Migracioni në Gjermani dhe sfidat e fëmijëve shqiptarë

E enjte, 25 Prill, 2024

Gjermani – Mimoza Kelmendi

Pak histori ….
Pas regjistrimit të fundit të popullsisë papritur u bë e qartë: Në Gjermani jetojnë më pak njerëz, se sa mendohej. Tani emigrantët kanë bërë që numri të rritet përsëri – në 82.5 milionë.  Për shkak të zhvillimit të saj demografik Gjermanisë i nevojiten në vitet e ardhshme deri në 1.5 milion punëtorë të kualifikuar nga jashtë vendi. Kjo do të ndihmonte “për të siguruar zhvillimin dhe për të stabilizuar sistemin social”, thonë ekspertët. Por shoqëria gjermane duhet të vazhdojë të punojë për një kulturë, që mirëpret emigrantët. Kjo është një detyrë e të gjithë shoqërisë, e politikës, e kishës, sindikatave, e biznesit, pra të gjithë duhet të japin kontributin e vet. Në Gjermani krijohet përshtypja se të huajt bëjnë pjesë në grupin e njerëzve me arsim të dobët dhe që bëhen barrë për sistemin social të vendit. Por ky imazh është i gabuar. Shumë pak njerëz në Gjermani e dinë se në kategorinë e migrantëve bëjnë pjesë të gjithë ata, të cilët kanë ardhur në territorin e Republikës Ferderale Gjermane pas vitit 1955 si dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë lindur në Gjermani e po ashtu edhe fëmijët e fëmijëve të tyre.
Mbi 50 vjet kanë kaluar, që kurse Gjermania ftoi të ashtuquajturit “Gastarbeiter”. Ndërkohë ky vend është bërë strehë për migrantët duke u bërë ndërkohë të pazëvendësueshëm. Gjermania në atë kohë kishte nevojë për punëtorë, ndërsa ata ( te huajtë) kishin nevojë për punë. Në vitet 50-të dhe 60-të ekonomia gjermane ishte në majat e zhvillimit, por mungonin krahë pune. Që nga viti 1965 erdhën fillimisht punëtorë italianë dhe më vonë ata nga Greqia dhe Spanja. Të ashtuquajturën “Marrëveshje për punësim“ Gjermania e nënshkroi edhe me Turqinë më 30 tetor 1961, e më pas edhe me Ish Jugosllavinë. Sipas statistikave zyrtare, në 2019 jetonin rreth 11 milionë të huaj në Gjermani pa pasaportë gjermane. Pra çdo i teti banor është me prejardhje të huaj. Turqit janë me diferencë të madhe grupi më i madh i të huajve në Gjermani, me rreth 3 milionë.

Migracioni shqiptar në Gjermani…

Në vitin 1976, kur u ndërpre pranimi i “Gastarbeiter”-ve” nga ish RSFJ, Enti për punësim i KSA të Kosovës ka pasur një evidencë për rreth 78.000 mijë punëtorë të punësuar përkohësisht në Gjermani. Por atëherë në Gjermani ata evidentoheshin vetëm si “jugosllavë”. Këta “Gastarbeiter” nga Kosova ndërkohë sollën edhe bashkëshortët e tyre dhe numri i tyre u dyfishua në 150.000 mijë. Po të llogarisim se çdo çift kishte mesatarish dy fëmijë, atëherë kemi edhe 150.000 fëmijë të tyre (brezi i dytë i imigrantëve nga Kosova), që në total u bënë 300.000 mijë. Prej atëherë kanë kaluar 50 vite, që do të thotë se kemi shtim tjetër të imigrantëve shqiptarë nga Kosova, por ndonjë evidencë zyrtare e saktë nuk është publikuar ende, as në Gjermani e as në Kosovë. Në Gjermani deri vonë ata kanë pasur numrin evidentues 138 (tre shifrat e fundit), i cili vlente fillimisht për të gjithë imigrantët nga ish-Jugosllavija, pastaj e trashëgoi Serbia këtë shifër. Prandaj shpesh edhe shumica e imigrantëve nga Kosova evidentohen si të ardhur nga Serbia.

Gjatë viteve 1990-1998 në Gjermani u vendosën edhe rreth 300.000 kosovarë. Shumica prej tyre kërkuan strehim politik për shkak të situatës mjaft të rëndë në Kosovë nga regjimi i Milloshevicit. Rreth 200.000 janë pranuar kryesisht në bazë të vendimit të gjykatave që njihte statusin e shqiptarëve të Kosovës si “Gruppenverfolgung”. Në ndërkohë, meqë shumica e tyre ishin meshkuj, të moshës se re, të pamartuar, janë martuar dhe kanë krijuar familje me një ose dy fëmijë mesatarisht. Nuk duhet të harrojmë po ashtu që pas çlirimit të Kosovës janë kthyer shumë kosovarë në vendlindjet e tyre.
Në bazë të gjithë këtyre të dhënave rezulton se mund të jenë aktualisht(megjithë fluksin e madh te refugjateve viteve te fundit) rreth 500.000 mijë shqiptarë nga Kosova ose edhe më shumë që jetojnë aktualisht në Republikën Federale të Gjermanisë. Të paktën rreth 150.000 imigrantë shqiptarë janë të ardhur nga Republika e Maqedonisë. Nga Shqipëria duhet të jenë rreth 50.000 shqiptarë. Në total tani në Gjermani duhet të jenë rreth 700.000 imigrantë shqiptarë. Një pjesë e madhe prej tyre janë integruar në shoqërinë gjermane, duke marrë edhe shtetësinë gjermane.

