Diplomacia e Ismail Qemalit në krijimin e shtetit të pavarur shqiptar

E enjte, 25 Prill, 2024

Nga Fatlinda Shkurti

Qëllimi i këtij shkrimi është evidentimi, njohja, përcaktimi dhe lartësimi i figurës së Ismail Bej Qemalit për punën, përpjekjet dhe diplomacinë e tij në krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Duke u mbështetur në një material të shumtë arkivor dhe literaturës në qarkullim do të ndalem në momentet më të rëndësishme që çuan në ngjarjen madhore, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ismail Qemal Vlora ka lindur në Vlorë më 24 janar 1844. Babai i tij, Mahmud Bej Vlora, dha ndihmesën e tij në kryengritjet antiosmane të shekullit të XIX duke qenë një nga atdhetarët e shquar të asaj periudhe. Familja e Ismail Qemalit internohet në Selanik pas pjesëmarrjes së Mahmud Bej Vlorës në kryengritjen antiosmane të vitit 1847. Në vitin 1858 vijoi mësimet në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe në bankat e kësaj shkolle zotëronte gjuhët e huaja: turqisht, frëngjisht dhe greqisht. Lidhjen e edukatës kombëtare me atë shkollore Ismail Qemali e konsideroi më vonë një fat të madh në formimin e tij. Është kjo edukatë kombëtare dhe ilimuniste që e bëri Ismail Qemalin të ishte nga të parët shqiptarë që i shfaqi zyrtarisht ndenjat e tij kombëtare nën një despotizëm të tmerrshëm e të pamëshirshëm. Ndikim në formimin e tij politik e diplomatik, dha reformatori i njohur, Mit’hat Pasha, me të cilin bashkëpunoi në vilajetin e Danubit.

Veprimtaria e Ismail Qemalit si qeveritar dhe këshilltar në vende të ndyshme ka qenë shumë e gjallë dhe dinamike, por, pikërisht për këtë arsye ai vetëm urrehej dhe nuk mund të ndodhte ndryshe nën një regjim siç ishte ai i Perandorisë Osmane. Porta e Lartë, duke parë tek Ismail Qemali, kundërshtarin politik dhe bashkëpunëtorin e Mit’hat Pashës e internoi në Bursë e Qytahi pranë Anadollit ku qëndroi 7 vjet. Në vitin 1900, edhe pse u emërua Qeveritar i Përgjithshëm i Tripolitanisë për shkak se rrezikohej të burgosej nga Porta e Lartë u arratis prej Stambollit, shkoi në Athinë, ku iu drejtoi shqiptarëve një thirrje “për të marrë pjesë në shpëtimin e Atdheut”. Por në fakt qe dëshira e tij e zjarrtë për të luftuar për autonominë e Shqipërisë që e detyroi Ismail Qemalin të largohej. Në vitet 1901-1903, zhvilloi një veprimtari të gjerë politike e kombëtare, u takua me bashkatdhetarët në Bruksel, Paris, në Egjipt, zhvilloi bisedime me Mehmet Ali Pashën, në Kongresin e Turqve të Rinj etj. Në këto vite dhemë vonë bashkëpunoi me mjaft personalitete të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare si: Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin, Shahin Kolonjën, Abedin Pashë Dinon, Dervish Himën, Ibrahim Temon etj.

Më 18 shtator 1908, Ismail Qemali erdhi në Vlorë, ku u bë “një manifestim i madh patriotik”. Në nëntor të këtij viti zuri vendin si deputet në parlamentin turk. Personaliteti i tij u rrit edhe më shumë nga kultura liberale e moderne që zotëronte. Nuk e pranoi postin e ministrit të brendshëm kur thirret nga Sulltani. Në vazhdim të idealeve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, shpalli programin e tij autonomist duke bashkëpunuar me rrethet politike shqiptare, në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar. Në vitin 1909 u arratis nga Stambolli dhe qëndroi në Evropën Perëndimore. Në vitet 1911-1912, ishte njëri ndër frymëzuesit dhe organizatorët e kryengritjeve antiosmane në Veri dhe Jug të vendit. Kronikat e kohës shënojnë pjesëmarrjen e tij në hartimin e memorandumit të 19 majit 1912, bashkë me Hasan Prishtinën dhe atdhetarë të tjerë. Më 26 tetor 1912 Ismail Qemali niset nga Stambolli, arrin në Bukuresht së bashku me Luigj Gurakuqin, ku që të dy u pritën mirë nga patriotët shqiptarë të atjeshëm. Pas takimit me koloninë shqiptare të Bukureshtit, më 5 nëntor 1912, njoftoi shqiptarët: “E ardhmja e Shqipërisë është siguruar. Telegrafoni kudo të keni besim të plotë në fatin e Atdheut”. Ishin me të vërtetë arsye dhe rrethana, të cilat Ismail Qemali nuk mund të mos i merrte parasysh për ndërmarrjen e tij të vështirë që duhej të përfundonte me sukses të plotë.

Pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e diplomacisë së Fuqive të Mëdha dhe personalitetet politike Austro-Hungareze, ndërmori udhëtimin historik Trieste-Durrës-Vlorë. Në Vlorë kryesoi Kuvendin Kombëtar, i cili më 28 nëntor 1912, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Personaliteti i tij i madh politik dhe diplomatik, u shfaq në konsolidimin e shtetit të ri shqiptar, mbrojtjen e vendit nga synimet shoviniste të fqinjëve, caktimin e kufijve dhe zhvillimin ekonomik dhe arsimor. Si politikan dhe diplomat i përmasave të jashtëzakonshme, si personalitet i shquar dhe poliedrik që shkriu gjithë jetën dhe energjitë e tij për Atdheun, ka zënë vendin e nderit në Panteonin e Lavdisë Shqiptare.