Rita Ora/ Ndihmë humanitare pranë sistemit shëndetësor

E premte, 26 Prill, 2024

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, angazhohet për ndihmë humanitare në komunitet. Në këtë situatë të pandemisë, ajo, së bashku me motrën Elena, kanë shprehur vullnetin e tyre për të ndihmuar pranë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS), për të shpërndarë pajisje mjekësore dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky lajm është bërë i ditur nga mamaja e këngëtares, Vera Ora, e cila gjithashtu është rikthyer në shëndetësi për të dhënë ndihmën e saj kundër COVID-19.

“Ajo është shumë e vendosur që ta bëjë pjesën e saj. Ajo (Rita) dhe motra e saj e madhe, Elena, janë në mesin e 750.000 njerëzve që kanë aplikuar për të ndihmuar dhe për ta ndaluar sëmundjen që po na vjen te dera dhe që po e lodh shërbimin shëndetësor. Ato do të jenë në mesin e njerëzve që shpërndajnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, i kontrollojnë të moshuarit dhe i telefonojnë njerëzit e vetmuar dhe të lëndueshëm të komunitetit”, ka shpjeguar Vera.

Burimi origjinal, këtu: