Agroturizmi, modeli që po nxit ekonominë rurale

E enjte, 18 Prill, 2024

Si një model i suksesshëm biznesi, investimet në agroturizëm po bëhen tërheqës për mjaft individë, veçanërisht për ata që rrënjët i kanë të lidhura me fshatin. Aktiviteti i tyre po shtrihet në të gjithë ditët e javës, duke mos u fokusuar më vetëm në fundjavë. Promovimi në media dhe lehtësitë fiskale kanë nxitur zhvillimin e tyre. Ministria e Turizmit thotë se aktualisht janë certifikuar 13 pika agroturistike, ndërsa 4 të tjera janë ende në proces. Si ky model biznesi po ndihmon ekonomitë rurale dhe sa ekziston rreziku i ngopjes së tregut?

Për të mbërritur në Shijak nga Tirana nuk duhen më shumë se 40 minuta me makinë. Distanca nga Durrësi është edhe më e afërt. Sapo mbërrin në kryqëzimin e famshëm të 4 Rrugëve të Shijakut, shikon tabelat orientuese që të drejtojnë në Agroturizëm Gjepali. Rrugët gjarpëruese që të çojnë në këtë agroturizëm kalojnë mes për mes njësisë administrative Gjepalaj. Fushat e kësaj zone janë ndër më pjelloret në vend, të ushqyera ndër shekuj nga lumi i Erzenit. Ndërsa në faqet e kodrave arrin të dallosh vreshtat e mbjella, kryesisht me varietetin autokton të Sheshit.

Kuptojmë se jemi pranë agroturizmit sapo mbaron rruga e shtruar me asfalt. Mjaftoi ai një kilometër rrugë e pashtruar, por e rehabilituar me çakëll, për të na futur në atmosferën e fshatit. Në horizont dallohen pyjet e dendura, të mbjella vite më barë përgjatë shtatit të lumit Erzen. Buzë këtij
lumi, në fshatin Gjepalaj, shef Fundimi ka vënë në jetë një projekt të menduar prej kohësh.

Iu desh të rrafshonte ndërtesën e vjetër të gjyshit të tij, për të ngritur një ndërtesë të stilit mesdhetar, ku ndërthuren bujtina për fjetje dhe restoranti. Toka përreth bujtinës është e punuar dhe e mbjellë me produkte të stinës. Edhe këtu filozofia është e njëjtë, produktet vijnë nga toka në tryezë.

Jeta e shef Fundimit tashmë ndahet mes tri vendeve më të dashura për të, por në thelb pasioni është i njëjtë, dashuria për kuzhinën. Agroturizmi në Shijak plotëson trinomin Romë me Antico Arco, Tiranë me Padam dhe tashmë një agroturizëm, në tryezën e të cilit nuk do të gjesh asgjë që nuk është e zonës.

“Kështu motivohen edhe fermerët e zonës për të mbjellë më shumë”,- shpjegon shef Gjepali. Ai shton se është e rëndësishme që në fshat të krijohen ekonomi të qëndrueshme për të nxitur sërish njerëzit të merren me bujqësi. Interesi për të vizituar fermën ka qenë i madh deri më tani dhe jo vetëm nga shqiptarët. Të huajt përbëjnë rreth 7-8% të vizitorëve. Menaxheri i agroturizmit u shpreh për “Monitor” se po përpiqen që ta shndërrojnë në një produkt të vërtetë turistik, duke hartuar paketa ku do të përfshihen edhe aktiviteti i ecjes buzë shtratit të lumit apo eksplorimi i fshatrave. Fakti që agroturizmi është shumë pranë zonave turistike është avantazh për të tërhequr turistët e huaj.

Ata kanë parë se të huajt kanë interes për të provuar bujtinën, si një arratisje nga jeta e zhurmshme e qyteteve të mëdha. Agroturizëm Gjepali është një nga 13 subjektet e certifikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e cila njofton se në proces certifikimi ka edhe 4 të tjerë, të cilët për mangësi në dokumentacion gjë që ka vonuar pajisjen me të.
Nxitja e ekonomive rurale ka qenë në fokus të qeverisë së fundmi, e cila ka hartuar politika lehtësuese për të nxitur veçanërisht agroturizmin, sikurse ishte vendosja e TVSH-së në shitje 6%. Aktorë të tregut thonë se ndikimi pozitiv është vënë re që në fillim të aplikimit të saj, pasi bizneset në këtë sektor tashmë janë 100% të formalizuar.

