Afërdita Bogiqi – një shqiptare e (pa)zakonshme në malësinë e Valisit

E enjte, 25 Prill, 2024

Punëtore komerciale, përkthyese, asistente sociale, mësimdhënëse në një shkollë të mesme zvicerane dhe së fundi, edhe politikane. Ky është profili i Afërdita Bogiqit.

Dinamika me të cilën e zhvillova bisedën me Afërdita Bogiqin ishte vetëm ilustrim i përditshmërisë së saj të zakontë. Bisedën e filluam në Le café de la paix, një kafene kozi, ndër më të vjetrat e Monthey-së, ku Afërditës i pëlqen të ndalet për të pirë ndonjë kafe, lexuar gazetat ditore ose për të bërë ndonjë shkëputje të shkurtër nga përditshmëria e saj. Një pjesë të bisedës e zhvilluam edhe në veturë, rrugës për ta dërguar djalin e saj Danielin në stërvitje të tenisit, që tërë intervistën ta përfundojmë pastaj në hapësirat e shtëpisë së saj, ku njëkohësisht, duke iu përgjigjur pyetjeve të mija bënte edhe riparime të vogla në shtëpi.

Rrugëtimi për në Zvicër

E lindur në Komoran të Drenicës në një familje tetantarëshe, ardhja e Afërditës në Zvicër ndërlidhet me keqësimin e gjendjes politike në ish-Jugosllavi, si rezultat i drejtpërdrejtë i së cilës ishte ndër tjerash edhe mbyllja e Fakultetit të Ekonomisë në Prishtinë ku ajo ishte në përfundim e sipër të studimeve të saj.

“Të studiosh ishte jo vetëm vlerë në familjen time por edhe një rrugëtim i pashmangshëm për ta bërë vendin në shoqërinë në të cilën jetoja, aq më shumë si femër” fillon rrëfimin e saj Afërdita. Meqë rrethanat politike e pamundësuan këtë, vendosa të vija në Zvicrën, me shpresë që t’i vazhdoja studimet këtu. Megjithatë, punët nuk shkuan ashtu si planifikova: si pasojë e “masave të dhunshme” babanë e përjashtuan nga puna dhe gjendja ekonomike e familjes u përkeqësua, ndërsa unë isha anëtari i vetëm i familjes që mund ta mbështeste financiarisht atë. Historia me të madhe po e orientonte rrjedhën time të jetës: në vend që të vazhdoja studimet e larta, meqë urgjenca ishte të gjeja sa më shpejt punë, vendosa ta kryej ashkollën komerciale. Kjo më mundësoi të punoja si kontabiliste në administratën e kantonit të Valisit gjatë shtatë viteve me radhë. Ishte kjo periudhë kur shumë shqiptarë të ardhur në Zvicër si azilkërkues kishin nevojë për ndihmë. Në saje zotërimit të gjuhës frënge dhe njohjes së administratës zvicerane kantonale e federale, kisha fatin dhe mundësinë të ndihmoja shumë bashkatdhetarë të mi gjatë veprimeve të tyre administrative, përpilimit të ankesave, kërkesave të lejeqëndrimit apo të nënshtetësisë, përkthimeve dhe kështu me radhë.”

Prej kontabilistes në asistente sociale

“Kontabiliteti, edhe pse më se i nevojshëm për tu kyçur shpejt në tregun e punës dhe për ta menaxhuar jetën time në mënyrë të pavarur, nuk ka qenë vokacioni im profesional. Gjithnjë në kërkim të sfidave të reja, si shtytje personale të zhvillimit tim, vendosa që paralelisht me punën të ndjek studimet e Bachelor-it në fushën sociale. Sfida bëhet edhe më e madhe kur kësaj i shtohet edhe fakti se në po të njëjtën kohë jam anëtare e disa komisioneve kantonale, merrem me aktivitete të ndryshme në shoqërinë civile, dhe mbi të gjitha, jam edhe nënë e cila duhet të kujdeset për djalin dhe familjen e saj. Detyrën e asistentes sociale e kam kryer gjatë njëmbëdhjetë viteve kur dhe vendosa të avancoja shkollimin tim dhe të kryej studimet e Masterit në po të njëjtën fushë. Paralelisht me studimet e Masterit, interesi për fushën e arsimit më shtyri ta kryej një DAS (Diploma of Advanced Studies) për arsim dhe ka dy vite që punoj si arsimtare në ciklin shkollor të mesëm.

