Ambasada holandeze në Tiranë ka dhënë kontributin e saj në komunitet gjatë këtyre ditëve të vështira të krijuara për shkak të pandemisë.
Ambasadorja Guusje Korthals Altes dhe stafi i ngushtë i saj i janë bashkuar nismës se dhurimit vullnetar te ushqimeve për familjet në nevojë. Në mesazhin e saj në facebook ambasadorja ka shkruar ”Jemi shumë të lumtur që po bëjmë një donacion të tillë dhe ftojmë të gjitha organizatat që të na bashkohen në këtë nisme”.