Të udhëtosh në luginën e Valbonës

E premte, 19 Prill, 2024
E premte, 19 Prill, 2024

Të udhëtosh në luginën e Valbonës

Në njërën anë shihet dielli që po tenton ta përqafojë dëborën që ende shihet në majet e kodrave. Kurse, mali po e shikon vetën në kthjelltësinë e ujit.

Të apasionuarit pas turizmit malor, mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun kombëtar të Luginës së Valbonës e cila të magjeps me pasurinë natyrore.
Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga kosovarët.
E para që të bën përshtypje, janë bukuritë natyrore të këtij vendi, pastaj Liqeni i Xhemës, i cili është i rrethuar nga shkëmbinjtë dhe ka një bukuri mbresëlënëse.
Lumi i Valbonës, shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe.

Valbona nuk është thjesht një destinacion natyror i Shqipërisë, ajo është një kompleksitet dukurish interesante, si e gjithë pjesa tjetër e Alpeve Shqiptare, që ngërthen bashkë të gjitha kuptimet e së bukurës.
Valbona u tregon udhëtarëve madhështinë e saj përmes maleve hijerënda, thellësinë e saj përmes pyjeve e humnerave, pastërtinë e saj përmes ujit të kristaltë ku vallëzojnë troftat e arta, mikpritjen e saj përmes njerëzve të mrekullueshëm që ka, bukurinë e saj përmes veshjeve shumëngjyrëshe të zonës.
Çfarëdo aspekti që t’ju tregojë Valbona, është një sinonim i së bukurës. Edhe rruga për në Valbonë është një vrapim i bukur mes malesh e ujërash.

Për të arritur deri tek Ujëvara e Valbonës, duhet të ecësh disa orë, nëpër ngushticën e malit, mirëpo, pastaj sheh bukurinë që ka ditur vetëm Zoti të falë. Uji bie pingul nga shpati i malit.

Burimi origjinal këtu:
https://zeri.info/kuriozitetet/91387/te-udhetosh-ne-valbonen-e-bukur-foto/