Dr. Manol Jovani: Nuk na kërkohet asgjë më shumë sesa të rrimë në shtëpi

E shtunë, 20 Prill, 2024

Dr. Manol Jovani është një nga mjekët e suksesshëm shqiptar në Baltimore, Maryland, SHBA. Nuk gjendet aty rastësisht, gjendet falë punës dhe përkushtimit të tij ndaj një profesioni kaq të vështirë por edhe human sa është mjekësia. I lindur në qytetin e Vlorës, përfundoi studimet për mjekësi ne Universitetin e Bolonjës në Itali. Më pas kryen studimet master në Harvard për epidemiologjinë dhe biostatistikë, si dhe numëron 45 publikime shkencore. Pasi kreu kërkime shkencore për 3 vjet nëMassachusetts General Hospital dhe Harvard Medical School (2016-2019), tani Dr. Jovan ipunon te Johns Hopkins Hospital. Por pavarësisht profesionit impenjativ ai është shumë i përfshirë edhe në komunitetin shqiptarë në SHBA.

Dr.Jovani është e pamundur sot të nisësh një intervistë pa pyetur për situatën e krijuar nga Koronavirusi në qytetin ku ju jetoni dhe punoni?

Unë punoj në spitalin Johns Hopkins në Baltimore, Maryland. Megjithëse tashmë ka mbi 3600 raste në këtë moment, ky shtet nuk është goditur aq shumë nga COVID 19 në krahasim me shtete të tjera, si p.sh. NewYork. Por çdo gjë është vënë në gatishmëri të plotë për të përballuar rritjen e rasteve që pritet të ndodhin në javët në vazhdim. Spitalet po bëjnë përgatitjet maksimale.

Jeta publike është pezulluar, kinematë e restorantet janë mbyllur, koncertet janë anuluar, shkollat dhe kishat janë mbyllur. Njerëzit po punojnë nga shtëpia, takimet bëhen në mënyrë telematike, fëmijët bëjnë mësim online ose në shtëpi me prindërit, madje dhe shërbimet fetare bëhen online. Fatkeqësisht jeta normale është pezulluar. Kjo është e përshtatshme, pasi jemi në një situatë urgjence që kërkon një përgjigje serioze dhe të shpejtë.

Ndonëse aktualisht ju jeni i fokusuar në gastroenterologji, ju keni përfunduar dhe një master (ndër të tjera) në Harvard për Shëndet Publik. Dhe ky është ndoshta momenti më i përshtatshëm për t’ju pyetur për protokollet e shëndetit publik. Sa efikase janë në të tilla raste? A vlejnë masat e rrepta parandaluese, distancomi social?

Absolutisht. Të gjitha studimet tregojnë qartë se limitimi i ekspozimit është faktori kryesor për uljen e shpërhapjes së virusit. Por nuk ka nevojë për të lexuar studime shkencore për të ditur një gjë kaq të thjeshtë: nëse je afër dikujt që ka sëmundje, është më e lehtë që ta marrësh këtë sëmundje, e kundërta është e vërtetë nëse je larg. Këto janë masa të jashtëzakonshme që merren vetëm në momente urgjence, si ai në të cilin ndodhemi tani. Sigurisht që nuk është aspak e pëlqyeshme. Por është absolutisht e nevojshme. Sa më shpejt të vëmë në zbatim rregullat e vetizolimit, aq më i vogël bëhet rreziku, dhe si rrjedhojë aq më shpejt mund të kthehemi në jetën normale. Por duhet ta kemi të qartë që në këtë moment jemi në një rast emergjence, dhe duhet trajtuar si i tillë. Masat e rrepta janë absolutisht të nevojshme dhe janë marrë kudo nëpër botë.

Sigurisht, këto nuk janë masa të përhershme, dhe nuk mund të mbahen për një kohë shumë të gjatë. Por ndërkohë që nuk kemi një vaksinë apo trajtim, apo nuk janë ideuar masa të tjera alternative për të ulur shpërndarjen, këto masa duhen respektuar për të mirën e vet vetes tonë. Kudo nëpër botë qeveritë po konsiderojnë zgjidhje alternative të cilat mund të lejojnë që njerëzit të kthehen në punë e ekonomia të rimëkëmbet duke pasur në të njëjtën kohë një siguri të arsyeshme që virusi nuk do shpërhapet. Por këto alternativa akoma nuk janë specifikuar qartësisht, dhe për sa kohë nuk realizohen, vetë-izolimi është zgjidhja më e mirë që kemi.

Çfarë mund të presim nëse nuk respektojmë masat?