Ky rrugëtim paksa atipik më ka mundësuar jo vetëm ta zgjeroj horizontin e njohurisë në fusha të ndryshme, ta kem një eksperiencë të terrenit, por edhe ta zgjeroj rrethin tim shoqëror, duke pasur fatin të njoh njerëz të moshave të ndryshme, të nacionaliteteve të ndryshme dhe të të gjitha shtresave socio-ekonomike.

…dhe si rrjedhë, politika

„Ideja për t’u angazhuar në politikë ka qenë shumë e hershme dhe gjithnjë e kam paramenduar të merrem me të dikur më vonë, kur të kem mbi 50 vite“ tregon Afërdita me buzëqeshje në fytyrë. „Isha e bindur që për të qenë efikase dhe legjitime si politikane më duhej të grumbulloja jo vetëm njohuri teorike por edhe një eksperience profesionale dhe një eksperiencë jete. Aq më shumë kur në kantonin ku jetoj duhet tejkaluar barriera të dyfishta: si femër dhe si person me origjinë të huaj. Në fakt, të jesh me prejardhje të huaj dhe të jesh femër në kantonin e Valisit janë dy „hendikepe“ të cilat dukshëm vështirësojnë angazhimin në politikë. Kjo nënkupton të dalësh nga zona e komfortit tënd dhe t’i përballosh këto vështirësi. Padyshim, që angazhimi im në shoqata vendore dhe në komisione të ndryshme kantonale, i kanë paraprirë vendimit tim që të angazhohem edhe politikisht. Momenti kryesor i fillimit të angazhimit tim politik, mund të thosha se ndërlidhet me angazhimin tim në lëvizjen „Appel citoyen“ e cila synonte pjesëmarrje më të drejtpërdrejtë të popullatës së Kantonit të Valisit në procesin e përditësimit të kushtetutës kantonale, e cila kishte 100 vjet që nuk ishte ndryshuar, punë kjo të cilën e kam pasur fatin ta bëj së bashku me kandidatë tjerë por edhe me dy personalitete mjaft të rëndësishme të këtij kantoni, z. Johan Rochel dhe Jean Zermatten. Vitin që shkoi, isha kandidate në Parlamentin federal, në listën kryesore të partisë Centre gauche PCS. Këto dy fushata zgjedhore të nivelit kantonal dhe federal më sollën një përvojë të çmueshme dhe ma mundësuan ta zgjeroj rrethin tim shoqëror.

Nevoja e një politikani si shembull

Pyetjes se çfarë e shtyn Afërdita Bogiqin të merret me politikë, ajo i përgjigjet: “Ruajtja e kualitetit të jetës të të gjithë qytetarëve në aspektin ekonomik, shëndetësor, social dhe ekologjik si dhe e atyre pa privilegje socio-ekonomike. Meqë i takoj krahut të majtë, për mua njeriu duhet të jetë në qendër të preokupimeve, megjithatë jam e bindur se duhet ruajtur ekuilibrin midis përgjegjësisë individuale dhe asaj kolektive. Jam bindur për nevojën e krijimit të një hapësire solidariteti dhe mirëkuptimi në mes të të gjithë qytetarëve, dhe shpresoj se me angazhimin tim dhe bashkatdhetarëve tjerë në politikë, do të ndihmoj në krijimin e një imazhi pozitiv të popullatës shqiptare në Zvicër. Hulumtime të sapobëra shkencore dëshmojnë se shqiptarët janë të diskriminuar kur kërkojnë punë dhe mesatarisht duhet të dërgojnë 40% më shumë kërkesa pune në krahasim me zviceranët. Këtu ka një hapësirë ku mundet të punohet, si në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Zvicër, ashtu edhe në sensibilizimin e popullatës vendase zvicerane dhe kjo është një arsye më tepër që më shtyn të angazhohem në politikë.

Biseda me Afërditën vazhdoi në drejtim të pjesëmarrjes së shqiptarëve në jetën politike, jo vetëm si votues, por edhe si politikanë. “Kam përshtypjen se shqiptarët kanë nevojë për modele (shembuj) me të cilët ata mund të identifikohen, të cilët i frymëzojnë e i nxitin të marrin pjesë jo vetëm si votues por edhe si kandidatë. Gjatë fushatës së vitit të kaluar kam pasur shumë inkurajim nga popullata shqiptare për angazhimin tim në politikë. Shpesh herë, kur ndihesha e stërlodhur nga të gjitha punët e lidhura me fushatën, kanë qenë këto inkurajime të bashkëkombësve por edhe të shumë miqve zviceranë të cilat më kanë dhënë energji të vazhdoja këtë rrugëtim”, shprehet Afërdita. “E shoh një tendencë të madhe që shqiptarët kanë filluar të investojnë shumë më tepër në vendet ku jetojnë në Zvicër duke blerë shtëpi ose banesa, gjë që është si indikator se ata janë vendosur definitivisht në këtë vend dhe gjithnjë e më tepër bëhen pjesë e kësaj shoqërie. Kjo ndjenjë është në veçanti e theksuar te personat e gjeneratës së dytë të cilët janë lindur dhe shkolluar këtu. Angazhimi i shqiptarëve në politikë, si votues apo edhe si kandidatë, është vetëm vazhdimësi e një integrimi në shoqërinë zvicerane që tashmë është në rrugë e sipër.”

Afërdita përtej politikës dhe punës

“Dita më fillon me mëngjesin në tavolinë, çaste të çmueshme ku shkëmbejmë me djalin biseda lidhur me ditën që fillon. Ky është një moment kur përpiqem ta inkurajoj atë, por edhe vetveten, për të filluar ditën me vullnet” përshkruan kështu Afërdita një ditë të saj të zakontë. “Pastaj jam në punë deri në pauzën e mesditës, kohë të cilën e shfrytëzoj jo vetëm për t’u ushqyer, por edhe për të shkëmbyer biseda me kolegët. Gjithnjë përpiqem që 20 deri 30 minuta t`i rezervoj për të ecur, idealisht në një vend afër natyrës dhe gjelbërimit. Pas kthimit në shtëpi, fillon pjesa tjetër e ditës me angazhime dhe punë të shtëpisë: përgatitjen e darkës, e shoqëruar me mësimet dhe detyrat e djalit. Gjithnjë mundohem të lë hapësirë për t’u informuar lidhur me aktualitetet në Zvicër, në Kosovë dhe në botë e lajmet e 19.30 në kanalit e Zvicrës frankofone janë një ritual i pashmangshëm për mua. Vitin që kaloi, i kam kaluar rreth dy orë në mbrëmje duke lexuar, shkruar rreth provimeve dhe punës së Masterit. Mesatarisht një herë në javë marr pjesë në ndonjë mbledhje të ndonjë shoqate apo komisioni. Më rrallë ndodh të kaloj mbrëmjen në teatër apo ndonjë aktivitet tjetër kulturor”, shprehet Afërdita dhe përfundon: ”Mes tjerash më pëlqen të bëj ushtrime dhe të marr pjesë në ndonjë turnir futbolli apo basketbolli, të organizuar në shkollën ku punoj. Si edhe çdo banor i Valisit, i adhuroj malet në te cilat ripërëtrihem duke praktikuar sportet e dimrit dhe sidomos alpinizmin.

Burimi origjinal këtu: