Anisa Arra:E rëndësishme t’i japim komunitetit shembuj suksesi për t’u ndjekur

E martë, 16 Prill, 2024

Kanada – Shani Pnishi

Për avokaten shqiptare në Kanada, Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Kanadeze u krijua për t’iu përgjigjur nevojave dhe dëshirave të veçanta të avokatëve dhe  komunitetit shqiptar

Anisa Arra është një nga qindra shqiptarët që gjatë vitit 1997 u largua nga qyteti i lindjes Fieri në kërkim të një mundësie më të mirë. Pas shumë sakrificash familja e saj mbërriti në Kanada. Në vitin 2004 së bashku me familjen vendosen në qytetin e Torontos. Largimi nga vendlindja, vështirësitë e jetës si emigrant, përballja me një shoqëri të huaj, vështirësitë e integrimit bënë që Anisa të merrte një vendim të rëndësishëm për jetën e saj.

Vendos që në të ardhmen të bëjë diçka për të ndihmuar të tjerët në situata të ngjashme, që vështirësitë që ajo kaloi t’i përdorë për të ndihmuar të hapë rrugën për të tjerët që vijnë, që ta kenë më lehtë udhën drejtë suksesit, të jenë më pak viktimë e rrethanave dhe më shumë në kontroll të fatit të tyre dhe së ardhmes që ëndërrojnë. E mbi të gjitha të bëjë krenar prindërit e saj, një falënderim për sakrificat që ata kanë bërë për vajzën e tyre. Sot ajo është një avokate në Mississauga, Ontario dhe prej tre vitesh ka hapur zyrën e saj të avokatisë “Arra Law Firm”. Gjithmonë me “sy e zemër” nga Shqipëria ajo së fundmi ka themeluar edhe Shoqatën e Avokatëve Shqiptarë në Kanada.

Si lindi ideja për themelimin e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Kanada?

Ideja e krijimit të një shoqate avokatësh ekzistonte edhe para se ta merrja unë përsipër si detyrë. Vitin e kaluar vizitova një mbledhje të organizuar nga Shoqata e Avokatëve të Torontos, ku takova kolegen, Edona Vila, e cila me tha që janë rreth katër a pesë avokatë shqiptarë të tjerë të cilët kishin shprehur interesim për të krijuar një strukturë të përbërë nga avokatë shqiptarë në qytetin më të madh kanadez, Toronto. Fillimisht ideja ishte që përmes kësaj shoqate t’ia jepnim vetes mundësinë që si avokatë të njiheshim dhe të lidheshim profesionalisht me njëri-tjetrin. Kjo ide më përfshiu aq shumë sa që në momentet e para deklarova se do e krijoja unë shoqatën. Fillova punën duke mbledhur avokatët nëpërmjet një grupi në LinkedIn. Përgjigjja e avokatëve tanë ishte shumë entuziaste dhe pozitive. Pasi krijova një anëtarësim të konsiderueshëm, regjistrova organizatën në Ontario. Dy muaj më vonë të gjithë së bashku realizuam inaugurimin e shoqatës “Albanian Canadian Lawyers Association” (Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Kanadezë) në qendër të Torontos.

Me çfarë aktiviteti dhe misioni jeni paraqitur para publikut në vitin e parë të themelimit?

Misioni i ACLA-së është të krijojë në Toronto një rrjet juristësh dhe studentësh juridiku që vijnë nga Shqipëria, Kosova ose Maqedonia Veriore. Shoqata ka për qëllim të bashkojë dhe promovojë avokatët shqiptarë me njëri-tjetrin dhe t’i përfaqësojë këta avokatë me një zë të përbashkët, dhe për këtë arsye më të fuqishëm.

Gjithashtu ACLA synon që t’i angazhojë këta juristë ose avokatë në komunitetin shqiptar në Kanada. Të bëhet një vendtakim dhe një bazë ku avokatët tanë të japin ndihmën, mundësinë dhe ekspertizën e tyre për ta ngritur më lartë komunitetin shqiptar këtu.

 Thatë që arritët një anëtarësim të konsiderueshëm, por të të cilave fusha janë avokatët e angazhuar?

Avokatët ose juristët e angazhuar janë nga fusha të ndryshme. Kemi juristë që merren me ligjin e martesës, familjes, emigracionit, korporatave, biznesit, pronave dhe hipotekës, sigurimit dhe dëmtimit personal, konkurrencës dhe antirustit, komerciales, sigurisë kibernetike, ndërtimit, komunës, marijuanës, ndërtesës në bashkëpronësi, punësimit, dhe specializimeve të tjera që lidhen mes tyre.

Shoqata jonë është e përbërë nga avokatë që janë të kualifikuar të marrin përsipër shumicën e çështjeve ligjore që mund të kërkohen nga komuniteti shqiptar në Ontario dhe më gjerë. Objektivi është që çdo shqiptar që kërkon ndihmë ligjore të fillojë duke vizituar faqen tonë elektronike www.acla-sask.com dhe aty do jetë një avokat për të, për përfaqësim ose rekomandim me kolegë të tjerë.

Mendoni se duke pasur garancinë e të qenit shqiptar ose me prejardhje nga Shqipëria avokatët shqiptaro-kanadez kanë një koeficient më të lartë besimi në komunitet?

Themelimi i ACLA filloi pikërisht nga nevoja e avokatëve tanë të krijojnë një rrjet me njëri-tjetrin. Dëshira e tyre të bashkohen dhe dëshira ime të njoh avokatë të tjerë shqiptarë, tregon që ne si shqiptarë kemi nevojë për njëri-tjetrin. Mendoj se prejardhja ose fëmijëria dhe gjuha e përbashkët është diçka që krijon përbrenda një afërsi dhe më vonë marrëdhënie më të thella e të veçanta. Ne e kuptojmë më mirë njëri-tjetrin sesa mund të na kuptojnë etnitet e tjera të shumta këtu, sidomos në Toronto. Ne e njohim historinë tonë të dhimbshme dhe unike, gjithashtu vuajtjet e prindërve tanë, por edhe hapat e tyre frymëzues t’u japin fëmijëve të tyre – gjeneratës sonë – një të ardhme më të mirë. Fuqia formuese e kësaj historie të përbashkët të karakterit dhe shpirtit tonë si shqiptarë të Diasporës nuk mund të nënvlerësohet.

Gjithashtu, avokatët tanë janë të gatshëm të shërbejnë në komunitet. Unë, personalisht jam gjithnjë e lumtur të takoj dhe të punoj për klientë shqiptarë. Veç kësaj, besoj është e rëndësishme t’i japim komunitetit tonë shembuj suksesi për t’u ndjekur nga gjenerata e re. Nëse dikush nuk shikon vërdallë njerëz si ata që kanë arritur sukses është më vështirë për atë person të besojë në vetvete. Kështu që sigurisht besoj që komuniteti ynë përfiton nga shoqata siç është ACLA. Çdo gjë shkon si cikël, suksesi i një individi mund të ndihmojë gjithë komunitetin dhe suksesi i komunitetit ndihmon suksesin e individit. Si shkon thënia “një baticë në rritje ngreh të gjitha anijet”, ashtu edhe ngritja e komunitetit tonë nëpërmjet organizatave të tilla krijon kushte të ngrihemi të gjithë së bashku.

Sa ka arritur shoqata të shtrihet tek shqiptaro-kanadezët?

Shoqata jonë përfshinë kryesisht avokatë të krahinës më të madhe kanadeze, Ontarios, ndërsa shumica prej anëtarëve tanë janë të bazuar në rrethin e gjerë të Torontos. Bordi drejtues i ACLA e ka si detyrë dhe një nga objektet kryesore të zgjerojë rrjetin edhe më shumë, edhe në krahinat tjera, ku numri i shqiptarëve është më i madh. Grupi ynë në LinkedIn në këto momente ka 35 anëtarë, që përbëhet nga juristë, studentë juridiku dhe paralegalë.

