Angli / Komuniteti shqiptar ndihmon bashkatdhetarët në nevojë

E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

Pandemia COVID-19 mbërtheu shpejt Anglinë ku deri tani numri i të prekurve ka arritur në mbi 65 mijë. Përveç ekipeve mjekësore të cilët janë në vijën e parë të luftës për t’i ofruar ndihmë qytetarëve, në anën tjetër janë angazhuar edhe përfaqësues të komuniteteve në aksione solidare për ndihmë njerëzve në nevojë.

Një iniciative të tillë i janë bashkuar edhe aktivistët e komunitetit shqiptar në Londër.

Muhamet Ceka, bashkëthemelues me Arta Hysi, Dani Shaqe dhe Juljana Shalla i “Shoqatës Shqiptare COVID-19”, tregon për gazetën “Diaspora Shqiptare” se kjo nismë erdhi nga vullneti i mirë qytetarve, për të mbështetur bashkatdhetarët e tyre pa dokumente apo ata të cilët kanë humbur punën si pasojë e pandemisë. Nismës së tyre i janë bashkuar edhe shumë shqiptarë me donacione, tregon ai.

“Unë publikova një njoftim në rrjetet sociale, për të ndihmuar shqiptarët në Angli, sidomos ata që janë pa dokumente. Këtu një pjesë e madhe paguhen me javë dhe po nuk more rrogën në fund të javës do të thotë që rrezikon të mbetesh pa ngrenë dhe në qiell te hapur. Ideja ishte të organizoheshim disa persona që në mënyre vullnetare të ndihmonim njerëzit në nevojë. Kur pamë interesin e madhe të njerëzve për të ndihmuar bashkatdhetarët të cilët po ofroheshin për të ndihmuar u organizuam me shpejtësi”, tha ai.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shpërndarë ndihma në më shumë se 10 familje, ndërsa sot ky numër është dyfishuar.

Me tej ai thekson se ndihma që ofrojnë nuk kufizohet vetëm në ushqime dhe veshje, por vullnetarwt mund ti asistojnë bashkatdhetarët në rastet kur kanë nevojë për këshilla ligjore dhe ndihma shëndetësore.

Pavarësisht masave të marra nga qeveria për ndalimin e lëvizjes, Ceka shprehet se do t’i drejtohen autoriteteve përkatëse që t’iu mundësojë vazhdimin e këtij aksioni solidar jo vetëm në Londër, por në të gjitha qytetet e Anglisë ku ka shqiptarë.