Ministria e Turizmit ka certifikuar 13 subjekte agroturizëm, të cilat ndodhen në zona të ndryshme të Shqipërisë nga Veriu në Jug. Të 13 subjektet numërojnë 133 dhoma dhe 342 tavolina. Alfred Fiska ka marrë certifikatën e agroturizmit për subjektin që ai ka në Rroshnik të Beratit. Ai ka një strukturë akomoduese me 8 dhoma dhe 25 tavolina. Zona e Beratit ka disa prej subjekteve të certifikuar, ku përveç zotit Fiska ka marrë certifikatë Libonike Nurellari nga fshati Peshtan. Në këtë fshat ata kanë Kantinën e Verës Nurellari, ku së fundmi i kanë shtuar edhe 6 dhoma për akomodimin e turistëve dhe 8 tavolina për degustimin e verës me produkte të zonës. Në Poshnjë të Beratit, agroturizëm Gramozi ka marrë po ashtu certifikatë si subjekt agroturistik. Ai ka një strukturë akomoduese me 7 dhoma dhe 52 tavolina.

Me certifikatë është pajisur edhe Albina Çuko e cila ka hapur një pikë agroturistike në Shëngjergj të Tiranës. Kjo zonë po tërheq çdo vit më shumë turistë. Agroturizmi ka 6 dhoma dhe 6 tavolina për shërbimin ushqimor. Në Parkun Natyror të Qafështamës ndodhet Shkreli Resort i cili ofron për turistët 25 dhoma dhe po aq tavolina. Kol Marku në Katundin e Vjetër të Mirditës ka hapur një agtroturizëm i cili ofron 6 dhoma dhe po aq tavolina për turistët.

Edhe Durrësi ka disa subjekte të certifikuara. Një prej tyre është Kodra e Kuajve në Shkallnur të Durrësit, me 18 dhoma dhe 40 tavolina për turistët. I njëjtë është edhe numri i tavolinave në Agroturizmin Gjepali. Për akomodimin e turistëve janë në dispozicion 6 dhoma. Agrturizëm Huqi, i ngritur buzë liqenit në fshati Radë të Durrësit, ka ndërtuar së fundmi 6 shtëpiza të vogla prej druri dhe vënë në shërbim 47 tavolina.
Në Tepelenë, Nancy Tare administron subjektin Our Own Expeditions në Nivicë të Tepelenës, me 6 dhoma për fjetje dhe 10 tavolina.
Farma Sotiri është subjekti më i fundit i certifikuar nga Ministria e Turizmit. Në strukturën e kësaj ferme janë 7 dhoma dhe 40 tavolina.

13 subjekte të certifikuara

Recetat e gjyshes

“Vijnë në agroturizëm dhe kërkojnë lukse të shfrenuara”, – thotë shef Fundimi. Ai na shpjegon që në menunë e restorantit ka sjellë recetat tradicionale të zonës, sigurisht duke i pasuruar edhe me elemente të kuzhinës moderne. Në tryezë nuk mungojnë perimet e stinës që vijnë nga fermerët e zonës: zogu i shpuzës, një shpend i vogël me mish të shijshëm, kimaja me mish dhe vezë, tipike e zonës së Shijakut, pula e kotecit, apo mishi i viçit i gatuar me kujdes.

Agroturizëm Gjepali

Në menu do të gjeni edhe byrekun tradicional me qumësht dhe petë të thatë apo specat me gjizë. Produktet merren të gjitha nga zonat përreth duke përzgjedhur fermerët që punon nëpërmjet kriterit të cilësisë.
Fundim Gjepali thotë se, në të ardhmen, mendon që restoranti do të ketë më shumë produkte vegjetariane. Sipas tij, dietat ushqimore po orientohen drejt pjatave vegjetariane.

