Intervistë / Ndue Ukaj: Gjuha është thelbi i ekzistencës sonë

E premte, 29 Mars, 2024

Takimi i Shkrimtarëve të Diasporës ishte një aktivitet i veçantë që bëri bashkë njerëzit e letrave shqipe nga vende të ndryshme të botës. Pjesë e këtij takimi ishte dhe shkrimtari, publicisti e kritiku i letërsisë, Ndue Ukaj.

I lindur në Stubëll të Epërme të Kosovës, ai la pas vetes kujtimet e fëmijërisë për t’u larguar drejt Suedisë. Gjuha dhe kultura për të janë thelbi i ekzistencës së individit.

“Njeriu le pas vetes një pus të madh kujtimesh. Një vend, në të cilin ka përjetuar gjërat më të bukura… le dhimbjet, le gëzimet, le dhimbjet, dashuritë, le varret, fushat, malet dhe të gjitha këto bëhen motive të përhershme në krijimtari… Gjuha është thelbi i ekzistencës sonë, me të ndërtojmë vetveten…”, u shpreh Ukaj.

Krijimtaria e tij përfshin një sërë veprash poetike, ese e studime. Ai është përfshirë në antologji poetike e revista prestigjioze, brenda e jashtë vendit. Poezitë dhe tekstet e tij janë përkthyer në anglisht, spanjisht, italisht, rumanisht, finlandisht, kinezisht, suedisht, turqisht dhe vlerësuar me shumë çmime letrare.

Sot, Ukaj e ndan jetën mes Kosovës e Suedisë.