Roli i teknologjisë në mësimdhënien dhe mësimin e gjuhës së huaj

E enjte, 25 Prill, 2024

Nga Mirlinda  Shehu

Roli i teknologjisë në mësimdhënien dhe mësimin e gjuhës së huaj është një temë shumë e debatuar nga linguistët. Qasja në teknologjinë e avancuar në dekada të fundit ka hapur horizonte te reja në përvetësimin dhe eksplorimin e modeleve të shumta gjuhësore. Përdorimi multimedial, aplikimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në përvetësimin e gjuhëve ka ndryshuar dinamikën e jetës në ditët e sotme, sidomos në fushën e arsimit. Qasja innovative në sistemin e informacionit rezulton në krijimin e lidhjeve ndërmjet gjuhëve dhe kulturave të ndryshme. Mësimi përmes internetit, si dhe teknologjia e avancuar i jep hapësirë nxënëseve, studenteve në përvetësimit dhe shfrytëzimin e resurseve të shumëllojshme gjuhësore. Shumë procese komplekse dhe kritike mund të zgjidhen më lehtë me ndihmën e teknologjisë moderne. Aplikimi i kompjuterit, mësimi online interneti, fjalori elektronik, Audio Kaseta, Power Point, Video, DVD i ofrojnë mësimdhënësve dhe nxënësve mundësi për zgjidhjen e problematikave të shumta. Teknologjia e avancuar, komunikimi online shërben si një platformë e bashkëpunimit në mes të studentëve dhe mësimdhënësve, për të punuar, shkruar, edituar dhe dokumentuar punën e tyre, ku është pjesë e rëndësishme e procesit të të mësuarit në klasë dhe jashtë saj. Prandaj kur përdorim teknologjinë e avancuar referohemi në metodat dhe mjetet për të zgjidhur problemet, gjithashtu për të eksploruar një temë, gjithnjë duke u mbështetur në objektivat mësimore me synim për të rritur efikasitetin e të të mësuarit. Shpeshherë mund të jetë sfiduese përzgjedhja e mjeteve më të mira teknologjike, për të paraqitur një ide po megjithatë konsiderohen si mjete ndihmëse për komunikim më të qartë, më eksplicit për përvetësimin dhe analizimin e një gjuhë të huaj. Kur flasim për përdorimin e Teknologjisë dhe tipareve pozitive që ka sjell në përmirësimin e standardeve të jetës, teknologjia ka pasur ndikim racional në kuptimin social pasi që hasim edhe elementeve negative që prekin aspekte të ndryshme të jetës; përfshirë arsimin, komunikimin dhe sferat tjera të jetës, është sfiduese mënyra e kuptimit dhe përvetësimit të saj. Por, rëndësia e saj nuk mund të minimizohet, pasi që përdorimi i mjeteve të avancuara, interneti është i pazëvendësueshëm në ditët e sotme. Motivues për nxënësit dhe studentët pasi që shumë herë nxënësit, studentët pëlqejnë ti shohim gjërat përmes prezantimeve power point, rrjeteve sociale, videove. Ti dëgjojnë mësimet, leksionet, ti shohin imazhet vizuale që janë më tërheqëse në krahasim me fjalët e shkruara. Kështu që procesi i të të mësuarit është më efikas kur përdoren metodat e ndryshme teknologjike, për përvetësimin dhe mësimin e një gjuhe në rastin tonë një gjuhe të dytë siç është përvetësimi i gjuhës angleze si gjuhë e huaj. Prandaj, ky studim fokusohet në rolin e përdorimit të një teknologjie të re në mësimin e gjuhës angleze si gjuhë e dytë e huaj. Gjatë procesit mësimor, studentët do të jenë në gjendje të demonstrojnë veten e tyre, me gjasë që të krijojnëvetëbesim në mësimin e gjuhës dhe të jenë në gjendje ti tejkalojnë pengesat gjuhësore duke përdorur teknologji të ndryshme digjitale. Prandaj, qëllimi ynë është të lehtësojmë procesin e të të mësuarit në kuptimin që t’ju mundësojmë atyre të mësoj gjuhën e dytë në mënyrë efektive dhe ti shqiptojnë fjalët saktë. Qëllimi i këtij punimi është të përkufizoj rolin e teknologjisë, integrimin e saj në procesin e të mësuarit të një gjuhe të huaj të dytë, përmirësimin e aftësive të të mësuarit, gjithnjë duke ju referuar rekomandimeve që synojnë në përmirësimin e mënyrës së mësimdhënies dhe mësim nxënies së një gjuhe të huaj.