Shpëtimtari i ekonomive rurale

Në një kohë kur të gjithë po i largohen blegtorisë dhe fermat blegtorale dështuan, Gert Hajri ka ngritur një fermë me 85 krerë gjedhë për mish në Rreth, pranë fshatit Gjepalaj. Ai ka zgjedhur të mbarështojë gjedhë të racës së vendit dhe i ushqen me ushqim bio. Për të siguruar të gjithë ushqimin e nevojshëm, ai ka marrë me qira 30 hektarë tokë. Z. Hajri ka plane të zgjerojë investimin më tej. Pranë stallës ka ngritur një kapanon të dytë, ku planifikon të shtojë tufën. Në suksesin e tij e ka ndihmuar afërsia me pikën e autorizuar të thertores në Pezë Helmes dhe prej aty furnizon dyqanet, ndërsa ndihma nga Ministria e Bujqësisë mungon. Së fundmi, është një nga furnitorët kryesorë të Agroturizëm Gjepali.

Të gjitha produktet e Mrizit të Zanave, një nga pikat e para agroturistike, merren nga fshatarët e zonës së Zadrimës. Altin Prenga, nga Mrizi i Zanave, e përjashton mundësinë e mbingopjes së tregut për sa i përket agroturizmit, për sa kohë ka ende toka djerrë dhe të papunuara. Ai shton se agroturizmi do të jetë shpëtimtari i ekonomive rurale. Në zonën ku ai ka ngritur Mrizin e Zanave, janë hapur edhe tri pika të tjera, të cilat po punojnë duke u mbështetur te fermerët përreth. Tashmë te Mrizi i Zanave nuk gjen pije industriale, një model që duhet përqafuar. Shumë fermerë gjendeshin para derës së Mrizit me fruta që nuk kishin ku t’i çonin, pasi nuk gjenin treg.

Mrizi i Zanave

Ai mendoi se prej tyre mund të bënte lëngje të freskëta frutash, duke shmangur gjithë pijet industriale në restorant, por njëkohësisht duke rregulluar edhe pengesën që kishin fermerët me prodhimin që nuk gjente treg. Në faqet zyrtare të Mrizit të Zanave në rrjetet sociale promovohen fermerët nga ku merr prodhimet. Zef Deda, nga Velipoja, furnizon me frutat e stinës Mrizin e Zanave. Altin Prenga është një nga promovuesit e produkteve “Made in Albania”. Ai shpreh shqetësimin se herë pas here, kundër prodhimit vendas ndërmerren fushata, për të ulur besueshmërinë dhe konsumin, duke u favorizuar indirekt prodhimet e importit. “Jo rastësisht ndodhin gjithnjë sa herë hapet sezoni” – thotë me shqetësim Prenga.

Sipas tij, për fat mirë produktet në Shqipëri vijojnë të jenë natyrale, krahasuar me prodhimet jashtë, për të cilat mendon se kanë një shkallë më të lartë të përdorimit të pesticideve dhe të plehrave kimike. Kjo është një nga arsyet pse të huajt e shijojnë kaq shumë ushqimin në Shqipëri.

Farma Sotira pajiset me certifikatën e agroturizmit

Farma Sotira, e cila ndodhet në Leskovik të Korçës, është një nga fermat më të famshme në vend dhe, padyshim, shembull suksesi sa u takon investimeve në agroturizëm. Një atraksion i jashtëzakonshëm turistik, në Juglindje të vendit, Farma Sotira vizitohet nga mijëra turistë të huaj, duke sjellë jo vetëm të ardhura për familjen, por edhe turizëm dhe punësim për banorët e zonës.

Farma Sotira

Ministri Klosi i dorëzoi certifikatën e agroturizmit administratorëve të subjektit Farma Sotira, e cila përveçse certifikohet për herë të parë, do të përfitojë edhe një sërë lehtësish fiskale nga paketa e qeverisë, që nxit zhvillimin e bizneseve, që promovojnë turizmin, kulinarinë e zonës dhe mikpritjen.

