Tahir Kolgjini, studiues i shquar i gjuhës shqipe

E enjte, 18 Prill, 2024

Ndihmesat që ka dhënë Tahir Kolgjini në dije kanë vlerë të madhe, ato dëshmojnë kulturën e gjerë te tij, mendjen e hollë, zellin dhe dëshirën për ti shërbyer popullit dhe vendit të tij.

Në interesat intelektuale të Tahirit, gjuha shqipe zë një vend të dalluar. Këtë gjuhë ai e ka dashur, e ka çmuar, e ka studiuar, e ka përpunuar si rrallëkush në kohën e tij. Ai, madje, ishte ndër të paktët që shkruante njësoj siç ligjëronte, e folura e tij ishte një me gjuhën e poemave të shkruara prej tij.

Për ata që kanë lexuar ose vazhdojnë të lexojnë krijimtarinë letrare, krijimet publicistike e shkencore dhe letërkëmbimet e tij, gjuha e Tahirit u kujton blegërimet e delve rusa, ushëtimën e erës, zhuzhitjen e bletëve, logun e zanave, jehonën e këngëve, mençurinë e burrave në kuvend të dheut…..

Gegërishtja e tij me një drejtëshkrim të lakmueshëm, e pastër dhe e pasur në fjalë, në forma, në frazeologjizma, nuk i lë gjë mangët gjuhës së sotme letrare, përkundrazi ajo mund të për të pasuruar prozën e poezinë shqipe.

Edhe si studiues i gjuhës shqipe(leksikolog, gramatikan, komentues, etimolog, dialektolog) Tahir Kolgjini ka vënë gurë të shëndoshë. Punimet e tij kryesore janë: Fjalët turqisht ose të ardhura nga turqishtja dhe të pëdorura te “Lahuta e Malcis” (1961), Shpallime rreth lahutës (1969), Drejtëshkrimi dhe shqipëtarët (1984). Përveç këtyre studimeve Tahiri ka edhe shënime, komente, vërejtje gjuhësore etj., të shpërndara gjithandej nëpër gazeta e revista të kohës.

Si studiues atë e karakterizon skrupoloziteti, aftësia për të dalluar të veçantën dhe të përgjithshmen, mprehtësia për të bërë dallime dhe për të nxjerrë përfundime shkencore. Dhe të gjitha këto aftësi ai i fitoi duke zgjeruar horizontin kulturor, sepse përgatitje universitare për gjuhësi ai nuk kishte. Vepra shkencore e tij qëndron si një nga veprat më të mira të kohës.

Dhe së fundmi, vlen për tu theksuar se aq sa ai paraqitej si kompetent në mendimet dhe vlerësimet që jepte, aq shfaqej edhe modest. Parë në tërësi puna e tij duhej çmuar sidomos në ndihmën që dha për botimin e leksikut e të frazeologjisë krahinore, veçanërisht atyre të Lumës, si dhe për hulumtimin e fjalëve të huaja që kanë hyrë në gjuhën shqipe, në veçanti të orientalizmave. Pra ai i bëri vend vetes edhe në rrethin e etimologëve dmth, të atyre që janë marrë me gjurmimin e burimit të historisë të fjalëve të gjuhës shqipe.

Biografia

Lindi më, 24 prill 1903 në katundin Lusëm të Lumës. Mësimet fillestare i mori në vendlindje ku mësuesi i parë ishte një hoxhë nga rrethinat e Shkupit. Kur fillloi Lufta Ballkanike emigroi në Stamboll me familjen, por pas 6 muajsh familja iu kthye ndërsa Tahiri qëndroi atje me të atin që zhvillonte tregti atje. Kur Tahiri filloi të studionte filloren mësoi atje dhe Kuranin përmendësh dhe mori titullin Hafiz. Në Stamboll ai bëri edhe Medresenë e Lartë dhe u diplomua në vitin 1924 si mësues.

Pasi punoi disa vite si mësues në Kukës e Tiranë, në vitin 1939 vendoset në krye të Bashkisë së Kukësit. Me rënien e mbretërisë Jugosllave në 1941 ai vendoset në Prizren për të ndihmuar në vendosjen e administratës në gjuhën shqipe. Në gusht të vitit 1944 vendoset prefekt i Shkodrës ku shërbeu deri në 24 nëntor. Pastaj me disa miq antikomumist u vendos në Reggio-Emilia deri në vitin 1948. Shkon në Stamboll me 30 qershor 1948.

Ishte edhe anëtar i Bllokut Kombëtar Indipedent ku mori pjesë në aktivitete të ndryshme të realizuara nga mërgimtarët shqipëtarë.

Ndërroi jetë në 12 dhjetor 1988.

Burimi origjinal, këtu: