Intervistë / Flutura Açka, flet për rëndësinë e gjuhës

E enjte, 25 Prill, 2024

Poetja, shkrimtarja dhe botuesja shqiptaro-holandeze, Flutura Açka në një intervistë flet për gjuhën dhe ndikimin që ka pasur mërgimi në krijimtarinë e saj.

“…E pasuron jetën e një shkrimtari, lëvizja, liria. …Kur largohesh nga gjuha jote, ti e kupton sa e çmuar është ajo. Të paktën kjo gjë ka ndodhur me mua. Për shkak të kësaj lidhjeje të fortë që kam me shqipen, unë e kam pasur shumë të vështirë të shkruaj në një gjuhë tjetër. …Ato çka kam nevojë të them unë i them vetëm në shqip. Kjo lidhje nuk do të shkëputet kurrë…”, është shprehur Açka.

Shkrimtarja është vlerësuar me shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare. Në vitin 1997, është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane, ku ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë europianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Me një kontribut të çmuar në letërsinë shqiptare të Diasporës, romanet e saj janë përkthyer dhe botuar në bullgarisht dhe holandisht.

Intervista me të është realizuar nga Qendra e Botimeve të Diasporës, si pjesë e ciklit të intervistave me shkrimtarët e pranishëm në Takimin e Shkrimtarëve të Diasporës më 22 shkurt 2020.