Një agroturizëm ndryshe

Kantina “Nurellari” është themeluar në vitin 1995 nga familja Nurellari. Që prej vitit të krijimit dhe deri në ditët e sotme, cilësia e prodhimit dhe produktet janë rritur. Kantina ndodhet midis qytetit të Beratit dhe Poliçanit, në fshatin Fushë-Peshtan, 10 kilometra nga Berati. Leventi përfaqëson brezin e dytë në kantinën Nurellari. Në fillim të ’97, i ati i Leventit mendoi që t’i hynte tregtisë së fidanëve për disa varietete europiane të rrushit. Në atë kohë, Leventi ishte vetëm shtatë vjeç.

Për fatin e keq (ose të mirë) prej trazirave në vitin e mbrapshtë Fatos Nurellari nuk mundi të shiste asnjë prej fidanëve. Fidanët zunë rrënjë në tokën e familjes Nurellari, duke shënuar kështu gjenezën e vreshtave të para të Kantinës Nurellari. Shumë shpejt do të jepnin prodhim. Për të mos e çuar dëm gjithë atë sasi të prodhuar, Fatosi nisi të prodhojë sasi vere. Fillimisht në mënyrë artizanale, ndërsa pak më vonë do të përfshinte teknikat moderne të prodhimit të verës. Sot, më shumë se 20 vite pas vitit famëkeq ’97, Kantina Nurellari ka rritur sipërfaqen e mbjellë me vreshta. Familja ka ndërtuar një kantinë moderne dhe pranë saj, së fundmi, edhe një njësi akomoduese për turistët e pasionuar pas verës shqiptare. Ato janë pjesë e listës me subjektet e certifikuara në agroturizëm.

Kantina Nurellari

Levent Nurellari, përfaqësues i kantinës, shprehet për “Monitor” se procesi i certifikimit të kantinës kaloi në disa etapa. Më kryesorja ishte plotësimi i kritereve, një prej të cilëve ishte mbështetja në produktet tradicionale. “Në rastin tonë janë verërat e prodhuara nga varietete autoktone, ku kantina ka disa etiketa si Serina, Lavardar dhe Pulsi i Beratit.
Shoqërimin e tyre, Leventi shpjegon se e bëjnë me antipastat që shërbehen me djathërat e zonës, ullinjtë (e famshëm të Beratit), reçel dhe bukë fshatit.

“Ne kemi 6 dhoma në paketën tonë agroturistike. Që të marrësh certifikatën duhet të kesh 1 hektar tokë ku ti kultivon këto produkte dhe ky është një kriter i panegociueshëm. Ne i plotësuam, aplikuam, dhe pritëm sa u bënë verifikimet. Për ne është një ndihmë shumë e madhe, një ndër to është TVSH-ja nga 20 në 6%”, thonë për “Monitor” Levent Nurellari. Certifikata nuk është e përhershme, – sqaron ai, – pasi ka një afat 3-5 vjet për shfrytëzimin e saj, por është me të drejtë rinovimi. Turistët në kantinë po shtohen dita-ditës. Sipas tij, kjo po i ndihmon që të konkurrojnë në tregun rajonal me produktet tona unike.

Kushtet që duhet të plotësojë një agroturizëm për t’u pajisur me certifikatë

Me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave janë vendosur kriteret që një pikë të pajiset me certifikatë. Agroturizëm është veprimtaria pritëse, që zhvillohet në një fermë ose njësi tjetër agrikulturore, me qëllimin për të tërhequr vizitorë, shpeshherë duke u mundësuar atyre pjesëmarrjen në veprimtaritë bujqësore ose veprimtari të tjera ndihmëse, që zhvillohen në atë mjedis bujqësor.

Ai duhet të mbështetet në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm të zonave rurale nëpërmjet mbrojtjes së mjedisit, ruajtjes së traditave dhe promovimit të produkteve tipike të zonës. Çdo subjekt që kërkon të ofrojë veprimtari pritëse të certifikuar, si “agroturizëm”, duhet të plotësojë disa kritere dhe vetëm ato që pajisen me certifikatë kanë të drejtë që të mbajnë emërtimin agroturizëm.

