Të drejtat e shqiptarëve në Greqi

E mërkurë, 24 Prill, 2024
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Të drejtat e shqiptarëve në Greqi

Nga Fotini Shehu

Demokracia është sistemi politik në të cilin pushteti buron nga populli, ushtrohet nga ai dhe i shërben interesave të tij. Karakteristika kryesore e saj është se vendimmarrja rrjedh nga votimi i lirë i qytetarëve (Shqiptarët që banojnë në Greqi nuk e kanë akoma këtë të drejtë).

Të drejtat e njeriut u takojnë të gjithë njerëzve kudo që ndodhen, me qëllim që t’ju sigurojnë atyre një mënyre jetese dinjitoze. Shpesh ato shprehen dhe mbrohen nga ligje të ndryshme si kombëtare, po ashtu dhe ndërkombëtare (kontrata të OKB-së). Këto të fundit i detyrojnë shtetet pjesëmarrëse të veprojnë me një mënyrë fikse ose të shmangin disa veprime që cënojnë të drejtat e njeriut. (Mësimi i gjuhës mëmë, e drejta e nënshtetësisë sipas standardeve evropiane, e drejta e punësimit në shtet e shqiptarëve të diplomuar në Greqi lë shumë për të dëshiruar).

Kur flasim për drejtësi, qysh në kohët e lashta na vjen në mendje ndjenja e së drejtës. Në epokën tonë drejtësia duhet të jetë një funksion i pavarur i shtetit në të cilin nuk lejohen ndërhyrje nga asnjë institucion tjetër po ashtu as dhe nga udhëheqja politike. Sipas Programit Ndërkombëtar të Drejtësisë, shteti i së drejtës karakterizohet nga këto 4 kritere bazë: Fillimisht qeveritë, titullarët e lartë shtetërorë si dhe nënpunësit e administratës publike i nënshtrohen ligjit njësoj si çdo qytetar i thjeshtë. Ligjet janë të qarta, publikohen dhe zbatohen në mënyrë të njëtrajtshme për të gjithë. Qëllimi i tyre është mbrojtja e të drejtave bazë të njeriut. Së fundi, personat që do të merren me procedurat e dhënies së drejtësisë duhet të jenë me karakter të fortë dhe të pastër, profesionistë, të pavarur dhe t’i reflektojnë komunitetit që i shërbejnë.

Aktualisht është momenti më i duhur që qeveria shqiptare të bëj të pamundurën për reformën në drejtësi si për shqiptarët që banojnë në Shqipëri, por dhe për ata që jetojnë jashtë saj.

*Autorja është pedagoge në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Universiteti Ndërkombëtar, Greqi.