Dëshira ime në këtë moment, ku unë shoh që ka nevojë për përmirësim dhe energji pozitive, është të ndihmoj sa të mundem drejt unifikimit të komunitetin shqiptar përmes rolit tim si avokate, lidere dhe shqiptare. Dua që të zhdukim disa mentalitete që na mbajnë mbrapa dhe krijojnë komplekse. Të jemi komplet krenarë që jemi shqiptarë. Mos të mendojmë më në mënyra “ne nuk bëhemi” ose “kështu jemi, nuk ndryshojmë”, por të bashkohemi sepse besoj që jemi njerëz shumë të fortë, inteligjentë dhe të veçantë. Nëse bashkohemi mund të bëhemi një forcë e paparë. Tani shoqata jonë ka intensifikuar bashkëpunimin me liderë të dedikuar dhe vizionarë të shoqatave shqiptare në Toronto, siç janë: Naser Berisha (kryetar i Rrrjetit të Bizneseve Shqiptaro-Kanadeze), Bujar Zejnullahu  (kryetar i Shoqatës së bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze të Torontos) dhe Ilir Azizin (drejtues i Shoqatës ACE). Jam e bindur se në të ardhmen keni për të parë gjëra të bukura prej nesh.

Sa shoqata të tilla ka nga etnitë e tjera të Torontos? E keni ndjekur ndonjë shembull?

 Toronto është ndër qytetet më multikulurore në botë. Karakteri i Torontos është i tillë, që inkurajon etnitete të ndryshme ta ruajnë dhe respektojnë identitetin e tyre të prejardhjes. Disa organizata avokatësh nga etnitete të tjera që ekzistojë këtu për t’u marrë shembull janë: Federata e Avokatëve Aziatiko-Kanadezë, Shoqata e Avokatëve Kinezë të Ontarios, Shoqata e Avokatëve Helenik, Shoqata Kanadeze e Avokatëve të Zinj etj.

Deri tani nuk kemi ndjekur specifikisht ndonjë shembull nga këto shoqata. Disa nga shoqatat janë shumë të vjetra dhe të gjera dhe sigurisht ne mund të mësojmë shumë nga veprimtaria e tyre. Bordi ynë ka diskutuar të fillojë komunikimin dhe gjetjen e mundësisë së bashkëpunimit me shoqatat e ndryshme të juristëve në Kanada. Megjithatë, nuk e kemi pasur si objektiv të marrim ide nga shoqata të tjera, por duam të dëgjojmë dhe t’i përgjigjemi nevojave dhe dëshirave të veçanta të avokatëve shqiptarë dhe të komunitetit tonë në përgjithësi. ACLA ka rrugën dhe misionin e vet dhe besoj për disa vite shoqatat e tjera do fillojnë të ndjekin shembullin tonë.

Cilët janë bashkëpunëtorët, krerët e ngushtë të ACLA dhe fushat e tyre të drejtësisë?

Bashkëpunëtoret e ngushtë të ACLA është si fillimisht Bordi Drejtues, ku pos meje, përbëhet nga Aida Kalaj (avokate për refugjatë), Lusi Brace (avokat për emigracionin), Pamela Metani (avokate korporatash) dhe Glen Bushi (avokat për personat e lënduar), të cilët japin shumë kohë vullnetare nga ditët e tyre të zëna dhe aktive për të punuar për ACLA duke shkruar artikuj, planifikuar të ardhmen e shoqatës dhe organizuar festat dhe mbledhjet tona të shpeshta. Kontribues i veçantë është Gerjon Kalaci, konsulent legal, i cili ka sponsorizuar dhe lidhur shoqatën me persona të rëndësishëm siç është presidenti i “Ontario Bar Association”, i cili ka shprehur dëshirën ta mbështesë ACLA-në. Anëtarët tjerë të rëndësishëm janë: Fred Gjokaj (avokat për prona të patundshme komerciale), Marin Nati (avokat i kriminalistikës), Zinejda Rita (commercial litigator) dhe Gledis Rada (avokat për çështje familjare), që të gjithë shumë aktiv prej fillimit. Jam shumë e lumtur, krenare dhe mirënjohëse për të gjithë anëtarët e tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm dhe kanë treguar entuziazëm në çdo ngjarje të ACLA.