Mësuesit e gjuhës shqipe në Zvicër vazhdojnë misionin e tyre on line

E shtunë, 20 Prill, 2024

Nga Vaxhid Sejdiu

Gresa, Gentonis, Aurela dhe Andi Shala gjatë një orë mësimore në gjuhën shqipe

Kjo është java e katërt, ku të gjithë nxënësit e shkollave fillore në Zvicër, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në  shumë vende të botës, qëndrojnë në shtëpi dhe mundohen nëpërmjet mënyrave të ndryshme elektronike, të jenë sa më afër orëve mësimore, të cilat i ofrojnë mësuesit e tyre. Po të njëjtin rrugëtim e bëjnë edhe kolegët e shkollave shqipe në Zvicër, me mësimin në gjuhën shqipe. 

Ajla, Lina dhe Adni Sulejmani duke i bërë detyrat në shtëpi

Pra, nxënësit e shkollave shqipe krahas mësimeve në gjuhën e vendit ata vazhdojnë edhe me mësimet në  gjuhën shqipe. Këto javë dhe ato që vijnë në vazhdim janë padyshim me interes për mënyrën dhe format e punës, komunikimin me nxënësit dhe prindërit si urë lidhëse, për t’ia arritur qëllimit. Fillimi ynë në këtë fushë të organizimit të mësimit shoqërohej me shqetësimet e veta, pro me kalimin e kohës, vërejtëm se bëmë mirë që ia filluan, që nga java e parë me mësimin e këtillë.  Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me nxënësit dhe me prindërit, dita për ne mësuesit kalonte shumë shpejt, sa që shpeshherë harronim izolimin në shtëpi, harronim kohën e lajmeve, sepse detyrat e nxënësve kërkonim verifikimin e tyre. Kopje, fleta të plotësuara, lexime të regjistruara dhe të dërguara nëpërmjet videos, e-maile me përgjigjet e nxënësve, mesazhe të prindërve, poezi të recituara, çaste nga leximi i përrallave etj.

Lorik dhe Anduena Haliti me gjyshin e tyre Adem Halilin

Ajo që më bëri përshtypje ishte se çdo javë ndryshonte nga java tjetër. Pyetjet fillestare mungonin në javët në vazhdim, pyetjet a duhet t`i bëjnë fëmijët edhe detyrat e gjuhës shqipe? – mungonin në javët në vazhdim, pyetjet pro dhe kundër të prindërve  në chat-in e prindërve,  të shkollave mungonin në javët në vazhdim. Nuk kishte kënaqësi më të madhe ku në vazhdim  në vend të pyetjeve merrnim vetëm përgjigjet nga nxënësit. Filloi një garë  e brendshme, brenda klasës,  e cila padyshim solli edhe rezultatin e vet. Filluam të realizojmë qëllimin, që orët mësimore në gjuhën shqipe edhe në shtëpi të mos mungojnë. Ata të cilët kishin kohën e duhur, e kishin më lehtë dhe jo rrallë herë kërkonin edhe detyra shtesë, kurse ata të cilët ishin në punë,  e kishin pak me të vështirë dhe kërkonin kohën e duhur. Por të gjithë ishim në një valle, në një valle të përbashkët që tani emrin e kishte gjuha shqipe, mësimi në gjuhën shqipe apo edhe detyrat e gjuhë shqipe.

Anesa dhe Ajlina Huneli nxënëse të shkollës shqipe në Volketswil

E gjithë kjo kohë kishte ngarkesën e vet, natyrisht për prindërit, por kishte edhe kënaqësinë, e cila ishte e veçantë. Komunikimi i këtillë nuk kishte ndodhë më herët, çdo ditë në postën elektronike merrnim detyra, mesazhe dhe pyetje, si dhe  jepnim këshilla, përgjigje të cilat na bënin që  ta harrojmë kohën dhe mungesën e hyrje –daljeve.

 Alea Halimi, nxënëse e shkollës shqipe në Uster

Dhe fare në fund ç’mund të themi qëndrojmë në shtëpi, larg bankave shkollore, larg ngarkesës dhe kënaqësisë së ambientit shkollor, por edhe kjo  gjendje jo e zakonshme na detyron të punojmë ndryshe, e cila padyshim  e ka kënaqësinë e vet. Shumë gjëra i shohim dhe i ndjejmë ndryshe se më parë.   Por, një gjë është më e qartë, se të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin, për zërin e atyre që kemi punuar dhe punojmë së bashku. Dhe mos të flasim për më të afërmit…

Gjatë këtyre tri javëve përveç se me nxënësit edhe me kolegët (Mimoza Dakon, Qefsere Sejdiun, Nora Maculën, Albulena Jusufin, Fatmire Rahimin, Ardian Shaqirin, Teuta Myrtajn, Renata Balliun, Nermine Shabanin, Isuf Ismailin, Liljana Gojanin… kemi komunikuar më shumë, jemi interesuar jo vetëm për format e punës, por edhe për shëndetin e njëri –tjetrit.

Dhe këtyre përjetimeve po ua bashkëngjis edhe disa fotografi të nxënësve të shkollave shqipe, të cilat ndërkohë m`i kanë dërguar, sepse edhe këto përshtypje personale marrin më shumë kuptim kur shoqërohen me fotografitë e nxënësve të cilët janë mrekullia vet.

Blinera dhe Bertina Gërvalla, nxënëse të shkollës shqipe në Schwerzenbach

Lijana Idrizi, nxënës e shkollës shqipe në Uster

* Autori është mësues i gjuhës shqipe në Zvicër