Integrim përmes Identitetit – Prioritet i qeverisë gjermane

Prej vitesh qeveria gjermane nën drejtimin e kancelares Angela Merkel i ka kushtuar rëndësi të veçantë integrimit të të huajve që jetojnë në Republikën Federale. Integrimi sot është çështje e niveleve të larta. Migrantët kanë të bëjnë me një grup të popullatës, tek i cili nderkohë bën pjesë çdo i pesti dhe që rritet vazhdimisht, sepse ata sjellin në jetë më shumë fëmijë se popullsia e vendit. Brezi tashmë edhe më i ri në moshë e ka më të lehtë rrugën e intergimit. Njohja e gjuhës gjermane ia mundëson edhe më shpejt këtë rrugë. Po ashtu kushtëzimi i marrjes së pashaportës gjermane duke kapërcyer një sërë “pengesash” është një tjetër faktor që e lehtëson emigrantin të jetë nesër një qytetar i barabartë me gjermanët, sepse njeriu që ka vendosur të jetojë në Gjermani duhet të dijë disa gjëra të rëndësishme për vendin ku do ta kalojë pjesën tjetër të jetës. Si rrjedhojë e kësaj situate, qeveria ka shtuar përpjekjet e saj për emigrantë të tillë me kualifikim të mirë.

Roli i gjuhës amtare – një sfidë për shqiptarët

Emigrantët e ardhur sigurisht që kanë sjellë me vete familjet e tyre, por edhe kanë krijuar ndërkohë familjet e tyre. Fëmijët e ardhur apo ata që lindin në Gjermani kanë të drejtën të mësojnë dhe flasin “gjuhën e tyre të nënës“. Në rastin e të ardhurve nga Kosova apo Shqipëria, fëmijët me prindër shqiptarë mund të mësojnë shqip, një mundësi kjo e krijuar ligjërisht nga disa lande përkatse nëpër shkollat fillore dhe tetëvjeçare. Mësimi i gjuhës shqipe është i shtrirë pothuajse në të gjithë Gjermaninë. Nuk është e detyrueshme, por thjesht një mësim mbi baza vullnetare. Këtë fat e kanë veçanërisht fëmijët e landit të NRW. Këtu ka edhe një traditë më të hershme qysh në kohën e marrëveshjeve të bëra mes Gjermanisë dhe ish Jugosllavisë së atëhershme. Në Gjermani shkollat e para të mësimit plotësues në gjuhën shqipe janë hapur në vitet ‚70 me ardhjen e emigrantëve të parë nga Ish Jugosllavija. Numri i nxënësve që mësojnë gjuhën shqipe në orët plotësuese, në mbarë Gjermaninë si dhe në landin NRW duhet të ishte edhe më i mirë.

Një rol të madh në drejtim të tërheqjes së fëmijeve me prejardhje shqiptare që të frekuentojnë mësimin e gjuhës amtare ka luajtur Këshilli i Arsimtarëve të Shqipes në Gjermani (KASH). Ky organ profesional me përvojë tashmë gati 30 vjeçare ka si qëllim ti bashkojë të gjithë mësuesit shqiptarë nga ana profesionale dhe të koordinojë bashkepunimin me Institucionet përkatse në Kosovë dhe Shqipëri. Në Mësimin e Gjuhës së Prejardhjes (Herkunftsspracheunterricht) siç quhet sot, nxënësit mësojnë gjuhën, kulturën dhe traditat nga ata rrjedhin. Është vërtetuar edhe shkencërisht, fëmijët që rriten në dy gjuhë, kanë probabilitetin për të qenë më të sukseshëm dhe të aftë për të mësuar edhe gjuhë të tjera të huaja. Kush e flet bukur dhe ka një fjalor të pasur në gjuhën e nënës mëson shpejt dhe ka rezultate të mira edhe në gjuhën gjermane. Programet mësimore janë të përcaktuara sipas referencë-kompetencave të mësimit të gjuhës amtare të standardeve evropiane. Mbi këtë koncept janë hartuar edhe kurrikulat e gjuhës shqipe, që janë të zbatuara në programet dhe tekstet mësimore.

Krahas mësimit të gjuhës shqipe, mësuesit janë edhe aktivistët të jashtëzakonshëm të këtyre fëmijve në ruajtjen e traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare duke krijuar një urë lidhëse mes dy vendeve, Gjermani-Kosovë, apo Gjermani-Shqipëri. Në shumë aktivitete nuk mungojnë veshjet e bukura me kostumet kombëtare të vajzave valltare që shfaqen në çdo festë apo aktivitet kulturor. Çdo shkollë shqipe ka edhe Këshillin e prindërve që luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e mësimit dhe të aktiviteteve. Përvetësimi i gjuhës amtare mbetet një nga sfidat më të mëdha për fëmijët shqiptarë, pasi ai është i rëndësishëm edhe për statusin social të individit. Njohja e gjuhës shqipe do të thotë jo vetëm njohja e vendit të origjinës, por në radhë të parë ruajtja e lidhjeve shekullore familjare.