Poeti arbëresh Lluka Perrone në 100-vjetorin e lindjes

E enjte, 25 Prill, 2024

Poezia arbëreshe, në rrafshin diakronik të saj, paraqitet si fragment fort i cilësuar dhe i vlerësuar i njësisë së universit të letërsisë shqipe. Por në disa aspekte të saj, ajo shfaqet edhe si univers më vete, specifik. Kjo poezi, përveç se shpërthim i natyrshëm talenti, është dashur të jetë edhe mjet qëndrese në aspektin gjuhësor e kulturor – i një komuniteti vital etnik, i shpërngulur në rrethana të njohura  prej botës arbërore. Veçmas poezia, mund të pohohet se ka qenë ai balsam i gjetur (përkryer), që e ka penguar humbjen përfundimtare të kujtesës etnokulturore të shumë prej ngulimeve arbëreshe, të vendosura në vise të ndryshme të Italisë, nëpër rrjedha të historisë.

Tradita e epokës deradiane, pa mëdyshje, që ishte dhe mbetet e një shkëlqimi të epërm dhe që do t`i bënte të vështira tejkalimet e mëpasme. Pas kësaj plejade, ku shquajnë Gavril Dara,  Santori, Serembe, Skiro, me De Radën sigurisht në qendër, jo rrallë ka qenë e pranishme pritja e këngës së fundit të mjelmës – në poezinë arbëreshe. Për fat të mirë, në vend të kësaj uverture të pikëlluar, ka vazhduar të përvijohet kënga e poetëve pasardhës, që është përcjellë më tej nga të tjerë, deri më sot e kësaj dite.

Krahas Dushko Vetmos e Vorea Ujkos, Karmell Kandrevës e Pietro Napolitanos dhe jo pak të tjerëve, Lluka Perrone, është nga ata poetë, që e mbarti denjësisht vazhdimësinë dhe mbijetesën e denjë të kësaj letërsie. Te ky poet, shfaqet një profil interesant dhe konsekuent në prirjet e tij artistike. Ai doemos që përthith mjaft elemente nga limfa e poezisë së epokës deradiane, por ky qendrim i tij, nuk shfaqet e mbetet në nivel plagjiature, përkundrazi, vjen si nevojë ekuilibri artistik, për të ruajtur e vijuar prirje të atilla etnokulturore, që do të mbeteshin në harmoni me shpirtin dhe frymën e këtij komuniteti, ngulur në mes të botës latine. D.m.th., në kontekstet e trysnive socio-letrare, atëhere kur vazhdon të lëvrohet kjo poezi e mëvonshme, ruajtja e mëtejshme e veçorive ligjërimore dhe konceptuale, kërkon doemos orientimin nga pikat e referimit. Pra, fryma romantizante, ideja fikse e mallit për dheun e të parëve, plazmimi i mjaft elementeve nga folklori, kujtesa dhe vetëdija historike, vazhdojnë të përcillen edhe te ky poet, duke dëshmuar lidhjet me këtë situatë letrare specifike, por që sigurisht – nuk e shpërfill totalisht realitetin më të gjerë socio-letrar përreth. Por ama, që as nuk identifikohet imediatisht me të. Nga ky mosidentifikim, mundi të burojë e të mbesë (të mos tretet kulturalisht) poezia e Perrones, ashtu si edhe e poetëve të tjerë bashkëkohës me të, apo atyre të mëvonshëm. Kjo sigurisht, që nuk do të arrihet dot aq lehtë, sepse shfaqen një mori vështirësish, përmes të cilave, poezia mbart adresime edhe të njërit – edhe të tjetrit realitet, por deri në fund të askujt veçmas, sepse kjo poezi, është vetë një adresë/dukuri e vetëmjaftueshme.

Shkrimtari dhe dijetari i shquar arbëresh Dushko Vetmo (Françesko Solano), e ka vlerësuar krijimtarinë poetike të Perrones si një poezi në dukje disi të thjeshtë, me mesazh të qartë, ku ndihet “dritë agimesh dhe vegullime mëngjesore bashkë me kuqërrime të mbrëmjes: hidhërime të shpirtit në fjalë të sjella përmbi flatrat e erës së natës…”. (Nga parathënia e librit të Ll. Perrones: “Dërrudhëz”, 1977).

Pas metaforikës së këtij gjykimi të hollë impresionant, është sintetizuar thelbi i kësaj poezie, sa të kthjellët e të qetë në dukje, aq edhe të trazuar së brendshmi, duke u shfaqur si një poezi e kontrasteve dhe e dramatizmit tronditës. Pikturimi me dritë-hije i mjediseve dhe i përjetimeve njerëzore, të adresuara këto, nëpër situata dhe episode reale – apo në një kontekst universal, përcjell te lexuesi harenë dhe dramën e jetës. Ky pasqyrim kompleks, është në vazhdën e poezisë arbëreshe, që përgjithësisht, ka synuar të bëhet një kronikë sa më e plotë e jetës, në frymën e artit epiko-lirik.

Lluka Perrone është lindur në katundin arbëresh Ejaninë, pranë Kozencës, në krahinën e Kalabrisë. Deri në fund të jetës mbeti një nga intelektualët arbëreshë më aktivë. Ishte mbledhës, studiues dhe botues i zellshëm i folklorit arbëresh, duke patur bashkëpunim të ngushtë edhe me Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit të Romës, që drejtohej prej shumë vitesh nga E. Koliqi. Studime e poezi botoi edhe në revistën e njohur letraro-kulturore Shêjzat, e cila botohej në Itali. Nëpër vite të ndryshme ka botuar disa libra me poezi si: Lule Shkëmbi, Dërrudhëz, Vjershë lirie, Thierja e armit.

Burimi origjinal, këtu: