Rëndësia e përkthimit për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën në Diasporë

E premte, 29 Mars, 2024

Nga Dr. Klodiana Cuka

Ky diskutim i shkurtër lind në mënyrë spontane për të gjykuar mbi rëndësinë e përkthimit, duke e vëzhguar jo thjesht si një ndërhyrje ndërgjuhësore dhe ndërkulturore, por duke e parë si një mjet të çmuar në mërgim, nga këndvështrimi i Diasporës. Ideja për të shkruar këto faqe lindi pasi mora në dorë, pas 18 vitesh intervistën që kush shkruan i bëri Dritëro Agollit më 16 gusht të vitit 2000. Duke e rilexuar, më nxiti për të përgatitur prezantimin në Mantova në Shtator të këtij viti, në Festivalin e Letërsisë, ku mori pjesë edhe Shqipëria përmes Ministrisë së Kulturës, me shumë tituj të autorëve shqiptarë të përkthyer në italisht. Në vitet 90 ishin pak librat e autorëve shqiptarë të përkthyer në gjuhët evropiane. Tani janë më shumë, duke i dhënë mundësinë publikut dashamirës italian apo evropian të zbulojë dhe të admirojë Shqipërinë dhe historinë e saj. Në romanet e përkthyer të Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit etj lexuesi i huaj ka mundësinë të zbulojë historinë, folklorin, traditën dhe zakone të rëndësishme si Kanuni, por jo vetëm. Përkthimi mban gjallë gjuhën dhe kulturën në diasporë, jo vetëm për sa i përket promovimit të kulturës në vendin e ri të banimit, jashtë Atdheut, por edhe për brezat e dytë dhe të tretë, që gjuhën mëmë nuk e lexojnë dhe e flasin shumë mirë, apo më shumë se në një nivel gjuhe familjare. Përkthimi është një mjet ndërkulturor dhe gjuhësor i mrekullueshëm për një integrim në komunitete të reja dhe të vjetra, autoktone dhe të ardhura, për të hyrë në kontakt dhe për të krijuar ndikim ndërkulturor. Por jo vetëm. Është i domosdoshëm: për të luftuar asimilimin dhe humbjen e identitetit; për të mbajtur lart krenarinë kombëtare dhe shpirtin e përkatësisë në një komunitet të caktuar.

Përkthimi si një nga aktivitetet më të lashta të njerëzimit, që nis mbas Kullës së Babelit, është sot një profesion i njohur dhe shumë i dobishëm dhe i rëndësishëm për ndërthurjet kulturore dhe në rastin tonë të gjuhës shqipe në mijëvjeçarin e tretë është një mjet mjaft i dobishëm për lidhjet dhe ruajtjen e saj me diasporën e re, të ikur pas viteve 90 të shekullit të kaluar. Ashtu si në shekullin e XV Martin Luther afirmon në Gjermani gjuhën e re kombëtare, duke përkthyer Biblën me qëllim për të rritur nivelin dhe transmetuar gjuhën gjermane, Luteri hedh bazat për ta konfirmuar përkthimin jo vetëm si një shtyllë kryesore të jetës së një populli dhe një shteti, por edhe si një element esencial për të njohur kulturat e popujve të tjerë. Imagjinojmë sot, në Itali dhe nesër në botë, kur Diaspora Shqiptare e ka kaluar fazën e paragjykimit, sa e rëndësishme është rritja e numrit të përkthimeve për afirmimin e kulturës shqiptare dhe për mbajtjen gjallë të saj ndër brezat e ri të diasporës në vend të huaj. Një shembull konkret në këtë drejtim diaspora e re shqiptare e gjen në të gjithë literaturën arbëreshe të përkthyer në italisht, për vetë faktin se përkthimi nuk është vetëm një akt që trasferon shenjat gjuhësore nga një sistem në një tjetër por është transferimi i ideve, mënyrës së jetesës nga një kulturë në tjetrën. Përkthimi është një instrument i fuqishëm në realitetin ku arrin të fusë dhe të shtyjë tekstin e huaj. Ndërkohë që shpesh thuhet dhe e kemi parë përkthyesin si një tradhtar të mundshëm (traduttore-traditore – domethënë të përkthesh – të tradhëtosh), sot kalojmë në një vlerë pozitive të përkthimit duke e konsideruar si një mbartës të veçantë të traditës, sipas edhe Folena përkthimi lejon shpërnarjen e ideve/mendimeve të pa arritura, të pamenduara. Në mënyrë përmbledhëse, nuk mund të mos përmendet rëndësia që institucioni i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian i japin përkthimit dhe gjithë letërsisë që rrjedh prej tij, me programe dhe fonde të posaçme, në të cilat për fat të mirë merr pjesë edhe Shqipëria. Është një aksion që duhet të na shohë të angazhuar për të sjellë mjete të reja, për të përhapur, promovuar gjuhën dhe kulturën shqipe dhe pasurinë kulturore të popullit shqiptar ashtu si e meriton.

*Autorja është kryetare e “Integra Onlus”.