Mjeku shqiptar në Gjermani: Ndikimin që ka COVID-19 te pacientët me tension

E enjte, 28 Mars, 2024

Sot të gjithë njerëzit në mbarë botën janë të shqetësuar për përhapjen e madhe të virusit COVID-19, por në veçanti janë ata që vuajnë nga patologji të ndryshme. Me të drejtë mund të mendojnë se i përkasin shtresës më të rrezikuar ndaj virusit.

Mjeku kardiolog Ali Hajdari, anëtar i shoqatës së Mjekëve Shqiptar në Gjermani, drejtuesi i degës në landin Thuringen, shpjegon ndikimin që mund të ketë COVID -19 te njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.

****

Presioni i lartë i gjakut (Hipertensioni) siç dihet favorizon dhe mundëson shfaqjen e shumë sëmundjeve të sistemit kardiovaskular, si psh. infarktin e miokardit, vdekjen e papritur, pamjaftueshmërinë e zemrës, sëmundjet e enëve periferike të gjakut, çrregullimet e ritmit të zemrës. Po ashtu tek hipertonikët shfaqja e gjakderdhjes në tru, infarkti i trurit si dhe pamjaftueshmëria e veshkave janë me të larta se sa tek normotonikët.

Në fillim të pandemisë COVID-19 ka pasur të dhëna të përgjithshme shkencore, që supozonin që pacientët më shtypje të lartë të gjakut kanë prognosë më të rëndë, në rast të infeksionit me COVID-19. Por këto studime nuk kanë mundur të tregojnë edhe arsyen se pse ndodhë kjo tek këta pacientë.

Dr.Ali Hajdari

Presioni i lartë i gjakut konsiderohet çdo vlerë e shtypjes sistolike >140 mmHg dhe/ose vlerë e shtypjes diastolike >90 mmHg , vlera të matura gjatë aktivitetit rutinor ditorë. Prevalenca e përgjithshme tek të rriturit sillet 30-45%.

Në shumë studime tjera, ka rezultuar hipoteza se pacientët me presioni të lartë i gjakut të cilët janë mjekuar me grupin e medikamenteve, siç janë: bllokatorët e emzimes ACE ose ARBs, janë pacientë të cilët mund të kenë një prognozë të keqe, nëse infektohen me COVID-19. E gjitha është bazuar në ndryshimin e receptorëve ACE-2, si pasojë e marrjes së medikamenteve të lartpërmendura, duke hipotetizuar që në këtë mënyrë, rrisin ngarkesën e virusit në organizëm.

Si rrjedhojë, ka pasur po ashtu autorë që kanë diskutuar zëvendësimin e këtyre dy grupeve medikamentesh me bllokatorët e kanaleve të kalciumit.

Deri në këtë kohë nuk ka ende një studim të randomizuar klinik, i cili tregon që ndërprerja paraprake ose edhe ndërprerja në rast të infeksionit me COVID-19, të dy grupeve të medikamenteve të lartpërmendura (ACE-I dhe ARB) , sjellë ndonjë rënie të infeksionit apo ndonjë ndikim në prognozën e sëmundjes. E po ashtu nuk mund te thuhet e sigurt që pacientët me hipertension janë të predispozuar për infeksion me COVID-19. Për këtë nevojiten ende studime klinike të randomizuara.

Si përfundim, bazuar në të dhënat aktuale të disponueshme, si dhe në provat që tregojnë uljen e vdekshmërisë së sëmundjeve kardiovaskulare tek pacientët me presioni të lartë gjaku, terapia me bllokatorë të enzimit ACE si dhe ARB, duhet të aplikohet sipas udhëzimeve të udhërrëfyesve relevantë (P.sh. Shoqata e Kardiologëve Europian), pavarësisht nga infeksioni me COVID-19. Përndryshe, ndërprerja e këtyre grup-medikamentesh mund ta rris vdekshmërinë në sëmundjet kardiovaskulare tek pacientët me shtypje të lartë te gjakut, të cilët janë të sëmurë rendë me COVID-19.