Shpërhapja e sëmundjes me pasoja shkatërruese. Sipas të dhënave të para dukej se kjo sëmundje ishte fatale vetëm për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Por me kalimin e kohës po shohim një rritje të rasteve fatale edhe të pacienteve të rinj pa sëmundje kronike. Askush nuk mund ta konsiderojë vetëm jashtë rrezikut, dhe si rrjedhojë duhet të zbatojë masat e parandalimit. Alternativa është të rrezikojë jetën e tij dhe të njerëzve të dashur.

Nuk është qëllimi im të shpërndaj frikë. Dua thjesht të bëj të qartë që situata është kritike, rreziku real, dhe se duhet marrë seriozisht.

Një nga pikat e programit tuaj ka qenë epidemiologjia klinike dhe biostatistikat. Çfarë mund të na thonë në këtë rast për të “qetësuar” sadopak lexuesit në këtë situatë pandemie?

Lajmi i mire është që metoda e parandalimit është shumë e thjeshtë. Nuk na kërkohet asgjë më shumë sesa të rrimë në shtëpi dhe të ulim në maksimum kontaktin me njerëz të tjerë. Është e papëlqyeshme, sigurisht. Por është shumë e thjeshtë. Nëse të gjithë zbatojnë masat parandaluese, sëmundja nuk do të shpërhapet, dhe rreziku personal do të jetë shumë i ulët. Por e gjitha varet nga zbatimi personal i masave mbrojtëse. Pra ndryshe nga gjëra të tjera të cilat nuk varen nga ne, në këtë rast secili prej nesh personalisht ka në dorë se sa do të shpërhapet kjo sëmundje.

Nga ana tjetër mjekët e shkencëtarët në gjithë botën po punojnë për zhvillimin e një vaksine dhe trajtimi për këtë virus, dhe shpresojmë që së shpejti të kemi rezultate. Gjithashtu, si thashë më parë, modele alternative për rikthim në punë në mënyrë të sigurt po konsiderohen gjithandej, dhe me rritjen e të dhënave mbi këtë sëmundje nga gjithë bota, këto modele mund të fillojnë të aplikohen në shoqëri më gjerë.

Puna juaj është fokusuar në gastroenterologji, në kërkime shkencore? Sigurisht që është një fushë e vështirë por cila është sfida në rastin tuaj?

Në fushën profesionale, unë kam dy pasione: aktiviteti klinik dhe kërkimet shkencore. Sfida kryesore për mua qëndron vetëm te vendimi se sa kohë do të mund t’i dedikoj secilës.

Aktiviteti im klinik ka të bëjë me endoskopinë terapeutike të avancuar. Sot me anë të endoskopisë mund të kurojmë ose parandalojmë kancerin, ose të bëjmë shumë procedura të tjera të cilat në të kaluarën mund të bëheshin vetëm me anë të kirurgjisë. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme kur shpëton jetën e një pacienti me një metodë shumë pak invazive, kur di që vetëm disa vite më parë i njëjti pacient do të kishte bërë kirurgji madhore e cila mund të kishte pasur shumë komplikime.

Nga ana tjetër kërkimet e mia shkencore janë fokusuar në identifikimin e metodave më të mira për të trajtuar sëmundjet gastroenterologjike me anë të endoskopisë dhe analizimit të faktorëve të rrezikut për sëmundjet gastroenterologjike në popullatën e përgjithshme. Ky është një pasion për mua, pasi e di se shpikja e një metode të re apo krijimi i të dhënave rreth një procedure mund të ndikojë praktikën klinike në gjithë botën. Falë kërkimeve të mia shkencore në këtë fushë së fundmi u zgjodha të marr pjesë në zhvillimin e guidave Europiane për trajtimin endoskopik të sëmundjeve gastroenterologjike.

Vështirësia e vetme për mua është thjesht koha. Do të dëshiroja t’i dedikoja 100% të kohës sime secilit prej këtyre aktiviteteve, por sigurisht kjo është e pamundur. Vështirësia është që të vendos se sa kohë do i dedikoj secilës.

Dr.Jovani jeni pjesë e Diasporës në dy vende, fillimisht në Itali, ku keni kryes studimet dhe specializimin dhe më pas në ShBA. Si ka qenë përvoja juaj në këto komunitete?

Shumë pozitive ne përgjithësi. Kam ndërtuar miqësi të mrekullueshme dhe më janë hapur shumë dyer si në Itali ashtu edhe në SHBA.

Sigurisht ka pasur shumë vështirësi, por kjo është natyrale. Unë isha një askush që shkoi për të ndërtuar diçka në një vend të huaj, pa asnjë mbështetje përveç asaj të prindërve të mi. Është normale që do të ketë vështirësi, shumë vështirësi dhe sakrifica.

Por si në Itali ashtu edhe në SHBA unë pata një eksperiencë të mrekullueshme. Kur njerëzit shikojnë që t’i përpiqesh shumë e punon me seriozitet të respektojnë dhe të ndihmojnë. Në thelb eksperienca ime më ka mësuar se çdo gjë varet nga ne vetë.

Sa e vështirë është të bëhesh pjesë e një shoqërie të integrohesh?

Për mua personalisht nuk ka qenë shumë e vështirë. Kjo për dy arsye. E para, unë që në adoleshencë kam qenë pjesë e një kishe të krishterë, dhe si rrjedhim kudo që veja në qytete të ndryshme gjëja një komunitet të krishterë të gatshëm për të më pritur.

Së dyti, unë nuk lejova që nënshtetësia ime apo e të tjerëve të bëhej një pengesë për ndërtimin e miqësive. Kur vajta në Itali për herë të parë, disa djem shqiptarë më këshilluan t’i qëndroja larg italianëve sepse ishin racistë. Unë nuk e pranova këtë këshillë, por trajtova çdo njeri me respekt dhe miqësi. Si rrjedhojë disa nga miqtë e mi më të mirë janë italianë, dhe në fakt nga gjithë bota. Unë besoj se çdo njeri duhet trajtuar si individ i veçantë, e jo si pjesë e një grupi. Ne këtë mënyrë mund të identifikosh lehtë njerëz me të cilët ndan interesa dhe pasione të përbashkëta, dhe si rrjedhojë formon miqësi. Kjo pastaj çon në mënyrë natyrale në integrim në shoqëri.

A është shkollimi mjeti më i fuqishëm për tu integruar?

Shkollimi është një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm për t’u integruar, por nuk është i vetmi. Në thelb sipas meje është dëshira për të njohur e trajtuar çdo person si një individ të veçantë në vetvete, me respekt dhe dashuri, dhe sigurisht të presësh që të tjerët të të trajtojnë ty në mënyrë të ngjashme. Në bazë të eksperiencës time personale, kjo do të çojë në mënyrë te paevitueshme në miqësi e integrim.

Jeni aktiv në komunitetin shqiptar në Boston. Në ceremonitë e festave kombëtare etj. Merrni pjesë?

Komuniteti shqiptar në Boston është një komunitet i jashtëzakonshëm, dhe unë jam shume krenar për të. Jo vetëm që kam marrë pjesë në çdo aktivitet madhor të organizuar nga komuniteti, por edhe kam ndihmuar në organizimin e disa prej tyre me shumë gëzim. Shqipëria është vendi im dhe është gjithmonë në zemrën time. Sa herë takoj komunitetin Shqiptar ne Boston (ose në Uashington, duke qenë se tani jetoj në Baltimore, që është shumë afër), është sikur të kem një copë të vogël të Shqipërisë në mes të Amerikës!

A mendoni të ktheheni në Shqipëri ose të jepni kontributin tuaj në sistemin shëndetësor shqiptar?

Unë jam gjithmonë i hapur ndaj mundësive që mund të hapen. Nëse krijohen situatat e përshtatshme do të isha mëse i lumtur të kthehesha në Shqipëri. Nëse kushtet për një kthim fizik nuk realizohen, përsëri jam mëse i hapur dhe i lumtur të ndihmoj nga larg. Tashmë teknologjia e ka bërë çdo gjë kaq të afërt sa disa herë nuk është e nevojshme të jesh fizikisht në një vend për të dhënë një kontribut.

Çfarë do t’i thonit të gjithë të rinjve që dëshirojnë të bëhen mjek, të studiojnë dhe të punojnë në vende të tjera të botës?

Së pari, lumturia nuk ndodhet domosdoshmërish jashtë Shqipërisë, e as domosdoshmërish brenda Shqipërisë. Lumturinë e ndërtojmë vetë në jetët tona, me vendimet e përditshme që marrim, pavarësisht ku jemi.

Por nëse vendosni të shkoni jashtë Shqipërisë duhet të përgatiteni për një aventurë. Si çdo aventurë duhet të jeni gati për shumë gëzime e fitore, por edhe për shumë sakrifica, për mundësinë e vetmisë, zhgënjime e pengesa. Punoni shumë e mirë. Në fakt, duhet të punoni më shumë se vendasit, sepse ata do të kenë disa avantazhe të cilat ju nuk do i keni. Por kur ju shohin që punoni shumë dhe mirë, do ju respektojnë dhe do u hapin dyert. Mbi të gjitha trajtoni çdo njeri me dashuri e respekt, dhe kjo do t’ju kthehet shumëfish. Nëse krijohet mundësia bëjeni, edhe sikur të jetë vetëm për disa vite. Është një aventurë e jashtëzakonshme.