Agroturizmi, si veprimtari, mund të zhvillohet në ferma që plotësojnë këto kritere: – Ferma bujqësore duhet të ketë, të paktën, 1 ha tokë të mbjellë me kultura bujqësore ose, minimalisht, 0,5 hektar serra; – Ferma blegtorale duhet të mbarështojë, minimalisht, 10 krerë gjedh ose 100 krerë dele/dhi apo 200 krerë shpendë. Te fermat blegtorale klasifikohen edhe stanet; – Ferma peshkimi/akuakulture. Agroturizmi mund të zhvillohet edhe në njësi agrikulturore, që kanë si aktivitet përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit e akuakulturës të cilat janë të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive të agroturizmit.

Subjektet, që zhvillojnë veprimtari pritëse të klasifikuar si “agroturizëm”, duhet të ofrojnë, minimalisht, njërin nga shërbimet e mëposhtme: a) Akomodim; b) Ushqim dhe pije; c) Veprimtari argëtuese/çlodhëse, të lidhura me fermën ose mjedisin përreth. Subjektet agroturistike, që ofrojnë akomodim, duhet të kenë një kapacitet nga 6 deri në 30, por jo më shumë, dhoma pritëse.

Strukturat, në të cilat ofrohet shërbimi i akomodimit, sipas klasifikimit të ligjit për turizmin në fuqi, duhet të respektojnë kriteret urbanistike dhe kriteret e tjera në fuqi për ndërtimin, të përcaktuara në planet e përgjithshme vendore. Atje ku është e mundur, godinat duhet të respektojnë traditat lokale të ndërtimit. Akomodimi mund të ofrohet edhe në formën e fushimit, me ambiente për vendosjen e çadrave apo të makinave të fushimit. Në këto raste, subjekti agroturistik garanton kushtet minimale higjieno-sanitare (si, p.sh., tualet, ujë të pijshëm, pikë grumbullimi të mbeturinave, lidhje me energjinë elektrike) për një kapacitet maksimal prej 15 makinash fushimi. Ofrimi i ushqimit dhe i pijeve bëhet në ambiente të përshtatshme, që plotësojnë normat në fuqi për ushqimin dhe kushtet higjieno-sanitare. Struktura pritëse, ku ofrohet ushqim dhe pije, duhet të ketë, minimalisht, 6 deri në 60, por jo më shumë, tavolina.

Ushqimi dhe pijet e ofruara në subjektet agroturistike duhet të jenë me origjinë nga ferma (të prodhuara ose të përpunuara në fermë/njësinë agrikulturore), minimalisht në 30% të sasisë së tyre. Nga 30% deri në 70% të produkteve ushqimore/pijeve lejohet të jenë me origjinë lokale, të prodhuara apo të përpunuara nga prodhues lokalë, që kryejnë aktivitet në bashkinë ku ka selinë agroturizmi. Subjektet agroturistike ofrojnë/mundësojnë për vizitorët e turistët veprimtari argëtuese/çlodhëse, që lidhen me fermën.

Për certifikimin e subjekteve dhe dhënien e certifikatës “Subjekt i certifikuar agroturizmi”, pranë Ministrisë përgjegjëse për Turizmin ngrihet një komision vlerësues, i përbërë nga 5 anëtarë, 3 prej të cilëve janë përfaqësues të caktuar nga ministri përgjegjës për Turizmin dhe 2 nga ministri përgjegjës për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Bazuar në vendimmarrjen e komisionit, ministri përgjegjës për Turizmin lëshon certifikatën “Subjekt i certifikuar agroturizmi”. Certifikata lëshohet për një periudhë 5-vjeçare.

Në rast konstatimi të shkeljes së kritereve të këtij vendimi nga organet përkatëse të bashkive, Inspektorati i Turizmit ose organeve kompetente të inspektimit të Ushqimit dhe Kushteve Higjieno-sanitare, komisioni, bazuar në kërkesën e organeve konstatuese të shkeljes, mund të marrë vendim për pezullimin dhe/ose revokimin e certifikatës “Subjekt i certifikuar agroturizmi”.

Burimi origjinal këtu: