Shqiptarët në “normalitetin” e pazakonshëm të Suedisë

E premte, 29 Mars, 2024

“Të vetmen gjë që e kanë ndaluar është të pish pije në banak në bare. Afër banakut nuk mundesh të porosisësh, por nga tavolina po”, thekson Samira Shala, mësimdhënëse e muzikës në një shkollë fillore në qytetin Osby. “Përndryshe, të gjitha gjërat vazhdojnë të funksionuar si duhet”, shprehet ajo.

Shqiptarët po shijojnë kafetë në rrezet e ngrohta pranverore në tarracat e kafeneve në qytetet suedeze. Suedia, ndryshe prej shteteve të tjera, ende nuk ka marrë masa radikale për kufizimin e jetës publike.

Shteti skandinav gjatë javës ka arritur të ketë vëmendjen e mediave botërore për shkak të qasjes ndryshe të Qeverisë së atjeshme për luftimin e koronavirusit. Anketimet e fundit tregojnë se gjysma e qytetarëve të kryeqytetit, Stokholm, po vazhdojnë jetën si para shpërthimit të pandemisë. Autoritetet qendrore kanë mbyllur shkollat e mesme dhe universitetet, të cilat po vazhdojnë mësimin online. Hapur ende janë shkollat fillore dhe çerdhet. Suedia ka identifikuar deri të enjten në mesditë katërmijë e pesëqind raste. Prej tyre, 239 të prekur kanë vdekur, ndërkaq 402 janë nën kujdes intensiv.

“Janë raste të moshës tetëdhjetë e nëntëdhjetëvjeçare. Suedia e ka qëllim të shpëtojë moshën shtatëdhjetëvjeçare”, u referohet të dhënave zyrtare, Bashkim Jashari, mësimdhënës muzike dhe aktivist shqiptar që me familje jeton e punon në Malmo. Ish-kryetari i qendrës kulturore “Okarina”, thotë se të gjitha partitë politike pa dallim janë bashkuar për ta fituar luftën kundër koronavirusit. “Të gjitha partitë, edhe ato në opozitë i kanë ulur flamujt partiakë kur dalin nëpër konferenca dhe e kanë vetëm atë suedez”, thekson Jashari, lindur në Prekaz të Skenderajt.

Megjithatë, pandemia e ka bërë të veten. Shala thotë se rrugët janë dukshëm më të qeta se normalisht. Edhe shoqatat e bizneseve kanë alarmuar gjatë javës për pasojat e pandemisë në ekonomi. Qeveria përditë po del me masa stimuluese financiare që synojnë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë ekonomike.

Burimi origjinal, këtu: