Shime Deshpali, atdhetari që ruajti traditën në një vend të izoluar etnikisht

E enjte, 25 Prill, 2024

Lindi në fshatin Arbënesh të Zarës (Jugosllavi), ku kreu shkollën normale dhe studioi për muzikë. Punoi si mësues muzike dhe dirigjent. Shkrimet i botoi në organet letrare të Kosovës. Botoi vëllimin “Tregime arbnore”, përmbledhjet poetike “Agimet dhe parambramjet e Arbneshit” dhe “E vërteta” me temë nga jeta e arbëreshëve të Zarës. Shkrimet e tij shquhen nga notat romantike dhe thjeshtësia e shprehjes. Hartoi këngë dhe operën me temë patriotike “Vana”.

Shime Deshpali, ka qenë muzikolog dhe shkrimtar shqiptar i Arbneshit të Zarës, (1897-1981). Sipas leksikonit biografik kroat, ai një kohë të gjatë ka jetuar jashtë vendlindjes së tij, në ishujt e Dalmacisë ku ka punuar si organizator i jetës muzikore, dirigjent dhe kompozitor. Në këta ishuj ka qenë shumë aktiv dhe  ka formuar disa ansamble të ndryshme muzikore për gra e për burra, ndër të cilat ka pasur ansamble që kanë qenë më të mirat në Kroaci. Gjatë luftës së dytë botërore ka qenë udhëheqës i grupit artistik të qarkut të Dubrovnikut, ndërsa në vitet 1944-1945, dirigjent i orkestrës së Teatrit të qarkut të Dubrovnikut. Në vitin 1945 është emëruar si udhëheqës i Teatrit popullor në Zarë, ku e ka riorganizuar ansamblin e aktorëve dhe e ka themeluar ansamblin e këngëve. Nga viti 1946 deri në vitin 1973 ka punuar si pedagog në shkollën e muzikës. Përveç kësaj është angazhuar edhe në shumë aktivitete të tjera muzikore, në gjimnaz, në shkollën e atjeshme normale dhe në shumë shkolla të tjera dhe në Shoqërinë kulturore arsimore “Arbanasi” me të cilën ka arritur suksese të mëdha.

Duhet të përmendet puna e tij si kompozitor. Ka krijuar disa vepra muzikore për orkestra të instrumenteve të ndryshme. I ka mbetur e papërfunduar opera me titull “Vana”. Ajo që është me rëndësi për neve ësht se gjashtë këngë të tij korale janë botuar në përmbledhjen “Këngë shqiptare” (Prishtinë, 1973), të cilat për bazë kanë folklorin e vendlindjes së tij.

Pas vdekjes së Shimes, punën muzikore e vazhduan dhe e avancuan shumë më tepër tre fëmijët e tij Pali, Maja dhe Valteri. Pali është njëri ndër dirigjentët më të mëdhenj e më të suksesshëm të Kroacisë. Ai njëherësh është edhe kompozitor dhe akademik.

Kështu, Shimeja ka pasur njërën ndër familjet më të arsimuara muzikore, jo vetëm në Kroaci, por edhe më gjerë.

Shime Deshpali si letrar ka botuar vjersha e tregime në revista e gazeta të kohës. Përmbledhjen e tregimeve “Tregime arbnore” e botoi në vitin 1966, në vitin 1969 përmbledhjen e poezive “Agimet e parambramjet të Arbneshit”. Në vitin 1972 boton përmbledhjen e tij poetike “E vërteta”.

Fuqia e këtyre veprave fshihet në mrekullinë e ruajtjes së gjuhës shqipe në një vend krejtësisht të izoluar etnikisht. Ky krijues i takon atyre njerëzve që e kanë dashur edhe vendin ku kanë jetuar, por kanë dhënë kontribut të madh edhe për ruajtjen e gjuhës së të parëve të tyre si trashëgimi me vlera pakrahasimisht të mëdha, përmes së cilës janë ruajtur fshehtësitë e shkapërderdhjes së njerëzve të Arbërisë, por edhe rezistenca e tyre për ta ruajtur gjuhën si atdhe që nuk mposhtet. Mund të thuhet se vepra ka në vete shenja të ndritshme, por edhe të dhembjes të cilën si barrë e kanë mbajtur mbi shpatullat e veta të gjithë mërgimtarët shqiptarë të cilët janë detyruar ta braktisin atdheun e tyre në kohë të Peranorisë Osmane e numri i të cilëve nuk dihet, por sipas të gjitha gjasave i afrohet milionit. Për shekujt XVI, XVII, XVIII e XIX ky numër është shumë, shumë i madh.

Burimi origjinal, këtu: