Si na gjeti Pandemia fiskalisht?

E enjte, 25 Prill, 2024
E enjte, 25 Prill, 2024

Si na gjeti Pandemia fiskalisht?

Nga Koço Broka

 Paketa fiskale e vendit tonë nuk mund të mbështetet vetëm në paketat e vendeve të zhvilluara, e sidomos atyre që flasin për triliona, por dhe në realitetin tonë fiskal. Moskufizimi i sektorëve dhe punonjësve që mund të punojnë pa u rrezikuar seriozisht nga coronavirusi, duke zbatuar distancimin social, është thelbësor. Ne pensionistët nëpërmjet izolimit social le t’u lëmë hapësirë atyre që kanë mundësi të punojnë.

Lutem gjeni si më poshtë vijon, publikimin që i nevojitet opinionit publik.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi të dhënat paraprake të thesarit, për realizimin e buxhetit gjatë dy mujorit Janar –Shkurt 2020. Cilat janë disa nga elementët kryesorë të këtyre të dhënave?

Rriten të ardhurat buxhetore: Në mënyrë të përmbledhur mund të thuhet se të ardhurat buxhetore gjatë dy mujorit Janar-Shkurt u realizuan 70.8 miliard lekë nga 68.8 miliard lekë të realizuar në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Pra, është mundësuar një rritje prej 2.8 %, ose një shtim i të ardhurave prej 2 miliard lekë, me një realizim prej 1 miliard lekë më pak krahasuar me planin.

Kjo rritje e të ardhurave është mundësuar si rezultat i rritjes të të ardhurave nga TVSH, Tatimi mbi Fitimin, Akcizat, Taksa Doganore krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Por në kushtet kur: të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale, të ardhurat nga pushteti vendor, të ardhurat jo tatimore dhe ndihmat, që kanë qenë më pak se sa vitin e kaluar. në kushtet kur kjo ishte një periudhë posttërmet por kur nuk ka filluar ndërtimi i banesave të shemburag nga tërmeti, mund të thuhet se ky realizim ka qenë i kënaqshëm.

Pakësohen shpenzimet gjithsej: Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shpenzimet buxhetore gjithsej. Gjatë periudhës Janar-Shkurt shpenzimet gjithsej u realizuan 66.9 miliard lekë nga 67.6 miliard lekë që ishte realizimi i tyre në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose rreth 0.7 miliard lekë më pak.

Ulen Investimet, shpenzimet kapitale: Një situatë e tillë është rrjedhojë e faktit se shpenzimet për investime, shpenzimet alitale gjatë këtij dy mujori janë realizuar në masën rreth 2 miliard lekë nga 5.8 miliard lekë që janë realizuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 3.8 miliard lekë më pak.

Ulet sufiçiti i bilancit fiskal korent, megjithatë sufiçit jo i vogël. Ndryshe ka ndodhur me shpenzimet korente, të cilat janë realizuar në masën e 64.9 miliard lekë nga 61.8 miliard lekë të realizuar periudhën përkatëse të vitit paraardhës, ose 3.1 miliard lekë më shumë. Pra gjatë këtyre muajve ka vazhduar tendenca e vitit të kaluar kur shpenzimet korrente rriteshin me një ritëm rritje më të lartë se sa ritmi i rritjes të të ardhurave buxhetore. Një situatë e tillë shoqërohet në fund të fundit me rrudhjen e investimeve kapitale.

Kjo prirje do të konsolidohet sidomos sivjet për shkak të rritjes jo të vogël të shpenzimeve të rrjedhura si efekt i pasojave ekonomike fiskale të coronaviruesit. Por ndërkohë, kjo rritje e shpenzimeve korrente është shoqëruar me pakësimin e sufiçitit të bilancit fiskal korrent, në 5.9 miliard lekë nga 7.1 miliard lekë që ishte kjo situatë një vit më parë, ose 1.2 miliard lekë më pak.

Kjo situatë flet se megjithë uljen e sufiçit të bilancit fiskal korent, niveli i këtij sufiçi është jo i vogël. Kjo dukuri është në një linjë me atë të gjithë vitit 2019, të kushtëzuar nga fakti se shpenzimet korrente si në terma absolutë dhe në terma relativë u rritën me ritme më ta larta se sa të ardhurat buxhetore. Megjithë këtë rudhje të suficitit të bilancit fiskal korrent në fund të vitit të kaluar, ai rezultoi 43.5 miliard, një shumë jo e vogël dhe padyshim shumë më e madhe se në shtator 2013, kur mazhoranca mori pushtetin dhe ky tregues gjatë nëntëmujorit ishte negativ.

Rritet sufiçiti buxhetor: Në këtë situatë kur të ardhurat buxhetore rriten dhe shpenzimet buxhetore gjithsej pakësohen, ka ndodhur që buxheti të rezultojë me një sufiçit prej 3.9 miliard lekë nga 1.3 miliard lekë që ka qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Njohja e këtyre treguesve merr një rëndësi të posaçme aktualisht, kur përparësia e padiskutueshme e shpëtimit të jetës të sa më shumë njerëzve, pritet të shoqërohet nga një krizë jo e vogël ekonomike dhe financiare.

Në aspektin fiskal pandemia e coronavirusit do të shoqërohet nga disa elementë kryesorë të buxhetit, sic janë: a) Rrudhja e dukshme e të ardhurave buxhetore b) Rritja e shpenzimeve korrente si rrjedhojë e masave mbështetëse për shtresat më në nevojë, por edhe për biznesin që është i detyruar të mospunojë c) Shndërrimi i sufiçitit buxhetor në përmasa jo të vogla në deficit, jo vetëm për Marsin por dhe në totalin e tremujorit të pare, duke u thelluar në muajt në të cilët do të vazhdojë situata e Covid – 19.

Si dhe sa do të jenë këta tregues konkretisht për periudhën Janar –Mars, kur tre javët e fundit, janë nën efektin e drejtpërdrejtë të masave për përballimin e coronaviruesit?!
Njohja e këtyre të dhënave merr një rëndësi të posaçme për përballimin e krizës ekonomike-fiskale ku ka hyrë tashmë ekonomia jonë e brishtë. Kjo për faktin se mendimi jomazhoritar deri tani iu është referuar dhe iu referohet kryesisht, për të mos thënë tërësisht, paketave të vendeve të zhvilluara, dhe jo përmasave reale të mundësive fiskale. Njohja e tyre sa më shpejt, merr një rëndësi të posaçme për mundësimin e një debati konstruktiv e sa më efikas, mbi masat për përballimin e vetë coronaviruesit por edhe të krizës ekonomike- fiskale ku kemi hyrë. Masat e para të qeverisë, që me të drejtë kërkohen të axhustohen nga të gjithë të prekurit nga efektet e drejpërdrejta ose të tërthorta të coronaviruesit, nuk mund të mos mbajnë parasysh këto të dhëna. Kjo sfidë nuk është vetëm sfidë e Qeverisë por e të gjithë shoqërisë shqiptare. Në këto kushte, këta tregues kryesorë fiskale është e nevojshme dhe e domosdoshme të publikohen e njihen sa më parë, nga mbarë shoqëria shqiptare.

Sipas kalendarit të publikimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë Treguesit Fiskal të Konsoliduar të Qeverisjes së Përgjithshme, paraprak, publikohen në datën 12 të majit pasardhës dhe në datën 30 ose 31 të dhënat përfundimtare. Kjo e bën të domosdoshme që të zbatohet kalendari i publikimeve nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe të dhënat paraprake të treguesve fiskalë të Periudhës Janar –Mars 2020 të publikohen në datën 12 Prill dhe të shmanget praktika e publikimit të të dhënave paraprake të dymujorit në fund të Marsit.

Emërtimi Janar Shkurt 2-Mujor, Total
Të ardhura – 2019 34675 34187 68862
Të ardhura 2020 36,012 34,788 70,800
Tëardhura 2020/2019 103.9% 101.8% 102.8%
2020 vs 2019 1,337 601 1,938
Shpenzime 2019 32445 35133 67578
Shpenzime 2020 32,514 34,340 66,854
2020 vs 2019 69 793 724
Shpenzime korente 2019 28971 32818 61789
Shpenzime korente 2020 31,948 32,921 64,869
2020 vs 2019 2,977 103 3,080
Shpenzime kapitale 2019 3474 2315 5788
Shpenzime kapitale 2020 566 1,420 1 986
2020 vs 2019 2908 895 3802
Defiçiti fiskal 2019 2230 -946 1284
Defiçiti fiskal 2020 3,498 448 3,946
2020 vs 2019 1,268 1,394 2,662

Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë

*Autori është Ekspert i Ekonomisë