“Letra nga Diaspora”, takimi i parë i shkrimtarëve shqiptarë në botë.

E premte, 19 Prill, 2024

Takimi i shkrimtarëve të Diasporës, i organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, nën drejtimin e shkrimtares dhe përkthyeses Mimoza Hysa, në kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, më 22 shkurt 2020 në Sallën Albanologjike të Pallatit të Kongreseve, bëri bashkë autorë nga disa vende të botës dhe na solli në vëmendje proverbin hebre të përmendur në romanin e njohur të Novalis, ku pyetjes “Për ku jeni nisur?” një hebre i përgjigjet: “Gjithmonë drejt shtëpisë”.

Shtëpia, vendlindja, atdheu janë pikënisja dhe pikëmbërritja e shkrimtarit në odisenë e jetës dhe krijimtarisë së tij. Kështu Tirana u bë pikëmbërritja e autorëve nga Holanda: Albana Shala e Flutura Açka; nga Spanja: Bashkim Shehu; nga Anglia: Rudolf Marku; nga Suedia: Entela Tabaku e Shqiptar Oseku; nga Italia: Anilda Ibrahimi, Arben Dedja, Durim Taçi, Denata Ndreca e Griselda Doka; nga Franca: Anisa Markarian; nga Rumania: Luan Topçiu; nga Belgjika: Eleana Zhako; nga Greqia: Thanas Medi; nga Zvicra: Bessa Myftiu, nga Amerika e largët përshëndetja e përzemërt e Gazmend Kapllanit etj.

“Atdheu afër dhe larg”, “Letërsia si kujtesë”, “Mërgimi i gjuhës”, “Revista letrare në Diasporë”, “Përkthimi dhe promovimi i letërsisë shqipe” ishin disa nga temat që u trajtuan në këtë takim. Përpos autorëve nga Diaspora në këtë bashkëbisedim ishin të pranishëm dhe autorë të rëndësishëm që jetojnë në Shqipëri si: Virion Graçi, Stefan Çapaliku, Enkel Demi e shumë të tjerë, si dhe miq nga trojet shqiptare përreth.

Një kafe e përbashkët mes miqsh, një shkëmbim idesh për rrugën që ka ndjekur dhe po ndjek letërsia shqipe, për gjendjen e autorit shqiptar brenda dhe jashtë, si dhe për ndihmesën që mund të japim me gjetje vetjake apo grumbullime të përbashkëta për nxitjen e leximit dhe për promovimin e gjuhës dhe kultures shqiptare; ishte një rast i rrallë për t’u njohur nga afër me autorë që jetojnë larg, por që janë pjesë e qenësishme dhe e pandashme e kulturës sonë.

Letëra përshëndetëse e shkrimtarit Gazmend Kapllani.

Nje nga momentet më të rëndësishme ishte dhe përshëndetja e shkrimtarit Gazmend Kapllani, njëkohësisht dhe drejtues i Katedrës Albanalogjike në Universitetin De Paul në Çikago në Amerikë, si dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës.

“Diskutimi për shkrimtarët e Diasporës ka kuptim vetëm nëse kemi guximin mendor të rilidhemi me të kaluarën tonë dhe të rikujtojmë se ne jemi një nga popujt me diasporak dhe shtegtarë të Ballkanit dhe Europës.

Në fakt vetë ideja e Shqipërisë si ideal bashkëkohor lindi “jashtë saj”, në Itali tek Arbëreshët. Ai ideal u kthye ne platformë konkrete dhe u ushqye nga patriotët, filozofët, poetët, tregtarët, shtypshkronjësit tanë Stamboll, Kajro, Boston, Sofie, Bukuresht.

Në vitet ’30 mund të themi se “harmonia” e vendosur mes mërgatës dhe kombit metropolitan ishte e lakmueshme: mërgata nuk ishte vetëm “vaji i kurbetit”, por edhe qendra shpesh pararojë e mendimit politik, estetik dhe vegimit për të ardhmen e atdheut që po luftonte të kapte trenin e epokës moderne.

Pastaj ndodhi fraktura e madhe dhe totalitare gjysmëshekullore.

Mërgata jonë aq jetike për kombin u stigmatizua si “mërgata e qyqeve” nga shkrimtarët e realizmit socialist.

Prandaj është ende e vështirë të bëjmë një debat të plotë për letërsinë e diasporës, sepse tek ne ka ndodhur një frakturë e jashtëzakonshme që shpesh nuk duam ta kuptojmë. Diaspora jonë u vyshk si një lule që i janë prerë rrënjët, sepse Atdheu u kthye për gjysmëshekulli në burg me kufij të pakalueshëm. Pas pesëdhjetë vjetësh të terrorit stalinist në vend të elitave kozmopolite dhe të hapura ndaj botës së viteve ’30, Shqipëria u gjet ose pa elita fare ose me elita burokratike thellësisht provinciale dhe armiqësore, kryesisht kundër Diasporës.

Mes Diasporës së re dhe të vjetër qëndron në mes një bunker i madh. Sfida jonë sot, si njerëz të letrave dhe të librave, tani që diaspora jonë po ringjallet dhe po mundohet të gjejë sërish identitetin e saj të lëkundur duke ndërtuar urat e komunikimit me Atdheun, është të zëvendësojmë bunkerin me biblioteka dhe librari. Sepse fatkeqësisht jemi një komb që ende lexon pak. Me kujtohen fjalët e poetit dhe eseistit të madh Xhozef Brodskit, hebreut rus të vetësyrgjynosur në Amerikë: “Kombet që nuk lexojnë i paguajnë haraç të rëndë historisë”.

Siç tregon përvoja e shkrimtarëve të Diasporës ne vazhdojmë të shkruajmë qoftë edhe në mungesë të lexuesit shqiptar.

Do e presim dhe grishim lexuesin dhe lexuesen me durim.

Sepse diçka thelbësore që të mëson mërgimi është durimi dhe këmbëngulja pa kufi”.

Burimi origjinal këtu