Greqi/Lirohen 20 shqiptarët e ndaluar për shkak të skadimit të leje qëndrimit

E premte, 19 Prill, 2024

Rreth 20 qytetarë shqiptarë të cilët ishin ndaluar nga Policia e Kretës për shkak se afati i qëndrimit të tyre në shtetin Grek kishte përfunduar, janë liruar pas ndërhyrjes së shoqatave shqiptare në ishullin grek.
Sipas kreut të Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Kretë Z. Lulzim Cina qytetarët shqiptarë ishin bllokuar në Kretë pas mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Ata janë punëtorë sezonal nga Shqipëria të cilët shfrytëzojnë lejen e qëndrimit 90 ditore për të punuar kryesish në sektorët e ndërtimit dhe bujqësisë.
“Personat që kanë ardhur me leje tre mujore u kishte mbaruar leja gjatë periudhës së karantinës. Si lidhje e Kretës në bashkëpunim me kryetarin shoqatës në qytetin Iraklio Z. Vangjel Halili takuam organet me të larta të policisë në Kretë. Ne e plotësuam menjëherë kërkesën zyrtare dhe ndërhyrja nga organet shtetërore ishte e menjëhershme” , tha për “Diaspora Shqiptare” z. Cina.

Lidhja e Shoqatave Shqiptare ka marrë përsipër akomodimin e tyre, deri në rihapjen e kufijve sërish, për të evituar një bllokim të emigrantëve në pikat doganore.

Ministria greke e Emigracionit deklaroi më 31 mars vendimin për shtyrjen e lejeve të qëndrimit për emigrantët për 5 muajt e ardhshëm. Afatet e shtyrjes janë nga periudha 15 mars deri në 15 tetor të këtij viti. Ky vendim do të aplikohet për të gjithë emigrantët të cilëve për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19 kanë tejlkaluar afatin e qëndrimit.

Sipas kreut të Lidhjes së Shoqatave Shqiptare janë rreth 30 mijë shqiptarë që punojnë në Kretë, ku 60 % e tyre janë të punësuar në sektorët e ndërtimit dhe bujqësisë. Pavarësisht masave të marra kundër pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, puna në këto dy sektorë të rëndësishëm nuk është mbyllur ende dhe shqiptarët që janë të punësuar në këto sektorë, me kohë të plotë ose me kontrata sezonale vazhdojnë të punojnë ende.
Në ishullin e Kretës një pjesë e mirë e shqiptarëve janë të punësuar në sektorin e turizmit. Sipas z. Cina shqiptarët e punësuar në mënyrë të rregullt do të vazhdojnë të marrin asistencën e parashikuar nga shteti grek deri në fund të prillit, kohë kur në Greqi nis sezoni turistik. Ne rast se kufizimet do të shtyhen përtej këtij afati atëherë paketa e ndihmës së shtetit grek ka parashikuar një shtyrje prej dy muajsh të asistencës. Gjithashtu punëdhënësve u është hequr e drejta për të pushuar punëtorët nga puna, deri në tre muaj pas përfundimit të masave kufizuese.