Londër / Mjeku shqiptar: Si e mposhta Covid-19

E shtunë, 20 Prill, 2024

Adrian Fandi, mjek shqiptar me banim në Londër ka ndarë në emisionin “Opinion” përvojën e tij me Covid -19.

Ai tregoi se kishte rezultuar pozitiv, por mbi të gjitha kishte pasur simptoma të forta të sëmundjes, duke arritur në marrjen e deri në 8 litër oksigjen.

“Për mua ka rëndësi kur fillon e ndjen veten jo mirë. Nëse numëroni litrat e oksigjenit që Boris Xhonson merr 4 litër, unë ditën e parë u shtrova në spital me 8 litra oksigjen. E shikoja sasinë e oksigjenin, sepse nëse do kalonin 8 litra do haja tubin. Tubin e kisha përdorur tek shumë pacientë, por për vete thashë jo”, u shpreh mjeku.

Sa ditë ndenjët i oksigjenuar në spital?

Gati 5 netë, derisa arrita  në nivelin minimal të marrjes së oksigjenit, dhe kur oksigjenimi më shënoi 94, aty thashë ja hodha. 48 orët e para ishin ato më të vështirat, që e shikoje veten që nuk ecje as përpara as pas. Çdo mëngjes çohesha me syrin pozitiv, që nuk isha bërë më keq.

Ajo që ishte kryesorja ishte dhimbja. Unë kurrë nuk kam pasur dhimbje në jetën time. Të dhimbte nga maja e flokut deri në fund të këmbëve. Pastaj filloi temperatura, pastaj filloi marrja e frymës. Pas dy ditësh radigorafia e mushkërisë ishte bërë bërë sikur të qëllon dikush me çifte.

Tjetër gjë që doja të thoja për intubimin. Kur kemi qenë fëmijë kemi luajtur me topa futbolli. Dikush e kishte topin të ri, dikush me pulla. Topi i ri, po ta fryje mbante, kurse topi i vjetër në mes të lojës, çahej. Edhe pacientët që janë me patologji të tjera dhe që janë të vjetër në moshë, mund t’i frysh sa të duash me tub, por nuk arrijnë të përballojnë deri në fund të lojës. Tubi ka një vdekshmëri 68%. Kur flitet për intubim flitet për një njeri që ka 5 deri në 10 % mushkëri të prekur.

Në letrën e mjekes gjermane pamë që  ata intubojnë nga 20 deri në 60 vjeç. Nuk ka pacientë mbi 60 vjeç. Pra ata kanë vendosur kë do shpëtojnë dhe kë do lenë të vdesë.  Moshat e vjetra për fat të keq nuk mund ta përballojnë. Ajo që është e pashpjegueshme lidhet me faktin se në Itali kanë vdekur 20 mijë vetë dhe në Gjermani 1 mijë.

Burimi origjinal këtu: 