Historia / Dr. Faik Turdiu, 35 vite kirurg në spitalin e Zagrebit

E enjte, 25 Prill, 2024

Historia e panjohur e djalit nga Tirana, asistent i mjekëve të njohur kirurg, Dr. Loci dhe Frederik Shiroka, i cili pasi kishte nisur studimet në Torino që para Luftës, në vitin 1947 u dërgua të studionte në Zagreb dhe pas prishjes së marrëdhënieve zyrtare në mes Tiranës dhe Beogradit, ai nuk u kthye më në atdhe, por vazhdoi studimet dhe u diplomua në Fakultetin e Mjeksisë së Universitetit të Zagrebit.

Karriera  35 vjeçare e Dr. Turdiut, kirurgu i talentuar që e mbylli jetën larg atdheut në vitin 1982 me mallin për vendlindjen, në vlersimet e kujtimet e miqve e kolegëve të tij, si dhe konsiderat e larta të ish-presidentit kroat, Franjo Tuxhman, i cili në një takim me të afërmit e Turdiut, u shprehu atyre falenderimet e thella për shërbimet që Dr. Faiku i kishte bërë popullit kroat.

Këto ditët e fundit pas shfaqjes së kësaj pandemie që ka prekur Shqipërinë dhe pjesën më të madhe të botës, në ekranet televizive kemi parë shumë mjekë shqiptarë që shërbejnë në klinika të ndryshme anë e mbanë botës, duke dhënë kontributet e tyre të vlefshme edhe në këtë situatë kritike që po kalojmë. Por edhe para viteve ’90-të, ka pasur mjekë shqiptarë mjaft të talentuar, që për shkaqe nga më të ndryshmet, kanë dhënë kontributet e tyre jashtë atdheut, dhe nisur nga ky fakt, regjimi komunist i kishte mohuar këta njerëz, duke ushtruar mbi ta luftën e ashpër të klasave dhe duke i mbështjellë me terrin e heshtjes me qëllim që të harroheshin përgjithmonë në atdhe. Njëri prej këtyre është Dr. Faik Turdiu, me origjinë nga Tirana, një kirurg i mrekullueshëm, primarius i spitalit kryesor të Zagrebit, ku punoi për 35 vjet me rradhë.

Dr. Faik Turdiu punoi me devotshmërinë e kirurgut të përkushtuar dhe me ndjenjën e shqiptarizmës në zemër deri sa mbylli sytë përgjithnjë, mjerisht jo në vendin e vet, por në Kroaci, ku puna iu çmua së tepërmi, madje jo më pak se do t’i ishte çmuar në Shqipëri. Jetës dhe punës së Faikut do të mund t’i shkonte më së miri për shtat thënia lapidare e të paharruarit Dr. Frederik Shiroka: “Edhe në qoftë se kirurgjia nuk ka atdhe, kirurgu ka”. E desh fati, pra, që të ndodhte kështu me Dr. Faik Turdiun, këtë misionar në shërbim të kirurgjisë pa kufi.

Dr. Faik Turdiu, Primariusi i nderuar, u shpërblye me mirënjohjen,  me dashamirësinë dhe me respektin më të madh prej qytetarëve zagrebas për punën e tij 35-vjeçare, pikërisht ashtu siç qe vlerësuar disa vjet përpara tij kirurgu i njohur dhe ortopedi i talentuar, krijuesi i traumatologjisë moderne shqiptare, Dr. Nazmi Shehu nga Gjirokastra, edhe ky primarius për disa vjet po në atë spital.  Për përkushtimin e admirueshëm në mjekësi, për sukseset e shumta të bisturive të këtyre kirurgëve të mëdhenj në punë dhe të thjeshtë në jetë, si dhe për kontributin që dhanë për miqësinë mes popujve shqiptar e  kroat, mendoj se ka ardhur koha që këto dy figura të shquara të mjekësisë sonë të përjetësohen në bronx te ne dhe, na e do zemra, edhe në Zagreb.

Ka ardhur koha, gjithashtu, që mjekësia shqiptare t’i përthithë dhe t’i bëjë të sajat vlerat shkencore dhe përvojen e vyer të të gjithë mjekëve të shquar, që punuan në Shqiperi dhe jashtë saj, në mënyrë të organizuar dhe të institucionalizuar nëpërmjet studiuesve të mirëfilltë dhe të pasionuar.

Vdekja e papritur

Dr. Turdiut i erdhi vdekja krejt papritur në moshën 63 – vjeçare: ndërsa ishte në punë pranë tryezës së operacionit, pësoi një infarkt të miokardit. Ndërhyrjet e kolegëve për ta shpëtuar nuk dhanë rezultat, sepse goditja e rëndë e shkëputi nga jeta pas tri ditësh, më 26 shkurt 1982. Deri ditën e varrimit, pranë arkivolit të tij të vendosur në mjediset e spitalit, bëheshin homazhe. U mbajtën, gjithashtu, mbledhje përkujtimore me ligjërata shkencore nga kolegët etj. Më 2 mars, ditën e varrimit, rreth arkivolit të tij u mblodhën shumë pacientë që kishin ndier efektin shërues të dorës së tij, kolegë, miq, shokë dhjetëra shqiptarë të ardhur me nxitim nga Kosova dhe vise të tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi dhe të tjerë nga diaspora për t’i bërë nderimet e fundit dhe për ta përcjellë njeriun e tyre të dashur.

Në krye të kortezhit të përmortshëm qëndronte i vëllai, Ramazan Turdiu, me bashkëshorten, Margaritën, të ardhur posaçërisht nga Sh B A. Dhe ishin vetëm këta të dy që përfaqësuan familjen numerike Turdiu në këtë përcjellje tragjike. Pranë tyre ishin autoritete të qytetit, të prirë nga banda muzikore, kurorat e panumërta…fjalimet. Kështu Zagrebi përcolli me nderime të mëdha mjekun e nderuar shqiptar.

Por nuk ndodhi kështu në Tiranën e dashur të Faikut. Si pasojë e situatës politike paradoksale të kohës, njerëzit më të afërt nuk mundën t’i gjenden pranë në çastet e fundit dhe nuk patën mundësi të merrnin pjesë në ceremoninë mortore e të hidhnin një grusht dheu të Shqipërisë në varrin e tij. Këtu në Tiranë, pra, lajmi i zi u përhap ndër të afermit vesh më vesh. Familja nuk guxoi të çelë mortin e ta qajë haptazi birin e saj të shtrenjtë, ndërsa rrethi i miqësisë druhej t’i shkonte për ngushëllim, sepse Faiku ishte shpallur “i arratisur politik”, “armik i popullit”.

Lëmshet e lotëve në grykët e njerëzve të dashur rrodhën shpejt e shpejt një ditë mbi varrin e Aliut (i vëllai që kishte vdekur dy javë më parë), atje në Shtish Tufinë, para fotografisë së Faikut. Pas kësaj ngjarjeje, për tetë vjet radhazi, Faikun e mbuloi terri: nuk pati asnjë informacion. Vetëm më 1990, z. Syrri Muhaxhiri dhe disa shqiptarë nga Kosova, sollën të dhëna të çmueshme e dokumente personale të Dr. Faikut. Në vitin 1992, znj. Jelena Turdiu, bashkëshortja e Dr. Faikut, i dhuroi të vëllait të Faikut, Hasanit, disa sende e relike të të shoqit, gjatë një udhëtimi që ky bëri në Zagreb.

Burimi origjinal, këtu :