni dhe zbatoni të gjitha kërkesat e krijuara nga autoritetet kombëtare dhe nën-kombëtare në lidhje me masat e shëndetit publik dhe siguroni që informacioni kritik t’u komunikohet punonjësve.
  • Ndërlidhni dhe kërkoni ndihmën e shoqatave përkatëse të punëdhënësve, tregtisë dhe biznesit për të shkëmbyer informacione dhe hapa të rekomanduar për të adresuar krizën përmes veprimeve bashkëpunuese.
  • Zbatoni një vlerësim të shpejtë të masave ekzistuese të shëndetit, sigurisë, punës dhe mbrojtjes sociale në vendin e punës dhe në akomodimin e punëtorëve (nëse është e rëndësishme) dhe identifikoni nevojat më të ngutshme të punonjësve.
  • Përqendrohuni në masat e ndjeshme ndaj gjinisë dhe përshtatni përgjigjen tuaj ndaj nevojave të grupeve potencialisht të cenueshme brenda fuqisë punëtore, përfshirë edhe migrantët.

Ndërkohë, thuhet se janë mbi 164 milion punëtorë migrantë në vende të ndryshme të botës përfshirë këtu punonjësit e vijës së parë edhe punonjës të tjerë në fusha të tjera si ekonomi, bujqësi, trasport, etj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.